View Full Version : Kur do vije ajo dite?
Romeo
21-11-2006, 11:39 PM
Kur do vije ajo dite qe ti gezohemi kualifikimit te kombtares tone ne ndonje kompeticion nderkombtar? Europian? Botror?
Kur do behet endrra realitet?
Ishallah e gezojne kalamojt tone Romeo , se me sa shof une ne skena per ta kap ate dite.
Te vjen inot kur shikon shtete si kroacia qe po lulezojne ne futboll , me nje infrastrukture te shkelqyer.
Pse mos jemi dhe ne si ata , cfare na mungon , besoj se talente kemi me bollek , por sa te denje jemi ti administrojme ato ? mos i lejme ta lejne futbollin sa te mbushin 18 vjeç , per arsyje ekonomike apo diçka tjeter.
Une kam vite qe jetoj jashte shtetit , dhe ktej punohet shume me grup moshat e vogla , biles dhe i paguajne , kurse ne shqiperi eshte e kunderta , paguajne qe te behen futbollista , une vete kur kom pas lujt me partizonin , na merrte Suvarov Pijaneci nga 8 mije lek ne muj , por ne ate kohe 8 mije lek ishin shume.
Ose te konkurosh tek shkolla e mjeshtrise , nuk hyjne me te miret , por ata qe japin me shume para :(
Plus infrastrukturen e kemi perdhes , fushat e stervitjes zot na ruj , balta deri ne gju , tjeter kemi blerjet e lojtarve te huaj qe po i mbyllin rrugen talenteve shqiptare ... etj etj
Se harrova ça them dhe une , ne e kemi ujkun mrena ne federate qe spo na le me ngrit koke , e une flas per kto çingla minglat ..LOL
hajt shnet
Partizani
22-11-2006, 07:14 PM
pas nja 20 vjetesh mund te mendojme per kualifikim. po per tu kualifiku, esht me mire mos mendojme se dhe sa vjet duhen se do e lem fare futbollin pastaj
Para_Tirona
22-11-2006, 07:24 PM
Ehhh se keni idene sa gezohem kur e shikoj ate flamur kuq e zi ne nje stadium ose kur fillon edhe kendohet hymni kombetar. Por nuk e di kur do te behet ajo enderr realitet. Njoh 3 djem ne Shqiperi qe e lane futbollin sepse koncidonte me shkollen (dmth orarin e pasdites) njeri ne fakt luante per te rinjte e partizanit ndersa tjetri per te rinjte e tirones. Pra Shqiperia nuk po i ofron kushtet e duhura te rinjve te saj. Edhe duke patur ate brezin e vjeter ne futboll, avash avash vjen edhe ulet sepse fuqia e tyre dita dites ulet. Te rinjte qe luajne jashte mendoj qe e kane disi te veshtire te kthehen, edhe kshu pra nuk dihet se kur do te realizohet kjo enderr e shumepritur nga tifozat Shqiptar, qe me kaq nder edhe krenari e mbrojne skuadren e memes. Shume gjera duhet te rregullohen ne Shqiperi edhe njekohesisht me ta do te rregullohet edhe futbolli, e kam fjalen per shancet qe prsh jepen ketu ne Angli, bursa per futbollistet qe edhe te studiojne edhe te luajne, gje qe eshte e domosdoshme per Shqiperine edhe shpresojme te futet ne pune atje sa me shpejt. Skuadrat Shqiptare te shikojne talentet qe kane ne Shqiperi pastaj te hapin syte jashte, te mundesojne me shume 'trials' ku mund te tregojne talentin e tyre rinia e Shqiperise. Te rregullojne sado pak ato fushat e saj qe te shkojne me qejf djemte Shqiptar e te luajne....etj etj
GOLDIAN
23-12-2006, 08:20 PM
veshtire me keto futbolliste qe ngrohin stolat e europes veshtire eshte
Oni_Italy
29-12-2006, 08:13 PM
nje mikut tim (18 vjec) ne kohen kur luante me te rinje e Tirones i kerkuan 10.000 euro qe te aktivizohet me skuadren e pare, pra me Tironen. Dhe e them hapatazi sepse tashme esht mese normale. ne shqiperi te rinjte duhet te paguajne qe te luajne tek skuadrat si Tirona, Elbasani, Partizani, Dinamo etj etj. kujt nuk i besohet kam edhe fakte.
noten e mire bofshit.
tironci91
27-07-2007, 08:57 PM
do ja 50 vjet te pakten qe te vij ajo dite kur shqipria mund kualifikohet
ARGENTINA
27-07-2007, 09:11 PM
esht shum e veshtire jo per faktin se mungojne lojtaret dhe talentet qe kemi po fakti dhe armiku kryesor i futbollit shqiptare eshte kushtet infrastuktura
nuk ka pothuajse shkolla futbolli existon pazarllek ne futboll shiten blehen ndeshje dhe ato pak lojtar qe ka nxehen nga menexherat dhe se japin kurr ate ne fush qe kan mundsi ta japin . Ndoshta ndonje dite do ndryshojne keto gjera ate vetem zoti siper e di . Po nuk dua te them qe esht e pamundur
se shtete si kroacia sllovenia nuk jan shum para nesh .
Copyright ©2006 albsport.com Të gjitha të drejtat e rezervuara.