Chelsea V Liverpool
Komentet tuaja mbi kte Gjysėm-Finale te shumė pritur?
Ēelsi hedh njė hap drejt finales sė madhe
Xho Kol i garanton avantazhin minimal londinezėve pėr ndeshjen e kthimit tė javės sė ardhshme
Hoze Murinjo mund tė thotė mė nė fund se ka mundur Rafael Benitez edhe nė Ligėn e Kampioneve, pasi Ēelsi mundi Liverpulin me rezultatin 1-1. Nė njė ndeshje tė luftuar, por pa shumė raste pėr t‘u shėnuar, londinezėt kanė qenė mė konkretė dhe kanė fituar falė taktikave tė zgjedhura nga tekniku portugez, duke hedhur hapin e parė drejt finales sė Ligės sė Kampioneve.
Blutė treguan qė nė minutat e para se kėrkonin fitoren, duke rrezikuar disa herė portėn e Reinas, me anė tė Lampard dhe Shevēenko. Por, edhe Liverpuli duket i rreshtuar mirė nė fushė dhe nuk lė shumė hapėsirė nė prapavijė. Skuadra e Benitez arrin tė dalė nga gjysmėfusha e saj dhe fillon tė ngacmojė me kundėrzbritje tė shpejta mbrojtjen e londinezėve. Por, nė momentin mė tė mirė tė tyre, Ēelsi arrin tė gjejė avantazhin nė minutėn e 29-tė. Karavajo pason tė Drogba, i cili shpėrthen nė krahun e djathtė dhe mė pas futet nė zonė. Sulmuesi i Bregut tė Fildishtė arrin tė kalojė Ager dhe tė pasojė pėr Xho Kol, i cili dėrgon topin pas krahėve tė Reina. Liverpuli tashmė nuk ka ēfarė tė humbasė mė dhe pėr kėtė arsye hidhet i tėri nė sulm, pėr tė mos i lėnė iniciativėn londinezėve, tė cilėt janė instruktuar nga Murinjo qė tė mos bėjnė "aventura" tė tepėrta. Por kjo bėn qė tė jetė Liverpuli nė kontroll tė ndeshjes nė minutat e mbetura tė pjesės sė parė, ashtu si edhe nė fillimin e pjesės sė dytė. Porta e Ēeh tashmė vizitohet mė shpesh nga gjuajtjet e futbollistėve tė Liverpulit qė i afrohen golit. Xherard provon tė majtėn e tij nga jashtė zonės, por Ēeh bėn mrekullinė, duke shpėtuar portėn e tij nga njė gol thuajse i sigurt nė minutėn e 53-tė. Liverpuli ka krejtėsisht nė kontroll lojėn, por nuk arrin tė ēajė nė qendėr, pikėrisht aty ku Ēelsi ka pėrqendruar tė gjitha forcat, aq sa edhe Drogba shihet shumė shpesh nė ndihmė tė mbrojtjes. Ēelsi mendon vetėm pėr kundėrsulmin dhe nė njė aksion tė shpejtė ka mundėsi tė dyfishojė rezultatin nė minutėn e 81-tė me anė tė Lampard, me njė gjuajtje fluturimthi, por Reina arrin tė grushtojė, duke shpėtuar skuadrėn e tij. Nė minutat e fundit, ėshtė Ēelsi qė krijon mė shumė volum loje, por pa arritur t‘i konkretizojė ato, ndaj ndeshja mbyllet me fitoren minimale 1-0 tė londinezėve.
Copyright ©2006 albsport.com Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.