PDA

View Full Version : Liga e Kampioneve, Grupi F, Man. United, Benfica, Celtic, Kopenhagen


Franci
10-11-2006, 10:48 AM
Ketu mund te flisni per ndeshjet e Grupit F te Champions

GRUPI F

Ndeshjet e fundit

Benfica – Celtic 3:0
Kopenhagen - Man. United 1:0

Renditja:
Man Utd 9
Celtic 6
Benfica 4
Kopenhagen 4

Ndeshjet e radhes:

Benfica – Kopenhagen
Celtic – Man Utd

Franci
21-11-2006, 12:41 PM
Kryesuesit e kampionatit skocez do tė ndeshen me liderėt e Premier Ligės nė derbin e Britanisė sė Madhe 21-11-2006

Sėlltik-Manēester, sfida e pasionit

Driten Vishe


SELLTIK - MANĒESTER JUNAJTID (20:45)
- Sėlltiku nuk ka pėsuar asnjė gol nė pesė ndeshjet e fundit nė shtėpi dhe nė 11 nga 14 ndeshjet e fundit.
- Sėlltiku ka humbur vetėm njė nga gjashtė ndeshje kundėr skuadrave angleze, njė humbje 1-2 ndaj Notingem Forestit nė Kupėn UEFA, nė vitin 1983 84.
- Manēesteri ka fituar nė dy vizitat e fundit nė Skoci, njė fitore 1-0 ndaj Rejnxhėrsit para tri vitesh dhe njė fitore 3 2 kundėr Dandi Junajtid nė sezonin 1984 85.
- Manēesteri nuk ka shėnuar nė gjashtė nga tetė sfidat e fundit jashtė fushės.
Gjyqtar: Manuel Mejuto Gonzales (Spain)



Nga tė gjitha ndeshjet e Ligės sė Kampioneve tė kėsaj jave, asnjė tjetėr nuk do tė ketė pasionin e pėrballjes mes Sėlltikut dhe Manēesterit. Dy klube me tifozėri tepėr fantastike, me formė tė shkėlqyer dhe me trajnerė skocezė. Sėlltiku, i cili ka arritur 11 fitore radhazi nė Ligėn skoceze, duke pėrfshirė edhe fitoren 3-0 ndaj Invernes Kejli Thistėllit nė fundjavė, ėshtė vetėm tri pikė poshtė Manēesterit dhe mund tė ketė shansin mė tė mirė pėr t'u kualifikuar nė raundin tjetėr pėr herė tė parė. Duke lėnė mėnjanė mosmarrėveshjet mes trajnerit tė Sėlltikut, Strakhan, dhe trajnerit tė Manēesterit, Sėr Aleks Ferguson, tė dy do tė jenė nė gjendje tė dėshpėruar pėr tė arritur fitoren ditėn e sotme. Strakhani, i cili luajti nėn urdhrat e Fergusonit tek Aberdini dhe pastaj nė "Old Traford", ėshtė i vetėdijshėm se puna e tij do tė gjykohet nė bazė tė asaj qė do tė arrijė nė Europė, sado dominante tė jetė skuadra e tij nė kampionatin vendės. Fergusoni, i irrituar nė Gllasgou dhe njė nga trajnerėt mė tė mirė nė botė, e di fare mirė rėndėsinė e kėsaj sfide. "Duhet tė tregojmė kurajė dhe tė jemi tė fortė moralisht. Vetėm kėshtu mund t'ia dalim mbanė ndaj Sėlltikut, - tha Fergusoni, i cili mendon se skuadra e tij mund t'ia dalė mbanė deri nė fund. - Pres tė jetė njė ndeshje e hapur dhe me futboll sulmues, ashtu si ajo ndeshje ku fituam 3-2 nė muajin shtator". Tė dy trajnerėt kanė qenė kritikė ndaj njėri-tjetrit nė autobiografitė respektive. Strakhani, duke dalė kundėr stilit drejtues tė ish-trajnerit tė tij, dhe Fergusoni duke e quajtur si njė tė pabesė. Ngacmimet kanė filluar tė pėrgatiten, ku Fergusoni ka menduar tė zhvillojė njė konferencė para nisjes pėr nė Skoci. "Dėshiroj tė fitoj ndaj Sėlltikut, pasi mendoj se ėshtė e rėndėsishme pėr ne qė tė fitojmė vendin e parė nė grup, - tha Fergusoni. - Por do tė dėshiroja qė Sėlltiku tė dilte nė vend tė dytė. Do tė ishte njė mrekulli pėr futbollin skocez".

Franci
21-11-2006, 12:41 PM
Kopenhageni gjen Gronkjaerin ndaj Benfikės

Driten Vishe


BENFIKA - KOPENHAGEN (20:45)
- Benfika ka pėsuar vetėm tre gola nė shtatė ndeshjet e fundit nė shtėpi pėr Ligėn e Kampioneve.
- Benfika nuk ka humbur asnjėherė ndaj njė skuadre daneze dhe ka fituar nėntė nga 11 takimet ndaj kundėrshtarėve nordikė. Ata nuk kanė pėsuar gol nė pesė ndeshjet e fundit.
- Kopenhageni ka humbur tė dyja ndeshjet jashtė fushe nė debutimin e tij nė Ligėn e Kampioneve. Por mė parė, ata nuk ishin mundur nė nėntė ndeshje europiane jashtė fushės sė tyre.
- Kopenhageni nuk ka pėsuar gol nė tri nga pesė ndeshjet e fundit nė Champions, duke pėrfshirė edhe njė nga ndeshjet e raundit eliminator ndaj Ajaksit tė Amsterdamit.
Gjyqtar: Roberto Roseti (Itali)


Mesfushori i Kopenhagenit, Jesper Gronkjaer, ėshtė rikuperuar nė kohė pėr ndeshjen ndaj Benfikės, por kampionėt e Danimarkės do tė kenė mungesėn e dy lojtarėve tė formacionit bazė. Lojtari i pėrfaqėsueses daneze u dėmtua nė ndeshjen e parė tė grupit, ndaj Benfikės, nė Kopenhagen. Nė atė kohė, klubi u frikėsua nėse ai do tė kishte nevojė pėr njė operacion, i cili do ta linte jashtė pėr tė gjithė fazėn e grupit. Gronkjaeri ka luajtur pėr 90 minuta ndaj Midtjylandit nė Ligėn daneze. Megjithatė, Kopenhageni ka udhėtuar nė Lisbonė pa mbrojtėsin e majtė norvegjez, Andre Bergdolmo, dhe pa mesfushorin ganez, Razak Pingpong. Kopenhageni dhe Benfika janė nė tė njėjtėn kuotė pikėsh. Ata kanė grumbulluar katėr pikė nga katėr ndeshje.

Titi
21-11-2006, 11:17 PM
Ndoqa Celtic vs Man United 1-0.
Pjesa e pare e dominuar totalisht nga anglezet me raste te shumta per shenim por finalizime te dobeta.
Pjesa e dyte po e njejte dominon Man U , Mbrohet Celtic , deri ne min e 80 kur jepet nje faull i dyshimte ose te themi qe nuk ishte faull fare , gjuan Nakamura dhe shenon nje gol te mrekullueshem mu ne trekendeshin e portes se mbrojtur nga van de sar.
2 min para perfundimit , goditje e lire per United , gjuan C.ronaldo , topi preket me dore nga nje lojtar ne mur , dhe arbitri akordon penallti , gjuan Saha , pritje e shkelqyer e portjerit polak , si perfundim nje fitore e merituar e Celtikun , vetem nga shpirti luftarak qe dhane ne fushe.

Celtiku siguron kualifikimin , ndersa Man united rrezikon ne ndeshjen e fundit ku do te presi benfiken , ndersa skocezet udhetojne ne danimarke perballe kopenhagenit.

Franci
22-11-2006, 12:25 PM
Grupi F
Sėlltiku mund Manēesterin
- Mesfushori japonez, Shunsuke Nakamura, u ka dhuruar skocezėve tė Sėlltikut fitoren ndaj rivalėve britanikė tė Manēester Junajtid vetėm shtatė minuta nga pėrfundimi i takimit. Japonezi i ka siguruar Sėlltikut kualifikimin nė raundin tjetėr. Manēesteri ka humbur mundėsinė mė tė mirė pėr tė barazuar, kur portieri Artur Boruc priti penalltinė e goditur nga Luis Saha nė minutėn e 89-tė. Manēesteri dominoi me lojė nė pjesėn e parė tė "derbit britanik", por nuk arriti tė krijojė raste tė pastra, ndėrkohė qė skocezėt janė pėrmirėsuar pas pjesės sė dytė. Sėlltiku ka grumbulluar nėntė pikė nga pesė ndeshje dhe ka siguruar njė vend mes 16 mė tė mirave tė Europės. Benfika gjendet nė vend tė tretė me shtatė pikė, pasi ka mundur Kopenhagenin me rezultatin 3-1.
Benfika, fitorja e shpresės
- Sulmuesi italian, Mikoli, shėnoi dy herė duke i dhėnė Benfikės fitoren 3-1 ndaj Kopenhagenit, e cila ua shton shanset e portugezėve pėr tė vazhduar mė tej nė Ligėn e Kampioneve. Benfika e dominoi ndeshjen qė nė fillim dhe kaloi nė avantazh me mbrojtėsin brazilian Leo, pas vetėm 14 minutash lojė. Dy minuta mė vonė, Mikoli shėnoi nga jashtė zone golin qė mbylli llogaritė, pas njė kombinimi me Nuno Gomeshin. Mikoli shėnoi golin e tretė nė tė 37-ėn. Ndėrsa goli i ngushėllimit pėr miqtė nga Danimarka erdhi me Markus Allbak, njė minutė nga fundi. Pėr t'u kualifikuar, Benfika duhet tė fitojė ndaj Manēesterit nė ndeshjen e fundit nė "Old Traford".

Franci
06-12-2006, 01:56 PM
MANĒESTER U - BENFIKA (20:45)

- Manēesteri ka dėshtuar tė shėnojė nė nėntė nga 14 ndeshjet e fundit tė Ligės sė Kampioneve dhe ka humbur shtatė prej tyre.
- Manēester Junajtid, i cili ka humbur vetėm njė nė 29 ndeshjet e fundit nė Ligėn e Kampioneve, ka fituar gjashtė dhe ka barazuar vetėm njė sfidė nė shtatė tė fundit ndaj kundėrshtarėve portugezė nė "Old Traford".
- Nėse Benfika do tė humbasė, kjo do tė ishte humbja e tyre e 50- tė nė Ligėn e Kampioneve nga 171 takime tė luajtura.
- Benfika, e cila ka fituar vetėm njė nga nėntė ndeshjet e fundit jashtė fushe, ka fituar nė dy nga tre sfidat e fundit nė Angli, duke mundur Liverpulin 2-0 sezonin e kaluar dhe Arsenalin 3-1 nė sezonin 1991-92.


"Djajve", tė cilėt vjet janė eliminuar pikėrisht nga portugezėt,u mjafton barazimi, sot nė "Old Traford"

Manēesteri, para "makthit" Benfika

Benfika mund tė eleminojė Manēester Junajtid nga Liga e Kampioneve pėr sezonin e dytė rradhazi nėse do tė arrijė fitoren nė "Old Traford". "Eshtė njė finale, - tha trajneri i Benfikės, Fernando Santos. - Duhet tė besojmė qė mund t'ia arrijmė objektivit tonė. Na duhet vetėm pakėz fat". Manēesteri ka grumbulluar nėntė pikė dhe Benfika shtatė para ndeshjes sė sotme. "Djajtė e kuq" kanė nevojė vetwm pwr njė barazim, nė mėnyrė qė tė kalojnė nė raundin tjetėr, ndėrkohė qė portugezėve u duhet medoemos fitorja pėr tė kaluar nė raundin tjetėr. Skuadra e Aleks Fergusonit e ka lėnė fatin evropian pėr ndeshjen e fundit pasi arriti tė fitojė vetėm nė tre ndeshjet e para tė grupit. "Do tė jetė njė ndeshje tepėr e rėndėsishme pėr ne, - tha sulmuesi i Manēesterit Uejn Runi. - Ēdokush nė skuadėr e kupton se sa e rėndėsishme ėshtė kjo ndeshje pėr klubin". Fitorja e portugezėve nė ndeshjen e fundit tė grupit tė sezonit tė kaluar i eleminoi "djajtė e kuq" pėr herė tė parė nė dhjetė vite qė nė fazėn e grupit. Mbrojtėsi i Junajtid Rio, Ferdinand, ėshtė i determinuar pėr tė fituar dhe mendon se kjo situatė nuk do tė pėrsėritet mė. "Situata nė kampin tonė nuk ėshtė aspak nervoze, - tha ai. - Kjo skuadėr nuk e humbet toruan. Nė ndeshjet e mėdha, nė tė cilat njerėzit nuk janė tė bindur plotėsisht se ne nuk do tė arrijmė sukses, ne arrijmė tė fitojmė. Kjo ėshtė njė mundėsi e mirė pėr tė treguar kėto aftėsi". Sezonin e kaluar, Benfika eleminoi Liverpulin dhe mė pas u eleminua nė ēerekfinale nga Barcelona. Madje Junajtid nuk arriti tė sigurojė njė vend nė Kupėn UEFA pasi pėrfundoi nė vend tė fundit nė grup. Mendohet qė Benfika do ta nisė ndeshjen me tė njėjtėn skuadėr me tė cilėn fitoi ndaj Sportingut nė javėn e kaluar me rezultatin 2-0. Ndeshja ndaj rivalėve tė tė njėjtit qytet ka qenė ndeshja mė e mirė e zhvilluar nga Benfika nė kėtė sezon. Qendėrmbrojtėsi brazilian Luisao dhe sulmuesi italian Fabricio Mikoli janė rikthyer nga dėmtimi pėr atė ndeshje, ndėrkohė qė edhe Nuno Gomes sė bashku me mesfushorin Konstantinos Katsuranis do tė jenė tė gatshėm pėr trajnerin e portugezėve.
Driten VISHA

Franci
06-12-2006, 01:57 PM
KOPENHAGEN - SELLTIK (20:45)

- Kopenhageni nuk ka pėsuar asnjė gol nė katėr nga gjashtė ndeshjet e fundit evropiane tė luajtura nė" shtėpi".
- Kopenhageni ka fituar vetėm njė herė ndaj njė skuadre skoceze dhe kjo ka ndodhur tre sezone mė parė kur Rajxhėrsi fitonte 1-2 nė raundin e tretė kualifikues tė Ligės sė Kampioneve.
- Selltiku nuk ka fituar asnjė nga 12 ndeshjet e fundit jashtė fushe, duke humbur 10 prej tyre.
- Selltiku ka fituar tre ndeshjet e fundit ndaj klubeve daneze.


Skocezi i vitit" mungon nė Kopehgahen

Selltiku ka udhėtuar drejt Kopenhagenit pėr ndeshjen e fundit tė grupit tė Ligės sė Kampioneve pa tė dėmtuarin Shon Maloni. "Lojtari skocez i vitit" nuk ka luajtur nė fitoren e sė shtunės ndaj Aberdenit me rezultatin e ngushtė 1-0. Mesfushori holandez Evander Sno do tė mungojė por gjithsesi ai ka udhėtuar sė bashku me skuadrėn drejt Danimarkės pėr sfidėn e fundit tė grupit. Patrioti i tij Jan Venegor of Heselink ska mbetur nė shtėpi pėr shkak tė njė dėmtimi, ndėrsa mbrojtėsi Geri Kalduell nuk do tė luajė pėr shkak tė problemeve nė gju. Skocezėt gjenden nė krye tė grupit F me nėntė pikė, por kanė siguruar njė vend nė 16 mė tė mirat e Evropės pėr shkak tė avantazhit nė wprballjet direkte me Manēester Junajtid. Manēesterit i duhet njė pikė ndaj Benfikės pėr tu bashkuar me kryesuesit e Selltikut nė raundin tjetėr. Skuadra e Gordon Strakhanit do tė ndeshet me Kopenhagenin duke ditur qė nėse do tė arrijnė rezultatin qė do tė arrijė Manēesteri, ata do tė zinin vendin e parė nė grup.