View Full Version : GP e Bahrein, fitues Felipe Massa
topkemba
07-04-2007, 03:01 PM
360 Ferraristi Felipe Massa ka siguruar vendin e Pol ne garen e Malajzise.
Piloti brazilian ka arritur kohen 1'35"043, duke u ndjekur nga McLaren e kampionit te botes Fernando Alonso, qe cuditerisht u rendit ne vend te dyte, ndersa vendi i trete eshte i finlandezit Kimi Raikkonen. Vendi i katert per McLaren e Lewis Hamilton.
10 garuesit e pare per garen e Sepang:
Felipe Massa (Brazil) Ferrari 1'35"043
Fernando Alonso (Spanje) McLaren 1'35"310
Kimi Raikkonen (Finlande) Ferrari 1'35"479
Lewis Hamilton (Angli) McLaren 1'36"045
Nick Heidfeld (Gjermani) BMW Sauber 1'36"543
Nico Rosberg (Gjermani) Williams-Toyota 1'36"829
Robert Kubica (Poloni) BMW Sauber 1'36"896
Jarno Trulli (Itali) Toyota 1'36"902
Ralf Schumacher (Gjermani) Toyota 1'37"078
Mark Webber (Australi) RedBull-Renault 1'37"345
topkemba
07-04-2007, 03:26 PM
Giancarlo Fisichella eshte i zhgenjyer me kualifikimin e bere ne Malajzi ku ka arritur vetem vendin e dymbedhjete.
http://www.sportal.it/sportal/immagini/imagelib/312374.jpg"Tamam si ne Melbourne, jemi shume larg nga me te miret dhe e dime se ku duhet te permisohemi. Pergjate gjithe fundjaves makina ka qene shume e veshtire per ta ngare. Bilanci nuk eshte i keq, por na mungon sistematika e makines dhe kjo e ben ngarjen e saj te pa parashikueshme. E kjo do te thote, qe eshte e veshtire te besh xhiro te pastra. Te Dielen do jete nje gare e veshtire duke marr parasysh dhe vendin e dymbedhjete nga ku do ta nisim kete gare. Duhet te provojme disa strategji derisa te shpresojme se do gjejme te duhuren. Shpresojme per nje gare rezultative." Keshtu eshte shprehur Italiani per mediat mbas kualifikimeve te dites se Shtune.
topkemba
07-04-2007, 03:34 PM
http://www.sportal.it/sportal/immagini/imagelib/794191.jpg
Kimi Raikkonen eshte i kenaqur me vendin e trete ne Pol per GP e Malajzise. Finlandezi eshte kaluar ne sekond te fundit nga Alonso. "Prisja ndonje problem prej makines, por motori nuk shfaqi kurrfare shqetesimi, duke pare se c'na ndodhi ne xhirot e fundit ne Australi. Ishte nje gare e zhvilluar mire e jam i kenaqur po ashtu dhe skuadra. Gara e te Dieles eshte ideale sepse kemi mundesite te bejme nje prezantim sa me te denje."
topkemba
07-04-2007, 03:43 PM
Piloti i Toyotas Jarno Trulli e sheh garen e te Djeles me shume optimizem mbasi ka siguaruar vendin e trete ne Pol diten e Shtune.
http://www.sportal.it/sportal/immagini/imagelib/914314.jpg
"Edhe nje here tjeter treguam qe i kemi mundesite per te bere mire ne kualifikimet" - shprehet piloti Italian - pista e Malajzise ka qene gjithmone me fat per mua dhe ketu kam ecur gjithmone mire. Mendoj se do arrijme ne zonen e pikeve neser pa shume probleme."
topkemba
07-04-2007, 03:48 PM
Fernando Alonso e sheh skuadren e tij ne rritje dhe nivelin e makines po ashtu. Shprehet shume i kenaqur me vendin e dyte qe ka arritur sot ne Malajzi pas kualifikimeve per Pol ne Gp e Sepng.
http://www.sportal.it/sportal/immagini/imagelib/647301.jpg
"Ishte nje dite shume e mire per te gjithe ne. Eshte gara e dyte ne rradhe qe fillojme garen ne vijen e pare. Duke marr parasysh qe kemi filluar nga zero do thoja se po rritemi cdo gare e me shume. Kemi nje nivel me te larte kompetitiv se ai i gares ne Melbourne."
topkemba
07-04-2007, 03:54 PM
Penalizime per garen e te Djeles ne Sepang, gara e dyte e boterorit 2007 per Formula 1, kane ardhur per Rubens Barrichello dhe David Coulthard. Te dy pilotet kane ndrruar motorin qe eshte perdorur per garat e kualifikimit diten e Shtune. Per kete te dy pilotet do fillojne garen ne vendet e fundit.
topkemba
07-04-2007, 03:59 PM
Une them se e merr Alonso neser. Me duket me ne forme se keto te tjeret, edhe pse ja kom fryken ketij brazilianit Massa. C'menim keni ju cuna?
(ec te shofim kush do dali fituesi i temes, kush do kete mendimin me te sakte)
Ka 2 sezone qe boj tifozllik per Kimin , i kom qef kto pilotet finlandez , shume te mire.
Uroj qe neser ta fitoj Kimi Raikkonen garen e malajzise.
topkemba
07-04-2007, 06:15 PM
Ene un Hakinenin e kom pas qef qamet, po ky Kimi me duket cik si mendjemodh. Megjithate, Alonso ka cilesi me te mira se ky do thoja. Mase po te ishte me McLaren ky Kimi do boja tifozllik per ate. E kom qef shume McLaren qe prej Mikes.
topkemba
08-04-2007, 06:33 AM
Vidio nga renditjet e te Shtunes te vlefshme per Garen e Dyte te Kampionatit Boteror te F1 qe zhvillohen sot, e Diele, 8 Prill, 2007
<div><object width="425" height="350"><param name="movie" value="http://www.youtube.com/v/KhUw9sHQgBA"></param><param name="wmode" value="transparent"></param><embed src="http://www.youtube.com/v/KhUw9sHQgBA" type="application/x-shockwave-flash" wmode="transparent" width="425" height="350"></embed></object></div>
topkemba
08-04-2007, 05:25 PM
http://www.sportal.it/sportal/immagini/imagelib/325501.jpg
Alonso
Dita e djeshme shihte nje gare gjithe te kuqe, ndersa GP e Malajzise, e dyta e sezonit te F1, ka pare te kthehej ne podium spanjollin Fernando Alonso. Ne pisten e Sepang, kampioni i Botes ne fuqi eshte autori i nje gare te shkelqyer. Ka patur nje nisje te mire, ku ka arritur te parakaloi qe ne fillim te gares brazilianin Massa, i cili u nis nga Pol. Nga ky moment themelor i gares per spanjollin cdo gje ka shkuar vetem per mire duke akumuluar gjithmone e me shume sekonda avantazhi ndaj vendit te dyte. Hamilton ka bere nje gare me te terhequr duke ndihmuar Alonson te fitoje terren ndaj Masses dhe Raikkonen.
Ne xhiron e peste braziliani ne nje tentativ per te kaluar Hamilton ben nje gabim ne drejtim te Ferrarit te tij dhe perfundon keshtu mbi bar duke humbur dy pozicione te tjera. Ne kete pike gara sheh te dyja McLaren perpara te gjithave, me Alonson i cili ka bere nje gare te vecuar dhe Hamilton i ndjekur nga finlandezi Raikkonen. Kimi ka provuar deri ne xhiron e fundit per te kaluar britanikun Hamilton dhe lufta per vendin e dyte ka qene e ashper gjate gjithe gares. Ndersa Massa ka bere nje gare te planit te dyte pa arritur te marre ndonje post.
Gara mbaroi me dyshen e argjente (numri 39 ne histori per McLaren) dhe Ferrari ne vend te trete fale Kimi Raikkonen. E mire ka qene gara dhe per Heidfeld me BMW qe e mbyll ne vendin e katert, Fisichella me Renault arrijne nje pozicion te gjashte mbas shpatullave te Masses ne vend te peste.
Kualifikimi i piloteve: Alonso me 18 pike. Raikkonen me 16 pike dhe Hamilton 14.
Kortezi e www.albsport.com
topkemba
08-04-2007, 06:42 PM
Felipe Massa pranon qe e ka habitur shume ritmi i gares se zhvilluar nga McLaren ne GP e Malajzise.
"Alonso dhe Hamilton jane nisur shume mire, kane arritur te mbajne garen mire ne kthesen e pare. U perpoqa te rikuperoj terren me dy pilotet e McLaren, por nuk ja arrita. E pashe Alonson qe po e humbisja nga syte dhe tentova t'i afrohem, por qe e pamundur, Hamilton beri me se miri punen e tij. Tani duhet te punojme per te kuptuar, se ku duhet te permisojme. Gjithesesi, do jete nje kampionat i hapur dhe teper kompetitiv."
http://www.sportal.it/sportal/immagini/imagelib/444943.jpg
topkemba
08-04-2007, 06:46 PM
Kimi Raikkonen eshte i kenaqur me vendin e trete, edhe pse shpresonte ne nje gare tjeter.
"Nga nje ane jam i gezuar, por nga ana tjeter paksa i merzitur per se si shkoi gara per skuadren e Ferrarit. Mund te benim me shume, edhe pse duhet t'i jap komplimentat e mia McLaren, sepse shfaqen se sot ishin shume me te forte se ne. U perpoqa shume here te parakaloj Hamilton, por s'ja dola dot. Megjithate, jam i lumtur qe arrita te kap disa pike ne kete piste te veshtire sic eshte kjo e Malajzise."
http://www.sportal.it/sportal/immagini/imagelib/923644.jpg
topkemba
08-04-2007, 06:50 PM
Giancarlo Fisichella, e ka filluar garen i dymbedhjeti, eshte autor i nje gare te mire ne Sepang duke arritur vendin e gjashte.
"Ishte nje gare teper e veshtire per mua duke qene se u be dite qe s'jam mire. Ja dola mbane te rri ne gare deri ne xhiron e fundit pa bere ndonje gabim te rende. Nisja ishte kyci i kesaj gare per mua, ku arrita te parakaloj kater makina. Tani te shpresojme se do luftojme per pike. Persa i perket McLaren nuk e prisja kurre te ishin aq te shpejte, mendoja se Ferrari ishte ne nje planet tjeter, por them se qekam gabuar."
http://www.sportal.it/sportal/immagini/imagelib/981660.jpg
topkemba
08-04-2007, 06:54 PM
Lewis Hamilton eshte shume i kenaqur me vendin e dyte, edhe pse pranon qe eshte lodhur shume duke mbajtur Ferraristet mbrapa dhe se gara e tij ka qene me e veshtira ne piste.
"Ishte gara me e veshtire qe kam bere ne gjithe karrieren time. Mu desh te djersisja shume, sidomos kur kisha te dy Ferraristat mbas meje, Massen dhe Raikkonen. Dua te falenderoj skuadren per punen e madhe qe ka bere me mua dhe makinen kete fundjave."
http://www.sportal.it/sportal/immagini/imagelib/830402.jpg
topkemba
08-04-2007, 06:58 PM
Fernando Alonso komenton me shume energji garen e Sepang, qe i dhuron kreun e klasifikimit momental per pilotet.
"Patem mundesi te fitojme garen fale nje pune te madhe qe ka bere skuadra. Nje nisje e shkelqyer. Edhe pse kam qene i vetem ne krye te gares, nuk ishte nje GP i lehte, duke qene se ne te tilla gara duhet te dish te marresh vendimet e duhura, te llogarisesh kohen deri ne me te voglin detaj. Skuadra ishte thjesht e mrekullueshme e per kete dua t'i falenderoj. Nuk mendoja se do shfaqeshim kompetitiv kaq shpejt ne kampionat, por mendoj se jemi vertete te forte."
http://www.sportal.it/sportal/immagini/imagelib/325501.jpg
topkemba
08-04-2007, 07:33 PM
Vidio e NISJES se gares ne Sepang, ku dhe protagonistet e kane thene se ka qene momenti kyc i ndeshjes.
<div><object width="425" height="350"><param name="movie" value="http://www.youtube.com/v/slkYpX_BKQU"></param><param name="wmode" value="transparent"></param><embed src="http://www.youtube.com/v/slkYpX_BKQU" type="application/x-shockwave-flash" wmode="transparent" width="425" height="350"></embed></object></div>
Felipe Masa "pushton" Bahreinin
I riu Hamilton vazhdon tė mrekullojė, duke e mbyllur garėn i dyti
Felipe Masa "fshin" nisjen e keqe qė ka bėrė vetėm njė javė mė parė nė Malajzi dhe sė bashku me tė edhe kritikat e dyshimet qė janė ngritur, duke regjistruar njė fitore autoritare nė cirkuitin e Bahreinit. Braziliani i Ferrarit, pasi ka fituar "pole-position" e dytė radhazi nė kėtė sezon, e ka drejtuar garėn nė njė mėnyrė "alla Shumaher": nga xhiro e parė deri te e fundit. Ndėrkohė, qė nė metrat e fundit tė garės ai ėshtė mbrojtur shumė mirė nga sulmi i Ljuis Hamilton dhe ka arritur fitoren e tretė nė karrierė.
Masa ka qenė padyshim protagonisti i madh i Ēmimit tė Madh nė Bahrein, por edhe piloti anglez i MekLarenit meriton vendin e nderit. Njė garė perfekte pėr tė, madje me njė finale tė shkėlqyer, kur ka bėrė tė drithėrohej Masa (diferenca nė vijėn e finishit ishte diēka mė shumė se 2 sekonda). Me kėtė vend tė dytė, 22-vjeēari nga Stivėneixh ka regjistruar njė rekord historik: tre podiume radhazi nė tre Ēmimet e Mėdha tė para nė karrierė. Vendin mė tė ulėt nė podium e ka arritur makina tjetėr Ferrari, ajo e drejtuar nga Kimi Raikonen. Finlandezi ėshtė nisur keq, ku ėshtė kaluar menjėherė nga Alonso. Megjithatė, piloti i parė i "kokėkuqes" e ka rikuperuar vendin e tij dhe e ka mbrojtur deri nė fund. Nė vendin e katėrt e ka mbyllur Nik Haidfilld me njėvendėshen e tij BMW Sauber, ndėrkohė qė kampioni i botės nė fuqi, Fernando Alonso (MekLaren) ėshtė dukur gjatė gjithė garės nė vėshtirėsi dhe ėshtė kėnaqur me njė vend tė pestė.
Gara ka pasur njė aksident qė nė metrat e parė tė saj. Masa nė krye starton nė mėnyrė perfekte, duke lėnė pas vetes dy makinat e rivales MekLaren. Por, menjėherė nė pistė hyn "Safety Car", pėr shkak tė pėrplasjes sė Hondės sė drejtuar nga Xhenson Baton me Toro Roson e Skot Spid. Brenda pak kohėsh, normaliteti ėshtė rikthyer dhe pas 11 xhirove tė para dyshja kryesuese Masa-Hamilton kanė fituar rreth 5 sekonda ndaj Alonsos dhe Raikonenit. Gjithsesi, Ferrari, me tė dyja makinat F2007, dukej qartė qė kishte strategjinė mė tė mirė, me mė shumė benzinė sesa rivalėt respektivė. I pari qė ėshtė futur nė "pit-stop" nga kryesuesit ka qenė Hamilton (pas 19 xhirove), i ndjekur nga Masa nė xhiron e 22-tė, Alonso nė tė 23-ėn dhe Raikonen nė tė 24-ėn. Mes protagonistėve ka hyrė edhe Haidfilld me BMW-nė e tij, qė nė xhiron e 32-tė ka parakaluar nė mėnyrė tė shkėlqyer Alonson, pavarėsisht se ky i fundit ėshtė munduar qė tė rezistojė. Pas xhiros sė 40-tė nė cirkuitin e Bahreinit, disa nga skuderitė mė tė vogla kanė paraqitur probleme: Super Auguri e Satos, e mė pas ajo e Davidson kanė thyer motorin, Kulthard ėshtė detyruar tė hyjė nė bokse, pasi makina i ka marrė flakė, ndėrsa shoku i tij i skuadrės te Red Bull, Veber, ka lėnė garėn, pasi ėshtė pėrplasur me njė nga muret mbrojtės.
http://www.kataweb.it/speciali/formula1_2006/images/massa.jpg
Copyright ©2006 albsport.com Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.