PDA

View Full Version : KF Tomori, ekipi i traditave


Franci
16-11-2006, 11:21 AM
Pas fitores me Adėn, beratasit kėrkojnė tė ruajnė statukuonė e fitoreve edhe nė transfertė &nbsp16-11-2006
Muzhai: Tomori ėshtė duke u rritur nė lojė
Rushan Dosti


Pas shumė javėsh torturė psikologjike pėr futbollistėt dhe komunitetin futbolldashės nė Berat, skuadra e tyre, e ndodhur nė njė gjendje kritike, ka mundur tė realizojė njė fitore spektakolare ndaj Adės sė Velipojės, duke dhėnė shėnja shprese pėr njė ndryshim total. Madje, sipas tė gjitha opinioneve tė mbledhura pas kėtij takimi, Tomori nė kėtė ndeshje ka treguar se ėshtė njė skuadėr qė meriton mė shumė dhe se aksidentalisht ndodhet nė atė pozicion ku ėshtė sot. Beratasit nuk ėshtė se fituan tri pikė qė u shėrbejnė shumė, por ata zhvilluan njė lojė plot spektakėl dhe surpriza, qė gjithsesi janė mė tė rėndėsishme se vetė rezultati. Pėr Madrid Muzhain, ndihmėsin e trajnerit tiranas Ylli Shehu, takimi me Adėn ka qenė njė nga mė tė mirėt qė Tomori ka zhvilluar nė kėto dhjetė javė tė kampionatit. "Nuk bėhet fjalė se fituam njė ndeshje, qė gjithsesi duhej fituar, por skuadra tregoi vlera tė qenėsishme nė lojėn e saj, duke demonstruar spektakėl dhe harmoni nė tė gjitha veprimet e reparteve. Loja qė zhvilluam shėrbeu edhe pėr njė urė tė re respekti midis skuadrės dhe tifozėrisė, qė kėtė herė besoi me sytė e saj se ky ekip ėshtė gjithmonė e nė rritje," deklaron ndihmėstrajneri i Tomorit, ish portieri i shquar i Tomorit dhe i Dinamos, Madrid Muzhai. Sipas tij, skemat qė po aplikohen tashmė po konkretizohen dhe nuk do tė jetė e largėt dita kur Tomori do tė shfaqet me tiparet e njė skuadre profesioniste. "Askujt tė mos i shkojė nė mendje se Tomori do tė heqė dorė nga superliga apo aq mė keq qė do tė zbresė njė kategori mė poshtė. Kjo pėr faktin se skuadra aktualisht ndodhet nė formėn e saj mė tė mirė dhe se nga ndeshja nė ndeshje po tregon vlera tė reja. Po punojmė qė nė takimin e radhės nė stadiumin e Korēės, pėrballė Skėnderbeut kryesues, tė shfaqemi si tė barabartė. Kjo edhe pėr faktin qė stadiumi i Korēės ėshtė nga ato stadiume, ku nuk njihet kurrė fjala "trazirė". Tradicionalisht, Tomori dhe Skėnderbeu kanė zhvilluar takime korrekte si nė Berat, ashtu edhe nė Korēė, dhe nuk kanė pėrse ta prishin kėtė traditė kėtė herė," pėrfundoi numri dy i Tomorit, Madrid Muzhai.

Franci
15-12-2006, 03:03 PM
Kėshilli bashkiak shprehet pėr prishjen e shoqėrisė tregtare tė sponsorizuar nga Edmond Malollari 15-12-2006

Bashkia: Tė prishet kontrata me sh.a. "Malollari"

Rushan Dosti


Bashkia e Beratit, qė ėshtė aksionare nė shoqėrinė tregtare F.K. "Tomori" dhe qė zotėron 26 % tė aksioneve tė kėsaj shoqėrie, ka kėrkuar zyrtarisht prishjen e kontratės. Ka shumė arsye qė kjo shoqėri nuk duhet tė funksionojė, por mė kryesorja qėndron nė faktin se prej gati njė viti nuk ka njė drejtor, i cili tė pėrfaqėsojė shoqėrinė pas vdekjes sė Edmond Malollarit. Sipas relacionit tė kėshillit bashkiak, me mbylljen e vitit financiar, nuk ėshtė bėrė asnjė inventar, qė mund tė justifikojė llogaritė vjetore nė pėrputhje me dispozitat e legjislacionit nė fuqi pėr kontabilitetin, si dhe tė hartojė njė raport me shkrim pėr administrimin. Sipas raportit qė do t'i paraqitet kėshillit bashkiak, mėsohet se kjo shoqėri nuk ka pasur njė kėshill mbikėqyrės funksional dhe se vetė shoqėria nuk ka kryer asnjė nga detyrat e pėrcaktuara nė statusin e saj. Kėshilli bashkiak vėren se asambleja e zakonshme nuk ėshtė mbledhur asnjėherė, pra asnjė nga organet e kėsaj shoqėrie nuk ka funksionuar dhe nuk ka kryer asnjė detyrė tė pėrcaktuar nė status dhe nė ligj, duke e shndėrruar kėtė shoqėri nė njė shoqėri fiktive. Gjithmonė sipas relacionit tė paraqitur nė kėshillin bashkiak, eksperti kontabėl i caktuar nė nenin 54 tė statutit nuk ka kryer asnjė nga detyrat e caktuara nė ligj, nuk ka bėrė verifikime tė librave tė llogarisė dhe fondeve tė shoqėrisė, si dhe pėrshtatjen e kontabilitetit tė saj me legjislacionin nė fuqi. Deri mė sot, qė shoqėria pretendon pronėsinė mbi futbollin beratas, nuk ėshtė paraqitur asnjė raport mbi kryerjen e detyrave tė pėrcaktuara. Kėshilli bashkiak gjithashtu vėren se shoqėria F.K. "Tomori" sh. a., nuk ka ekspert kontabėl qė prej datės 1 janar 2006, datė nė tė cilėn ka pėrfunduar dhe viti financiar 2005. Relacioni mbyllet me konkluzionin qė asnjė nga aksionarėt nuk e ka shlyer vlerėn e mbetur tė aksioneve, kur dihet qė afati i shlyerjes sė tyre ka qenė data 30 prill 2005. Nė kėto kushte, Bashkia e Beratit, nė pėrputhje me ligjin 7638, dt. 19.11.1992 "Pėr shoqėritė tregtare", kėrkon prishjen e kontratės me sh.a. "Malollari". Nė zbatim tė kėtij realacioni pritet qė nė bazė tė njė vendimi tė bashkisė, sė shpejti tė deklarohet prishja e shoqėrisė tregtare F.K. "Tomori" sh.a. me ortak tė ndjerin Edmond Malollari. Argumentet e bshkisė pėr kėtė akt janė: Prishjen me likuidim tė F.K. "Tomori" sh.a. me aksionar Edmond Malollari dhe Bashkinė e Beratit, pasi deri mė tani nuk ėshtė zbatuar asnjė nga nga kushtet ligjore tė funksionimit tė njė shoqėrie tregtare. Tashmė, me kėtė vendim, hapet rruga ligjore pėr tė funksionuar normalisht presidenca e re, qė ka sponsorizuar Tomorin nė fazėn e parė, me president Ylli Kelin.

Titi
28-01-2007, 01:14 PM
Uka, Bėrzezi dhe njė mbrojtės nigerian janė emrat mė tė rinj qė shtohen nė apelin e skuadrės beratase 28-01-2007

Pėrforcimet kthejnė te Tomori Milen dhe Arbrin

Rushan Dosti


Tema e ditės pėr skuadrėn beratase tė futbollit ka qenė ajo e pėrforcimeve me lojtarė elitarė, tė domosdoshėm pėr kompeticionin futbollistik nė vazhdim. Pėrveē lakimit tė 3 brazilianėve, sportdashėsit beratas kanė mbetur tė kėnaqur edhe me ardhjen e dy lojtarėve jo tė panjohur pėr ta. Bėhet fjalė pėr tri pėrforcimet mė tė fundit pėr skuadrėn e Tomorit, ku nė apelin e trajnerėve tė ardhshėm do tė thėrriten emrat e Bėrzezit dhe Ukės, tė cilėt pėrfundimisht kanė vendosur tė "falen" te skuadra e Tomorit. Qė prej dy ditėsh, tė dy futbollistėt e rreshtuar nė listėn e "jabanxhinjve" po stėrviten sė bashku me grupin, nė pritje tė prurjeve tė tjera. Bėrzezi, ish futbollist i skuadrės sė Erzenit tė Shijakut, prej kohėsh ishte pėrfolur se do tė ishte kontigjent i Tomorit, pėr vetė vlerat qė ai mbart nė krahun e majtė tė mesfushės, ndėrkohė qė Uka ka qenė edhe nė fazėn e parė. Nė merkaton e dimrit ai u kėrkua nga ekipi i Skraparit. Futbollisti tjetėr qė ka ngrohur zemrat e sportdashėsve vendės ėshtė njė nigerian, i cili u aktivizua nė takimin e kontrollit si thyes, duke bėrė njė figurė shumė tė mirė. Mbas Bytyēit dhe portierit rumun, numri i "jabanxhinjve" qė duan tė kontribuojnė te skuadra beratase, arrin nė 5, pa llogaritur kėtu brazilianin Olivera dhe tre patriotėt e tij, qė pritet tė vijnė te Tomori. Ajo qė e ka ēliruar nga ankthi publikun sportdashės beratas, ka qenė drejtimi i skuadrės nga dyshja Mile Arbri, qė mė nė fund kanė marrė nė duar "frenat" e skuadrės. Gjithsesi, sportdashėsit beratas janė tė gėzuar edhe nga fakti se ekipi e ka shpėrfillur indiferencėn, duke treguar vlera qytetarie nė aspektin qė futbolli nuk ėshtė pronė e askujt, pėrveēse pronė e qytetarėve. Kjo vėrtetohet me koshiencėn qė skuadra ka treguar nė kėto javė tė vėshtira, duke mos e bojkotuar asnjė ditė fushėn e stėrvitjes. Tashmė mund tė thuhet pa frikė se Tomori ka nisur rrugėn pėr tė qenė protoganist nė fazėn e dytė tė kampionatit, pa menduar se mund tė jetė "viktimė" pėr tė rėnė nga kategoria.

topkemba
05-03-2007, 07:30 AM
Me vje keq vertete per Tomorrin qe s'e shofim ne Superlige. Eshte ekip qe te pakten me e keqja shkon luan ne fushe te tyre pa frike se po te pellcet dajaku. Jane njerez te urte dhe e kane pas dashur dikur futbollin shume, por tani ka hy parja ne mes, edhe aha...

topkemba
28-11-2007, 07:53 AM
Muzhaj: Tomori ka rritje, fati e ka ndėshkuar

Pas humbjes me Bilisht-Sportin, beratasit bėjnė llogaritė pėr dy fitore nė shtėpi, me Adėn dhe Skraparin

Skuadra beratase ka shėnuar njė tjetėr humbje nė transfertėn e Bilishtit, ku ėshtė mundur 3-0. Nė fakt, nuk pritej kjo humbje e thellė, por tashmė gjithēka ka ndodhur dhe pėr drejtuesit e ekipit, e vetmja rrugėdalje mbetet llogaritja e dy fitoreve nė Berat, pėrkatėsisht ato me Adėn dhe Skraparin. Sipas kėtyre llogarive, do tė ishte "komode" pėr kėtė ekip nėse nė fund tė fazės sė parė do tė grumbullonte 16 pikė, pasi nė fazėn e dytė mendohet tė kemi njė Tomor me njė format dhe drejtim krejt tjetėr. Beratasit ndėshkohen edhe nga kalendari, sepse ata do tė luajnė nė mesjavė me Elbasanin pėr kupė dhe mė pas do tė udhėtojnė pėr nė Gjirokastėr, ku do tė luajnė me Luftėtarin vendės.

Pėr tė gjitha kėto impenjime flet ndihmėstrajneri i Tomorit, Madrid Muzhaj. Sipas tij, Tomori, edhe pse ka humbur, me Bilisht-Sportin ka zhvilluar njė takim relativisht tė mirė. "Nuk prisnim tė humbisnim 3-0, pasi djemtė treguan rritje nė lojėn e tyre. E them me bindje se nė pjesėn e parė kemi qenė tė barabartė, madje nė disa parametra edhe mė lart se vendėsit. Gjithsesi, nė futboll janė tė dyja anėt e medaljes: luan mirė dhe humbet dhe luan keq e fiton. Nė rastin konkret, humbja me Bilisht-Sportin mė shumė ka qenė rastėsi, ose njė mungesė fati pėr ne.

Nėse do tė na kishte ndihmuar fati nė pjesėn e parė pėr tė shėnuar njė gol, rezultati do tė ishte ndryshe," thotė Muzhaj, pėr tė cilin ekipi duhet tė tregojė mė shumė karakter nė ndeshjet e mbetura, veēanėrisht nė ato qė do tė luhen nė Berat. Pėr takimin e radhės, qė do tė luhet nė Gjirokastėr, Muzhaj pohon se do tė jetė njė pėrballje e vėshtirė. "Nė mesjavė luajmė me Elbasanin pėr kupė. Do tė jetė si njė takim kontrolli pėr ne, pėr faktin se objektivi ynė mbetet qėndrimi nė kategorinė e parė. Pra, i vlerėsojmė ndeshjet e kampionatit.

Luftėtari ka njė skuadėr, qė nė shtėpinė e saj "kuvendon" shtruar me kundėrshtarin. Gjirokastritėt kanė nevojė pėr fitore, pasi edhe ata kanė problemet e tyre. Nė tė njėjtėn kohė, edhe ne do tė shkojmė me objektivin pėr tė marrė ndonjė pikė, gjė qė me kujdes e pėrqendrim mund ta bėjmė. Dua tė theksoj se Tomori ka rritje nė nivelin e lojės.

Disa nga lojtarėt "kyē" e kanė arritur formėn e duhur sportive dhe ky fakt na gėzon. Problemi kryesor ka tė bėjė me pėrgatitjen psikologjike. Siē duket, disa humbje rresht dhe renditja nė zonėn e ftohtė kanė dhėnė efektet e tyre negative dhe e kanė tronditur disi moralin e ekipit," ka pėrfunduar njė nga drejtuesit momentalė tė Tomorit, Madrid Muzhaj.

http://www.sportishqiptar.com.al/tpllib/img.php?im=cat_126/1490.jpg&w=320&h=185