View Full Version : JavaVI: Rikthimi demave, vendosmeria e Beses, befasia vlonjate, konsolidimi Elbasanit
topkemba
01-10-2007, 06:20 AM
648
Te rejat e Javes ne vidiot me poshte, faqja 1. Rikthimi demave, vendosmeria e Beses, befasia vlonjate, konsolidimi Elbasanit, vetshkaterrimi Tiranes...etj.
Ndeshjet e Javes se VI:
Besa - Elbasani
Kavajasit ne nje moment historik per to, ne nje vend te dyte plotesisht te merituar dhe me loje bindese. Ne nje stadium me tifozeri te etur per Kampionatin e tyre te pare. Me nje Veliaj te rikthyer, i cili ka shenuar kundra kampioneve ne fuqi, qe ne fushe vetem kampjone nuk po tregojne se jane. Besa me 13 pike, pret ne eufori ndjekesen e saj Elbasani. Verdh e blute kane bere kthesen e tyre madhore me tre fitore te marra rrjesht dhe me nje Bejzade ne idhull ne qytetin ku therritet "Arusha", ne kater ndeshje ka po kater gola. Shohim nje Elbasan te konsoliduar ne lojen e tij, por mbi te gjitha me nje harmoni ne fushe. Kjo ndeshje do luhet per plot 90 minuta me grinte, e kush do gaboje me pak do arrije t'i gezohet tre pikeshit, edhe pse te trija shenjat 1X2 jane mese te mundeshme.
SKENDERBEU-DINAMO
Skenderbeu me probleme shume, por jo i lehte ta perballosh ne fushen e tij. Kete jave do kete dhe Sejdinin ne stol dhe jo me si spektator. Do luajne ndeshjen e tyre te pare pa tifoze ne stadium, denim i marre nga FSHF, gje qe eshte ne favor te Dinamos. Nje Dinamo e "prere si me sopate" prej te rinjve te Flamurtarit, te cilet ia prene hovin dinamoviteve mbas kater javesh plot sukses dhe rrezultateve te medhaja. Kjo ndeshje do jete nje kerkim per fitore absolut te Dinamos, nese duan te vazhdojne te ndjeke ekipet qe ka perpara, ndersa per Skenderbeun pike modeste per te ecur akoma me perpara.
FLAMURTARI-PARTIZANI
Flamurtari merr nje tre pikesh shume te vlefshem kundra nje Dinamoje teper ne forme. Ekipi vlonjat dhe pse me djem te rij po di si te sillet ne keto ndeshje delikate me se miri. Nje fitore Tiranes, nje fitore Dinamos, e ka rradhen Partizani? Do behet Flamurtari "macja e zeze" e kryeqytetit? Partizani ka marre kryesimin ne Javen e V-te krejt i vetem, me nje fitore bindese mesefundi, nje 4-0 per t'ja patur zili. Lika shihet mjaft i qete, edhe thote se nga pak po dalin ne lojen e tyre. Demat kane 15 pike te plota, ekipi i vetem me te gjitha ndeshjet ne fitore. Do arrijne te fitojne nje tre pikesh per te mbajtur udheheqjen ne stadiumin e veshtire te Vlores kjo eshte per tu pare. Padyshim eshte nje sfide teper e nxehte.
TEUTA-SHKUMBINI
Tashme Teuta, si edhe Tirana, jane ne rekordin e humbjeve. Eshte nje Teuta e shperfytyruar nga ajo qe pame vjet. Jane te pakta fjalet tani per tani, por dihet qe jane ne krize per nje tre pikesh. Nga ana tjeter eshte Shkumbini, qe ka shume mundesi te marre tre pikeshin duke pare individet qe ka ne ekip.
KASTRIOTI-BESLIDHJA
Faktori fushe besoj se po e denon disi Kastriotin, qe eshte i detyruar t'i luaje ndeshjet larg qytetit te tij. Ndersa Beslidhja ka marre 1pike te vlefshme kundrra Shkodraneve. Ka treguar loje te forte ne transferte, por pak a shume te dyja ekipet jane te nje niveli momentalisht.
TIRANA-VLLAZNIA
Ndeshja me e vjeter ne futbollin tone. Ndeshja qe ka me shume histori brenda, me shume statistika, shifra...etj. Ndeshja, qe ka puqur gjithmone dy tifozeri mike, por edhe traditat e nje futbolli historik. Fatkeqsisht, te pyesin "si je" dhe jo "si ke qene" e per momentin, dy skuadrat me te vjetra te Superliges, po kalojne momente te keqija, ku me ne krize jane kryeqytetasit. Gjithcka pritet nga kjo ndeshje, por me shprese se s'do kercehet "napoloni" nga asnje pale. Dikur nje super ndeshje, tani nje teatro...
<vid>
<object width="425" height="335"><param name="movie" value="http://www.dailymotion.com/swf/2rURSpVh55kdYlLpu"></param><param name="allowfullscreen" value="true"></param><embed src="http://www.dailymotion.com/swf/2rURSpVh55kdYlLpu" type="application/x-shockwave-flash" width="425" height="335" allowfullscreen="true"></embed></object>
Dinamo Permbyset Prej Armates Vlonjate
Uploaded by 16gusht1920
</vid>
<vid>
<object width="425" height="335"><param name="movie" value="http://www.dailymotion.com/swf/57GIOUT35oEhOlSi6"></param><param name="allowfullscreen" value="true"></param><embed src="http://www.dailymotion.com/swf/57GIOUT35oEhOlSi6" type="application/x-shockwave-flash" width="425" height="335" allowfullscreen="true"></embed></object>
Besa mund Tiranen
Uploaded by 16gusht1920
</vid>
<vid>
<object width="425" height="335"><param name="movie" value="http://www.dailymotion.com/swf/4Q17qUrPji7f3lYOt"></param><param name="allowfullscreen" value="true"></param><embed src="http://www.dailymotion.com/swf/4Q17qUrPji7f3lYOt" type="application/x-shockwave-flash" width="425" height="335" allowfullscreen="true"></embed></object>
Te rejat e Javes se VI
Uploaded by 16gusht1920
</vid>
<vid>
<object width="425" height="335"><param name="movie" value="http://www.dailymotion.com/swf/2CJhHJWAOCNPJm5Q0"></param><param name="allowfullscreen" value="true"></param><embed src="http://www.dailymotion.com/swf/2CJhHJWAOCNPJm5Q0" type="application/x-shockwave-flash" width="425" height="335" allowfullscreen="true"></embed></object>
Pezullimi Nevil Dedes
Uploaded by 16gusht1920
</vid>
<vid>
<object width="425" height="335"><param name="movie" value="http://www.dailymotion.com/swf/57H1soYzUhENXm9cz"></param><param name="allowfullscreen" value="true"></param><embed src="http://www.dailymotion.com/swf/57H1soYzUhENXm9cz" type="application/x-shockwave-flash" width="425" height="335" allowfullscreen="true"></embed></object>
Java VI: Teuta1-1Shkumbini dhe Kastrioti2-1Beslidhja
Uploaded by 16gusht1920
</vid>
GOLDIAN
01-10-2007, 09:51 AM
dikur nje super ndeshje tani nje teatro
hallall tironsi smund te them asgje me shume .
kosovoman
01-10-2007, 12:01 PM
Oooo Tiron So Keq Jeni
arensi
01-10-2007, 01:14 PM
turp fare,ai muka la nom.
KS.PRISHTINA
01-10-2007, 06:08 PM
Tirana ne javen e 6 jam shum i bindur qe do te dal ma fitore dhe me 3 pike te reja e nga kojo jave Tirana do e marr veten.
PARA TIRONA
arensi
01-10-2007, 06:26 PM
kom i fiksim qe partizoni do rrifet nga flamurtari 2-1
topkemba
01-10-2007, 06:54 PM
arenso edhe une sec e kom ate fiksim qe do fitoje vlona... osht tu u lujt leku modh kete sezon ne superlige.
GOLDIAN
01-10-2007, 09:19 PM
une them barazim partizani
dhe padiskutim fito tirana
arensi
01-10-2007, 11:17 PM
un e kom ket fiksim nuk e di pse po do dali 2-1
topkemba
03-10-2007, 03:18 AM
Kuqeblutė nė xhami pėr tė gjetur shpėtim
Me qėllim ndryshimin e situatės sa mė parė, pėrveē largimit tė trajnerit Josa, drejtuesit e Vllaznisė po kėrkojnė tė gjejnė edhe mėnyra tė tjera pėr t'ia arritur kėsaj. Nė Shkodėr, kur diēka nuk ecėn, ėshtė ajo shprehja: Duhet ēuar nė kishė ose xhami pėr t'i hequr atė syrin e keq. Pėr kėtė arsye, drejtuesit e klubit iu janė pėrgjigjur pozitivisht ftesės sė Myftinisė Shkodėr pėr ritin e iftarit. Pėr kėtė arsye, pas stėrvitjes sė pasdites sė djeshme, tė gjithė futbollistėt dhe stafi drejtues janė drejtuar pėr te vendi ku ishte vendosur pėr t'u zhvilluar ky rit fetar. Mbase e mbara pėr Vllazninė vjen pas kėtij veprimi, qė ėshtė vėrtet pėr t'u pėrshėndetur.
sporti shqiptar
topkemba
03-10-2007, 03:26 AM
Shkėmbi: Flamurin e kuq edhe nė Vlorė
Suksesi i fundit i tė kuqve i arritur ndaj Teutės ka gėzuar shumė veta nė kampin e kuq. Nė fitoren 4-0 tė Partizanit njė rol tė veēantė pati "serenata korēare", pasi Bledi Shkėmbi dhe Tefik Osmani arritėn tė shėnojnė golat e parė nėn uniformėn e kuqe. Dy golashėnuesit korēarė kanė qenė pėrforcimet kryesore tė Partizanit gjatė merkatos sė verės dhe me paraqitjen e tyre gjatė dy ndeshjeve tė fundit i kanė dhėnė mė shumė oksigjen skuadrės sė trajnerit Lika. Pėrballja e fundit midis Partizanit dhe Teutės ishte edhe njė betejė midis ish-ėsh, por tė kuqtė superuan nė ēdo moment dhe nė fund ish-durrsakėt e Partizanit treguan profesionalizmin e tyre, ku njėri nga kėta ėshtė mesfushori Bledi Shkėmbi. "E pata deklaruar edhe pėrpara takimit se ndaj Teutės do tė tregoj profesionalizmin tim, pasi Partizani ma ka fshirė nga mendja tė kaluarėn. Besoj se e mbajta fjalėn, sepse Partizani ėshtė zgjedhja ime. Goli qė i shėnova Teutės mė ka gėzuar shumė, pasi falė punės sime po mundohem tė arrij te forma e vėrtetė, megjithatė duhet tė pėrmirėsohem edhe mė shumė. Golin ua dedikoj tė gjithė atyre qė patėn besim tek unė dhe pranuan qė tė jem pjesė e Partizanit tė planeve tė mėdha dhe afatgjata. Ndonėse luaja ndaj njė ish-skuadre, nuk mė vjen keq pėr mėnyrėn e festimit tė golit, sepse nuk kisha arsye qė tė kufizohesha. Nė tė tilla raste ēdo lojtar duhet tė tregojė profesionalizmin e tij, prandaj jam krenar qė kontribuoj pėr Partizanin,"- ka deklaruar pėr "Sportin shqiptar" mesfushori i kuq, Bledi Shkėmbi. Duke nisur nga dje, skuadra e trajnerit Lika ka nisur pėrgatitjet pėr sfidėn e radhės dhe, sipas organizatorit korēar, gėzimi pėr fitoren me Teutėn duhet tė marrė fund dhe tė "pėrveshin mėngėt" pėr transfertėn e Vlorės. "Gėzimi pėr fitoret ėshtė i ligjshėm, por nuk duhet ta teprojmė. Kėshtu qė kėnaqėsia e fitores 4-0 merr fund qė nga momenti qė nisim pėrgatitjet pėr ndeshjen me Flamurtarin. Nė kėto javėt e fundit skuadra po tregon njė fytyrė tjetėr, por kemi akoma shumė pėr tė bėrė. Kėtė gjė e nis sė pari nga vetja, pasi dua tė jem 100% i gatshėm, sepse kam deklaruar edhe mė parė qė mė pėlqen tė marr pėrgjegjėsitė e lojės sė Partizanit. Gjatė kėtyre javėve tė para skuadra po mbart njė mentalitet fitues dhe shpresoj qė kėtė ndjenjė ta pėrcjellim edhe nė takimin e radhės. E kam thėnė edhe mė parė se ky Partizan premton shumė dhe nė fund do t'i realizojė objektivat e tij,"- pėrfundon bisedėn e tij numri dhjetė i Partizanit, Bledi Shkėmbi. Nė javėt e para u pa se Partizani ka shumė nevojė pėr njė Shkėmb tė vėrtetė, pasi skuadra ishte fragmentare nė lojėn e saj. Paraqitja e korēarit nė sfidėn me Teutėn ishte shpresėdhėnėse dhe pritet qė pėrvoja e Shkėmbit tė jetė ēelėsi i suksesit tė lojės sė Partizanit.
Tė kuqtė, pa gola tė pėsuar dhe kartonė
Pėrmirėsimi i Partizanit po shikohet nė disa aspekte. Nėse nė javėt e para trajneri Lika ishte i pakėnaqur nga loja mbrojtėse e skuadrės dhe ndėshkimi me kartonė tė verdhė, tani gjėrat duken se kanė marrė pėr mirė. Nė tri javėt e para futbollistėt e Partizanit kanė koleksionuar dhjetė kartonė tė vėrdhė, ndėrsa nė dy takimet e fundit nuk janė ndėshkuar nė asnjė rast. Gjithashtu, tė kuqtė janė mjaftuar me dy golat e pėsuar nė dy sfidat e para, pasi ndaj Vllaznisė, Kastriotit dhe Teutės porta e Shehit ka mbetur e paprekur. Golin e fundit Shehi e ka pėsuar nė minutėn e 23-tė tė takimit me Besėlidhjen. Kėshtu qė "gardiani" Orges Shehi ka 337 minuta qė nuk pėson gol.
Nis java pėrgatitore anti-Flamurtar
Pas pushimit tė sė dielės, dje skuadra e trajnerit Hasan Lika u ėshtė kthyer pėrgatitjeve pėr kundėrshtarin e radhės. Nė javėn e gjashtė tė kuqtė i pret njė sfidė e vėshtirė, pasi do tė luajnė nė Vlorė ndaj Flamurtarit qė mundi Dinamon brenda nė kryeqytet. Dje futbollistėt e Partizanit kanė kryer njė seancė pėrgatitore, e cila ėshtė zhvilluar me dy programe. Futbollistėt qė luajtėn tė shtunėn ndaj Teutės janė mjaftuar me njė seancė tė lehtė pėrgatitore, ndėrsa pjesa tjetėr ėshtė stėrvitur me ngarkesė normale.
Muzaka nė stėrvitje, pėr Beqirin vendoset sot
Gjatė seancės sė djeshme ka rezultuar se dėmtimi i golashėnuesit mė tė mirė tė Partizanit, Gjergji Muzaka, nuk paraqet ndonjė shqetėsim, sepse mesfushori ėshtė pėrgatitur normalisht me grupin. Ndėrsa shkalla e dėmtimit tė kapitenit, Ardit Beqiri, pritet qė tė pėrcaktohet gjatė ditės sė sotme. Megjithėse dje nuk ėshtė stėrvitur me grupin shpresohet tek njė rikuperim nė kohė, nė mėnyrė qė kapiteni tė jetė i gatshėm pėr ndeshjen me Flamurtarin.
sporti shqiptar
topkemba
03-10-2007, 08:13 AM
Tirana kėrkon fitoren nė tavolinė me Besėn
Tirana kėrkon tė marrė fitoren nė tavolinė pas ndeshjes sė luajtur tė dielėn me Besėn nė stadiumin e Kavajės. Shkak ėshtė bėrė aktivizimi i mbrojtėsit kosovar, Alban Dragusha, i cili ėshtė pezulluar nga UEFA, pasi ėshtė kapur me doping gjatė ndeshjeve tė luajtura nė Kupėn UEFA. "Besa ka aktivizuar njė futbollist tė pezulluar pėr dy vjet nga UEFA dhe kjo na jep tė gjitha tė drejtat qė tė pretendojmė tri pikėt nė tavolinė", kanė pohuar burime pranė klubit bardheblu. Nė fushėn e lojės, kampionėt e Shqipėrisė kanė qenė totalisht tė shpėrfytyruar, ku kanė humbur 3-1, ndeshja e katėrt radhazi e pėrfunduar me disfatė. Ankesa ėshtė depozituar nė FSHF dhe kjo ėshtė konfirmuar nga zėdhėnėsi Lysjen Nurishmi. "Nga klubi Tirana ka ardhur njė kėrkesė, sipas sė cilės pretendohet fitorja nė tavolinė me Besėn, pasi kavajasit kanė aktivizuar Alban Dragushėn, i cili ėshtė gjetur me doping nė takimin e kupave tė Evropės me Bezhanijan". Mė parė njė ankesė e tillė ka ardhur edhe nga Flamurtari, qė kishte paraqitur tė njėjtin pretendim, por ajo nuk ėshtė marrė parasysh nga drejtuesit e federatės. Ndėrkohė, zyrtarėt e Tiranės i kanė justifikuar rezultatet e dobėta me faktin se lojtarėt nuk kanė mė dėshirė pėr tė fituar dhe se nuk po luajnė mė si njė ekip.
arensi
03-10-2007, 08:45 AM
mir partizoni mir por nuk me pelqeu shkembi qe tha qe un gezoj se jam profesionist,ai kundra ish-skudres se tij duhet ta permbaj pak veten se tek ajo deri dje ka ngren buk,pastaj varet nqs marrdheniet midis tij e teutes u ndan keq ashu po mund te gezoj pa frena por nqs kan qen te mira nuk shkon tja perplasesh ne fytyr.un kam par ne itali qe shum lojtar kur i bejn gol ish-skuadres se tyre nuk gezojn fare.bierhoff nuk ka gezuar asnje her kur lute me milan ene i bente gol udinezes.ka ene plot raste te tjera por kjo me erdhi ne mendje.
nejse par renci ka por disa gjera te vogla e tregojn profesionalizmin tamam.
forca demat
topkemba
03-10-2007, 09:26 AM
nuk di te jete nda keq...
topkemba
03-10-2007, 10:23 AM
Moment i Arte
650
topkemba
03-10-2007, 10:31 AM
Renditja dhe Oraret e Javes VI
651
topkemba
03-10-2007, 10:36 AM
Golshenuesit e tanishem. Urime te riut Ngjela
652
topkemba
03-10-2007, 10:37 AM
informacionet me lart jane marre nga gazeta panorama sport, edhe te golashenuesit e kane elokan dhe per 4gola dhe per 3gola... falini gazetaret tone profesional.
GOLDIAN
03-10-2007, 10:46 AM
Po Shkembi Eshte Aq Profesionist Sa Erdh Dhe Iku Pa Lene Gjurme Ne Komtare
Na Duhen 20 Vite Per Te Pare Serish Futbollista Me Gjak E Zemer
Tironso Pash Zoten A E Pe Si Reagoi Muka Me Albitrin Pas Kartonit Ta Shifshe Fortuzin Tamam Zotni U Cu Nga Pankina Po Jo Si Mema E Tafaj Tu Sha E Bertit
Per Mu Edhe Pse Jam Tifoz Shkodran Fortuz Zor I Vije Kampionatit Ma
I Kompletum Me Te Gjitha
Zoti Ja Prifte Te Mbaren Ishalla
arensi
03-10-2007, 06:20 PM
shkembi e dhiu nqs nuk o nda keq nuk shkon ajo qe beri dhe qe krenohet tani sikur ka bo hyner te modh.
muka bloz fare,e ka qelb.
zogu o cun njish i her e kom taku tek blloku ne tiron se e njfte cuni xhajes tim,o cun flori nuk fol me pordh sic bojn te tjret.
edmond-cela
04-10-2007, 05:34 PM
Tirana-Vllaznia, “big”-et kerkojne shpetim
Jane dy emra te medhenj te futbollit shqiptar. Madheshtine e tyre e kane krijuar me rezultate ne fushen e lojes, me trofe dhe gjera te bukura. Jo me kot zoterojne kete reputacion qe kane sot. Themi sot duke e pasur fjalen per kohet qe po jetojme sepse ne te vertete as Tirana dhe as Vllaznia nuk jane me “Zonjat e renda” te kampionatit tone. Keta “big” sot mund te sfidohen nga te gjithe, nga skuadra me emer dhe pa emer, mjafton te luajne me pak grinte perballe tyre dhe fitorja vjen vetevetiu. Por neser keto dy ekipe e kane rrallen te ndeshen me njeri-tjetrin. Ne Tirane dhe secila do te kerkoje fitoren per te gjetur shpetim nga situata qe po kalon. Problemet thuajse jane te njejta ne te dy ekipet. Me keq paksa tek bardheblute nderkohe qe ne kampin tjeter ka edhe aty probleme. As njera dhe as tjetra nuk jane duke prodhuar loje dhe kjo i shqeteson te gjithe.
Shume prej pjestareve te tyre justifikohen me faktin se kontigjenti i lojtareve si tek njeri ekip ashtu edhe tek tjetri thuajse eshte tjetersuar ne krahasim me nje vit me pare. sa i takon pankinave, Tirana megjithese tashme ka ne krye nje trajner tjeter Hafizin, ende nuk ka nderruar asgje ne lojen e saj. Ndersa Vllaznia ka vendosur t’i besoje serish Joses por tashme me moton “Per nje fillim te ri”. Ata qe fajesohen ne te dy kampet jane lojtaret por nese ne Shkoder vete ata i pranojne pergjegjesite, ne kampin tjeter, palet mundohen t’ia hedhin fajin njeri-tjetrit. Ato ēfare duan te dy ekipet ne keto momente jane piket. Te cilat do mundohen “t’ia nxjerrin per sysh” njera-tjetres diten e shtune ne “Qemal Stafa”. Per kryeqytetasit minus jo i vogel do jene mungesat e Devi Mukes apo dhe Nevil Dedes nderkohe qe shkodranet jane me te qete ne kete drejtim ngaqe nuk do kene mungesa te rendesishme. Nisur nga kjo analize e thjeshte qe beme, konstatohet lehte se ngjashmerite mes dy skuadrave ne keto momente jane te medha. Ndryshimi i vetem eshte se nje rezultat tjeter perveē fitores, do ta katandiste edhe me keq situaten tek Tirana. Donatoret nuk pranojne asnje gabim tjeter edhe sepse pretendimet per titull kane filluar te zbehen. Pikerisht ne kete aspekt, duket se situata tek Vllaznia eshte me e qete. Presidenti Fushaj nuk ka kerkuar tre piket me ēdo kusht per kete ndeshje. Madje nuk ka paralajmeruar as gjobe dhe as ndeshkime per skuadren. Ai e ka te qarte se ēdo rezultat eshte i mundshem ne kete 90 minutesh. Per me teper ka preferuar t’i lere te qete futbollistet “te marrin persiper pergjegjesite e ta zgjidhin vete situaten”. Kjo nuk do jete e lehte dhe ata e kane te qarte kete gje. Por edhe jo e paarritshme sepse po kaq delikate eshte situata edhe tek rivalet e tyre. Kuptohet qe nuk eshte aspak e lehte per askend te imagjinoje Vllaznine e Tiranen ne rangun e atyre skuadrave qe nuk shikojne per te ecur lart ne renditje, por per t’iu shkeputur fundit te renditjes. Si rrjedhoje e kesaj, ndeshja e neserme do te flase shume ne kete drejtim dhe nese Vllaznia fiton, ajo jo vetem qe do t’i lere pas problemet por edhe do kerkoje ngjitjen e shpejte. Me ndryshme me Tiranen se ciles nuk i falet as barazimi.
Gjergj KOLA
-Hafizi e Josa, stolat ne vend te gabuar
Logjikshem ata duhej te ishin ne pankinat e kunderta: Hafizi si shkodran qe eshte ne timonin e Vllaznise dhe Mirel Josa ne pankinen e Tirones se tij. Por ne gjuhen e futbollit profesionist eshte ndryshe. Ata jane ne pankinat e duhura e kete e tregon edhe fakti se ēfare mbeshtetje kane keta dy trajnere ne rradhet e tifozerive respektive. Shembulli me i mire eshte rikthimi i Joses serish ne pankinen kuqeblu si pasoje e presionit te bere nga fansat dhe populli i Shkodres. Detyra e te dy atyre neser eshte te mundin skuadrat e tyre te zemres. Jo e lehte ne pamje te pare por si Hafizi ashtu edhe Josa jane profesioniste dhe per pasoje do dine ta bejne miren punen e tyre. Asnjeri prej tyre nuk e ka te lehte te drejtoje skuadrat ne keto momente dhe fituesi i takimit te neserme sigurisht qe do ta shohe veten ne delir. Per te festuar rikthimin ne nivelet e pritshme. Mbase mund te kete edhe barazim por kjo veshtire t’i pelqeje trajnerit te Tiranes. “dueli” Hafizi-Josa neser eshte shume interesant per t’u ndjekur dhe mbase ky do jete nje nga momentet me interesante te ndeshjes.
Gjergj KOLA
Bilanci
*Tirana-Vllaznia 146 ndeshje (+68=32-46.Gol:208-171)
Fitorja e fundit e Tiranes 4-2 me 19.5.2007
Barazimi i fundit 1-1 me 15.9.2006
Fitorja e fundit e Vllaznise 3-0 me 1.5.2004
infoshkodra.com
edmond-cela
04-10-2007, 05:41 PM
hajt ishalla shohim nje ndeshje derbi
edmond-cela
04-10-2007, 05:58 PM
Tirana-Vllaznia (albiter kryesor Janku), ndeshja Luhet ne ora 17:00
topkemba
04-10-2007, 06:57 PM
u lozka me drita ke qemali. kam shpresa se ka me e nxjerr dhe doggy kete neshje. ja vlen. ishalla po shofim na i gjo te bukur, por une s'kam fort shpresa. gjojnat ke tirona jon lomsh. sot kishin pezullu donalesht Nevilin, nuk i vje turp. kerkojne me mulu mut me shurre ene kapen me Nevilin qe ka qe kalamo qe lu te Tirona.
GOLDIAN
04-10-2007, 07:24 PM
tironso po leji mer se dun me tregu se jane te rrepte
po me ben cudi nje gje(TIRONSO MOS MA MERR PER KEQ)muka qe u soll si halabak nuk pezullohet mos valle ka dashnore shefikatin
edmond-cela
04-10-2007, 09:38 PM
tironso po leji mer se dun me tregu se jane te rrepte
po me ben cudi nje gje(TIRONSO MOS MA MERR PER KEQ)muka qe u soll si halabak nuk pezullohet mos valle ka dashnore shefikatin
hahahha.
per lajzen e saj e pate fjalen naqe.
topkemba
05-10-2007, 05:08 AM
vallaj dashnore nuk e ka por e ka k***** e vet!!! pastaj shifikati do ket k***** e vet ndonje te F$HF... ene u morem vesh! T'fala! LOL Amon o burr tashi po e kupto ti sa i krevet bishti Mukes ne Duros ka F$HF, ka Duka, ka Donalesht etj etj etj sikur ca me qen. lojtare mesatar jane.
KsShkUmBinI
05-10-2007, 03:57 PM
Durres, Niko Dovana
TEUTA-SHKUMBINI 1-1
Lushnje, Roza Haxhiu
KASTRIOTI-BESELIDHJA 2-1
KsShkUmBinI
05-10-2007, 04:00 PM
GOLAT: TEUTA NE MINUTEN E 8 ME Mirel Cota 8 (assist Labinot Haliti) DHE SHKUMBINI ME ILIR QORRIN NE MINUTEN E 81
KURSE SHKUMBINI NE MINUTEN E 65 KA HUMBUR PENALLTI
KISHTE DAL DABULLA, STOJKUN DHE LIKMETA ME TKUQE NE MIN E 88 SI DUKET QENKAN ZONE ME SIGURI.
arensi
05-10-2007, 08:25 PM
hallall shkumbini
arensi
05-10-2007, 08:29 PM
me ju bo i pytje kot ajo donatorja ka burr nai nga ata a jo?apo ka burr nai tjeter nga i ka gjet lekt kjo?
GOLDIAN
06-10-2007, 12:41 AM
po stojku ca ka pas?
topkemba
06-10-2007, 04:25 AM
me sa di une sot ka mor karton te kuq stojku/dabulla per peqinin ene nji i durrsit. me than qe stojku paska fillu me ngrushta ne fushe ene ja ka rras na 2 te mira njonit prej durrsit. them se do denohet rond fare...?!?!?! per me teper cuna shifni vidiot qe kom von te funit ke faqja1 ktu te tema. selom.
shefikatit i shet drog cuni mer daj. LOL
KsShkUmBinI
06-10-2007, 08:33 AM
e aska shajt nga goca stojkun ai durrsaku,prandaj qenkan zone me grushta
KsShkUmBinI
06-10-2007, 08:36 AM
e paska shajt ne goca stojkun ai durrsaku pprandaj jane zone
benito
06-10-2007, 09:42 AM
ndeshja ndermjet teutes dhe shkumbinit a mund te na thote dikush dicka me shume rreth kesaj ndeshje si ka perfunduar ne kete menyre me kete sjellje amatore nga te dyja palet Shkumbini nuk po ben gjera te tilla ne peqin e per kete nuk mund te mos mendoj se ndoshta keta durresaket nga gjendja e dobet qe jane mund te kene filluar te sillen si amatore se lojtare te tille si stojku nuk ma do mendja se eshte nje grindavec
ne gjithmone kemi bere lojera te bukura ne durres
arensi
06-10-2007, 10:37 AM
e kuptova daje u marrka me mill.
infosport
06-10-2007, 05:13 PM
TIRANA - Vllaznia 0:0
infosport
06-10-2007, 05:14 PM
SUPERLIGA
Java e 6-te 05-06.10.2007
Besa - Elbasani 1:0
Skenderbeu - Dinamo 1:2
Flamurtari - Partizani 0:0
Teuta - Shkumbini 1:1
Kastrioti - Beselidhja 2:1
Tirana - Vllaznia 0:0
TABELA
1. Besa 6 5 1 0 11:3 8 16
2. Partizani 6 5 1 0 10:2 8 16
3. Dinama 6 5 0 1 12:2 10 15
4. Elbasani 6 3 1 2 5:3 2 10
5. Flamurtari 6 3 1 2 5:4 1 10
6. Shkumbini 6 2 1 3 6:9 -3 7
7. Vllaznia 6 1 3 2 5:5 0 6
8. Kastrioti 6 2 0 4 5:10 -5 6
9. Tirana 6 1 1 4 5:9 -4 4
10. Teuta 6 1 1 4 4:9 -5 4
11. Skenderbeu 6 1 1 4 8:14 -6 4
12. Beslidhja 6 1 1 4 6:12 -6 4
GOLDIAN
06-10-2007, 05:29 PM
ndehsjen e pashe komentin e bej me vone
topkemba
06-10-2007, 05:30 PM
tirona-vllaznia shume dobet si loje por them me aq sa e kuptova neshjen dhe pa tifozllik se mund te kishte marru 1-0 me qen te drejte... po vk te dyja shume dobet. forca besa! LOL
Korcar91
06-10-2007, 06:01 PM
te dyja skuadrat e meritonin fitoren, por un ndane ne mes piket. u spikat Hyka me nje loje te mire, edhe Sefa, Duro kishte nje dite jo te mire pervec njady rasteve delikate nga freekick. Ne anen tjeter Sukaj per ato minuta qe lojti beri nje loje pozitive.
edmond-cela
06-10-2007, 06:09 PM
Sdi Ca Me Than Per Tiranen. Po Per Vllaznian Kjo Ka Ken Ndeshja Ma E Mire Ikyt Sezon Me Ca Kam Pa Une. Une I Kam Pa Kunder Dinamos Dhe Kunder Partizanit.
Une Tham Se Barazimi Ka Ken Nje Rezultat Qe I Takote Ksaj Ndeshje. Me Nje Vllaznia Qe Lujti Ma Mire Ne Pjesen E Pare Dhe Me Nje Tirane Qe Lujti Ne Pjesen E Dyt. Sa Per Rastet Tirana I Ka Pase Ma Mire Kurse Vllaznia Gjujti Ma Shum Ne Port E Tiranes.
Me Erdhi Keq Largimi Likes Kacit Dhe Nores. Se Jan Lojtar Qe Lozin Me Shpirt. Ne Pjesen E Dyt Nese Vllaznia Nuk U Mjojt Tham Se Edhe Mund Te Kishim Fitu.
edmond-cela
06-10-2007, 06:13 PM
UNE THAM SE Sefa DHE KOTRRI KAN KEN LOJTARET MA TE MIRE NE AT NDESHJE.
arensi
06-10-2007, 06:35 PM
prap tirona cop cop.po ata te marumit e partizonit lujten nai cik,e pa nai neshjen?
filloi partizoni me duket me ju ul huna
GOLDIAN
06-10-2007, 06:47 PM
pjesa e pare i takoj vllaznise pervec rastit te xhafes dhe ne te dyten besoj ushtruam me shume presion deri ne te 70 pastaj tirana tregoi se eshte kampione ne fuqi duke na venene veshtiresi por duhet pranu qe grima na shpetoi.
jam dakord me mondin se vllaznia zhvilloi ndeshjen me te mire te sezonit ndersa TIRONSO mos ma merr per keq prita nje tirane krejt ndryshe sot.
per mendimin tim me aq sa kam njohuri kjo nuk eshte as 30%e tiranes qe pritet.
sa per tifozat eshte per ti vene kujen.une e pashe ne nje kompani bastesh dhe ju luta atij punetorit te na lidhte kete ndeshje se eshte supersfide biles ju thahse disa turqve qe eshte si GALLATA ME FENERBAHCEN po kur pashe stadiumin me iku ftyra
topkemba
06-10-2007, 07:58 PM
UNE THAM SE Sefa DHE KOTRRI KAN KEN LOJTARET MA TE MIRE NE AT NDESHJE.
shume dakort me ket, edhe portieret s'ishin fort keq.
goldo nuk me met hatri hic se te verteten ke thone.
une thash per tifozat ato shokt e mi qe ishin bo i tuf cuna te tirona fanatics ene kon knu gjith neshjes. s'di sa e ke nigju ti LOL, por per mu ato jon krenaria e vetme per momentin ke tirona... se per lojen ne fushe e per dallaveret qe po bohen ne ekip s'kom me ca me u krenu. ajt ka 1pik t'myllin gojen te dyja palet, se na flliqen.
Vetem Zoti me kambet e Grimes e shpetoi Vllaznin ne pjesen e pare. Vllaznia kreu me shume volum por pa asnje rrezik real.Ne pjesen e dyte loja ndryshoj shume me futjen ne fushe te Fagut, dua te them se ishte ne favor te Vllaznise prania ne fushe e Duros, i cili ishte nje menefregist i madh sot qe aspak nuk e ndihmoj ekipin e tij. Vllaznia u paraqit brenda mundesive te saja, zhvilloj nje loje te pelqyeshme si vizitore.Gjithsesi marrja e pikes ne Tirane eshte nje rrezultat pozitiv.Sulmusat tone nuk kane akoma besimin se mund te shenojne dhe nuk di se kur do te vije goli per Sinanin. Hyka ishte ne nje dite shume te pelqyeshme.
topkemba
06-10-2007, 08:03 PM
ashtu them dhe une rai, biles e paskam thon ke forumi tirones. rri tirona lu me i duro pemthymin qe 2her qe me port bosh. shyqyr per vllaznine qe lujtem me duron. s'lujme me cuna te ri si fagu e kompani qe ka ekipi i te rijve plot i dha jete fagu krahut te djathte ne pjesen e dyte. grima per mu ju ka shpetu sonte dhe t'i jepni doren, se vllaznia zorr se bote gol. megjithate, mos t'ju ngelet hatri asnjonit than ato nga 1pik, edhe pse per mu te pakten tirona duhet te kishte fitu 1-0 ose 2-1, po ajt s'jom tu e prish zemren. :)
KsShkUmBinI
06-10-2007, 08:28 PM
O Tironso Po Kshu E Ka Kjo Pune Kur Varesh Nga 2 Kokrra Qe I Mban Per as E Te Dalin pras Pastaj.po Fajin Te Gjithe Ketu E Kane Donatoret E Leshit Qe Si Bojn Pak Zborin Lojtareve.
GOLDIAN
06-10-2007, 09:00 PM
grima meriton te jete kapiten i skuadres sepse shume ndeshje na ka shpetu nga gola te sigurte
kaci per mendimin tem ska pergatitje fizike nje mrojtje qe flen
jam dakord me rai qe skuadra kreu volum por pa rrezik real
Goldi e kam than edhe te forumi jone...Kta lojtaret tone kan nevoje per motivim naqe, duhet me besu te fitorja pa hi hala ne fushe, sot edhe sikur me porte bosh asnjani nuk besote te goli.Mandej shume dobesi fizike, me ban me mendu se deri kur rifilloj Josa te merkuren lojtaret kan ken pa stervitje. Shume ngathtsi pa pa pa. Jam plotsisht dakord se asnjihere se ka meritu kush shiritin e kapitenit te Vllaznia sot sa Grima.Goldi kam nji parandjenje te bukur se Vllaznia po i kthehet rrezultateve te mira.
2KORRIKU
06-10-2007, 10:53 PM
Se pari Flm shum albsport.com qe na transmetuat ndeshjen e shpresojm qe se paku nga 1 ndeshje ne javet te na ipni mundesin ta shohim permes
internetit e qe edhe ne ne Kosove te shohim ndeshje te Tiranes.
Ne po i shohim edhe ndeshjet e Partizanit ne vizionplus,Teutes e Dinamos ne TVSH e te Tiranes jo sepse duhet me pas supersport e kjo paket per ne nuk
eshte e pasur me sporte ka 3 4 sporte e per ate nuk e kam
Por me te vertet albsport.com flm.
Ndeshja TIRANA-VLLAZNIA qe doli me rezulltat te barabart eshte epilogu me real i ndeshjes por une shum jam i habitur me Tiranen qe ne kete sezon nuk i perngjan Tiranes se viteve te fundit Parizani me ka befasua per se miri e me se shumti Dinamo nje skuader me kushte shum te dobta ne sezonin e kaluar e ne kete te riun ka vetem nje Humbje sa i Perket Beses e kam prit kete duke e marr parasysh edhe ndeshjet e Kavajasve ne Europ.
GOLDIAN
07-10-2007, 10:27 AM
Goldi kam nji parandjenje te bukur se Vllaznia po i kthehet rrezultateve te mira.
ishalla naqe
marvin
07-10-2007, 01:10 PM
a mund ti gjeni pak golat e javes se 6 te kamjonatit kombetar...
a mund ti gjeni pak golat e javes se 6 te kamjonatit kombetar...
Marvin, golat i ke te albaniasoccer.com shko te multimedia dhe kliko te videot...sapo i kan vene
topkemba
07-10-2007, 06:54 PM
ec pra marvin se qeke tifoz i beses... duhet t'ju nihet zoni tashi te gjithve me ket renditje historike!!!! boni tifozllik shume per ket ekip modest qe me merite osht ne vend te pare.
arensi
07-10-2007, 07:10 PM
hahahahahhahahaaaa
GOLDIAN
07-10-2007, 09:14 PM
kush do e ndali besen?????????????????????
arensi
08-10-2007, 11:11 AM
vidjon e TRADHTARVE nqs doni ta shikoni e keni tek utube me nick MEMELUS kerkojeni
gjith te mirat
alien13
15-10-2007, 11:57 AM
ec pra marvin se qeke tifoz i beses... duhet t'ju nihet zoni tashi te gjithve me ket renditje historike!!!! boni tifozllik shume per ket ekip modest qe me merite osht ne vend te pare.
Hej Tironso me gjithe rrespekt lal, Besa eshte nje nder ekipet me te vjetra ne futbollin Shqiptar, e themeluar ne 1922. Besa eshte 7 here finaliste e kupes se Shqiperise dhe fituesja ne fuqi e saj. Eshte ekipi i pare shqiptar qe ka kaluar nje tur ne kupat europiane, e vetmja skuader shqiptare qe kaloi turin ne kupat europiane dhe mbrojti dinjitetin e Shqiperise sivjet. Ka arritur ne finalen e kupes ballkanike (e harrova vitin). Ka nxjerre portiera legjendare si Qemal Vogli apo te tjere. Dhe padyshim qe momentalisht eshte skuadra me ne forme e kampionatit...
Mund te thuash gjithcka plako por smund ta quash skuader modeste Besen-me koke-
topkemba
16-10-2007, 03:02 AM
vallaj o daku, besa osht ekipi numer 1 ;)
Me gjithe respektin per ty, fjala modest perdoret edhe kur s'ke ndonje idhull ne skuader, kur s'ke ndonje gazetar qe kref bishtat e mbush faqet e gazetes tirona-partizoni. pranej daku dhe fjala modest, se fjalepak e punshume.
por, meqe, ti ke "ngulmuar" tek modestia e beses, ne kampionatin shqiptar osht shume modeste sepse s'e ka fitu asiher. gjithmone, duke qene se ne evrope keni lon nom.
pervec tirones une ja uroj kampionatin ket vit beses, por ne pergjithsi, gjithmone mas tirones, nje vllazni, nje skenderbe, nje besa, nje teuta s'kom asigjo kundrra. :)
GOLDIAN
16-10-2007, 08:11 AM
po sfito kampionat besa o vllazen mos u lodhni kot
Sado qe jam shume i kenaqur qe pas Vllaznise te fitoje kampionatin kushdo tjeter perveq skuadrave te Tiranes perseri vlla nuk mund te me besohet se Besa do dali kampion, por sidoqofte pas Vllaznise i uroj BEses gjith te mirat biles edhe titullin...por shume e vvvvvveshtire
arensi
16-10-2007, 10:00 PM
del partizoni mos u boni merak shum
serbesi
17-10-2007, 07:57 AM
Ne radhe te pare, respekte Beses, po bo surpriza, dhe sa her i jept mundesia ne Evrope, e trego veten, ekip puntor e pa pordhe!
Mgjate, mqse sivjet mas nja 15 vjetesh Partizoni duket sikur e ka kap veten, ishalla po e merr ai ket xhiro, se u bon 200 vjet qe kur e ka morr kampionatin heren e funit, e nuk ka lezet. Boll moren Tirona, Vllaznia, Dinamo etj, te morin icik noigjo edhe cunat e kuq -nderim- .
Ene cunat e Vlores po bojn figur te mire, nuk do me vite keq ta merrshin edhe ata, po kjo gjithmon sipas opinionit tim modest ;)
hajt tung
arensi
17-10-2007, 09:08 AM
partizoni nuk e merr se nuk dun tifozt e tirons
partizoni nuk e merr se nuk dun tifozt e tirons
tiranafashion nuk po e jep ndeshjen
Copyright ©2006 albsport.com Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.