PDA

View Full Version : Tirana: Duam trajner per Champions.


Titi
25-11-2006, 02:06 AM
76Tirana eshte ne kerkim te nje trajneri qe t'i coje perpara edhe ne champions league.Edhe pse eshte folur per shume emra qe do te pasojne Shkelqim Muçen (i cili eshte trajner i parakohshem), donatori Refik Halili deklaron se ende nuk ka asnje emer konkret, por ne muajin janar pritet te vendoset se kush do te jete njeriu qe do te drejtoje klubin me te madh ne vend.Sipas tij , tekniku i ri nuk do te jete nje i zakonshem i cili te mund te arrije titullin kampion, por nje trajner qe te mund ta çoje ekipin ekipin deri ne turit e 3-te , pse jo edhe ne fazen e grupeve te liges se kampioneve."Nuk mund te them se kush do te jete trajneri i ri , por ne jemi ne kerkim te nje tekniku qe mund te na çoj perpara ne champions league"-Deklaroi donatori bardh e blu per "gazeten shqiptare"."Tekniku i ri do te vendoset ne muajin janar, pasi Muça eshte i perkohshem. Emri i tij? Nuk mund ta them per momentin , por nuk e kemi shume problem kampionatin. Me keta lojtar qe ka Tirana mendoj se edhe une mund ta nxjerr kampione te Shqipersie nese behem trajner.Ajo qe ne kemi nevoje eshte nje njeri per ne evrope. Kemi shume kohe qe e mendojme se perse nuk ecim perpara ne kompeticionet evropiane dhe na duhet te gjejme nje zgjidhje per kete" -U shpreh Halili njeri prej sponsorve kryesor te klubit 22 here kampion te Shqiperise.Halili nuk permendi asnje emer qe mund te ulet ne stolin bardh e blu , ndonese ne kte mjedis kane qarkulluar edhe emra si Menekini apo dhe ish ndihmesi i Brigel , Alex Ros.Duke pare qe ne plan te pare eshte vene ecuria ne evrope , duket se kreret e klubit te Tiranes jane duke menduar per nje trajner te huaj , qe te kete experience ne arenen nderkombetare edhe pse kjo do t'i lihet kohes.