PDA

View Full Version : Formula 1, lajme komente etj


Franci
13-11-2006, 10:02 AM
Piloti finlandez i Ferrarit tashmė ka filluar tė thumbojė disi rivalėt qė do tė ketė pėr sezonin 2007

Raikoneni: Masėn e kam rival, Alonson jo

"Kundėrshtari kryesor dhe mė i fortė nuk do tė jetė kampioni i botės, Fernando Alonso, por shoku im i skuadrės, Felipe Masa," ka thėnė Kimi Raikonen nė njė intervistė pėr tė pėrditshmen gjermane "Bild". Duket si njė frazė qė fton nė njė sfidė pėr sezonin e ardhshėm pilotin spanjoll dhe shokun e ri tė skuadrės, Masa, i cili fitoi gjithashtu edhe garėn e fundit tė kėtij sezoni, atė tė Brazilit.
Rivalitet: Janė dy pilotė, tė cilėt do ta fillojnė sezonin e ri si tė barabartė, por me synim titullin kampion. Pėr Ferrarin do tė jetė njė sezon krejtėsisht i ndryshėm, pasi nuk do tė jetė mė Majkėll Shumaker. Ashtu si Masa, i cili e ka mbyllur mjaft mirė kėtė vit tė parė me "kokėkuqen", edhe Raikonen kėrkon njė sukses tė padiskutueshėm nė 2007 n. Ish skuderia e tij, McLaren, nuk ėshtė aspak e penduar qė e ka lėnė tė lirė finlandezin, pasi nė vend tė tij kanė marrė kampionin e botės, Fernando Alonson.
E shkurara: Menjėherė sapo ka pėrfunduar ky sezon, finlandezi ėshtė munduar tė ngacmojė rivalėt e sezonit tė ardhshėm. Pėr McLaren in ai ka thėnė: "Qė nga sezoni i ardhshėm, makinat Mercedes McLaren do t'i shoh vetėm nėpėr pasqyra." Ndėrsa nga ana tjetėr, skuderia anglo gjermane ka pohuar se nuk ka qenė nė lartėsinė e duhur nė kėto sezonet e fundit. "Kanė qenė disa faktorė qė kanė ndikuar, tė cilat kanė sjellė kėto rezultate pėr mua nė 5 vite me McLaren in, pra vetėm 9 fitore. Megjithatė, mund tė them se shpeshherė makina nuk ka qenė konstante."
Optimizmi: Ai duket se ėshtė shumė i sigurt, edhe pse skuderia e re ėshtė krejtėsisht e ndryshme nga ajo e mėparshmja. Qė nė momentin kur zyrtarizoi kalimin te skuadra nga Maranelo, Raikoneni deklaroi: "Kisha kohė qė mendoja pėr njė kalim te Ferrari dhe jam i sigurt se kjo skuadėr ėshtė shumė argėtuese. Jam i sigurt se do tė kem mundėsi tė fitoj titullin kampion." Por kur ėshtė folur pėr paraardhėsin e tij, i cili kishte fituar shtatė tituj kampionė, ai ka deklaruar se nuk i interesonte. "Me makinėn dhe skuadrėn e duhur mund tė thyesh tė gjitha rekordet. Mund tė them se ato vende tė para nė statistika qė mban Majkėlli, nuk janė tė pathyeshme. Pa dyshim do tė mė pėlqente shumė tė isha unė ai qė i thyen ato rekorde. Ndoshta kjo kontratė qė kam firmosur me Ferrarin, do tė jetė e fundit, pasi nuk do tė firmos me ndonjė skuderi tjetėr.
Makina: Ai ka kėrkuar edhe njė ndihmesė nga Majkėlli, i cili pėr tė ardhmen do tė jetė asistenti i Zhan Todtit. "Do tė tregohesha budalla nėse nuk do t'i kėrkoja Majkėllit mbėshtetje dhe kėshilla. Do tė jetė me tė vėrtetė shumė mirė qė tė mė ndihmojė ai nė kėtė vit tė parė, ku unė do tė mundohem tė ambientohem sa mė shpejt. Nėse ai do tė bėjė testime pėr mua, kjo mė duket njė budallallėk," ka pėrfunduar Raikoneni.
Endi TUFA

Franci
13-11-2006, 10:02 AM
Fillon "relaxi" i ēmendur pėr Raikonenin
Pas festimeve qė ka bėrė skuderia McLaren Mercedes nė Shtutgart, ku i ėshtė dhėnė edhe lamtumira, Kimi Raikonen filloi pushimet e tij.
Tė enjten e kaluar, i shoqėruar nga 5 miq, Kimi shėtiti disa bare nė qytetin Oulu. Nė fund ai shkoi nė njė "PUB" me njė cigare kubaneze nė duar, duke u thėnė klientėve qė e njihnin se ishte i vėllai i pilotit tė ri tė Ferrarit. Njė ditė mė pas, ai kaloi nė njė lokal tjetėr "karakoke". Aty ai kėndoi disa nga kėngėt e tij tė preferuara, tė cilat kryesisht ishin tė zhanrit "rap" finlandez. Duke kaluar nga kėnga nė kėngė, Kimit filloi t'i dridhej dhe zėri mė pas, pasi edhe alkooli bėnte tė vetėn. Pėr mediat vendėse, kjo ishte njė ngjarje tashmė normale pėr Kimi Raikonenin. Ata shkruanin gjithashtu se pijet e preferuara tė tij janė birra dhe vodka.

Romeo
28-11-2006, 07:52 AM
Raikonen: Mezi po e pres Ferrarin!


"Dhe pse do te zevendesoj nje legjende si Shumakeri, une nuk ndiej kurrfare presioni, sepse e di se kam pas vetes nje skuader magjike"

Si pasues i Mikael Shumakerit tek Ferrari, Kimi Raikonen ka bere transferimin me te bujshem ne Formula 1 per sezonin e ri 2007, duke zene vendin e Mikael Shumakerit tek Ferrari. Raikonen, me pushime ne Zvicer, ruan formen e tij fizike dhe shpreson qe ta provoje sa me shpejt Ferrarin e ri. Finlandezi, ne nje interviste me nje gazete zvicerane, foli per skuadren e tij te re dhe per kampionatin qe do te startoje ne 18 marsin e ardhshem, me garen e Australise.

- Kimi Raikonen, tek Ferrari ju do te zini vendin e Mikael Shumakerit, i cili eshte nje legjende ne Formula 1. Si eshte raporti juaj me presionin ne skuader?

- Une nuk ndiej presion. Natyrisht, une e njoh pak Ferrarin, megjithate, asnjehere nuk i dihet se se cfare mund te ndodhe. Ne fund te fundit, une tek Ferrari nuk kam treguar ende asgje.

- Me transferimin tek Ferrari, a eshte realizuar nje nga endrrat tuaja me te medha?

- Epo si te thuash... mendoj se cdo pilot deshiron qe ne karrieren e tij te ndaloje ne stacionin e Ferrarit, ky nuk besoj se eshte ndonje sekret. Megjithate, kisha shume mundesi te tjera edhe sikur te mos isha transferuar tek Ferrari.

- Ne Formula 1 ju erdhet nepermjet Peter Sauberit, a keni ende kontakte me te?

- Takohemi ndonjehere neper gara, vetem kaq. Per me teper, ai banon shume larg prej ketej.

- Cfare prisni ju prej kolegut tuaj te ri, Felipe Mases? Dikur, edhe ai ka qene nje pilot i Sauber.

- Natyrisht, por une e njoh shume pak Felipen. Sa mund te mesosh per nje njeri qe e sheh vetem ne piste dhe nuk ke kontakte me te? Une tek Ferrari nuk kam kaluar ende asnje dite, keshtu qe nuk mund te flas me shume.

- Ju banoni ne Volerau, ndersa pilote te tjere te Formula 1, si Mikael Shumaker, Nik Haidfeld apo Fernando Alonso e kane nga nje shtepi ne Zvicer. Mendoni se kjo vjen per shkak te taksave te uleta?

- Jo vetem prej kesaj. Zvicra eshte nje vend i mrekullueshem qe ndodhet ne mes te Europes. Megjithate une ketu ndihem mire, me lene te qete.

- Kjo do te thote se ne Volerau ju mund t'ju gjejme edhe ne ndonje dyqan duke bere pazar?

- (qesh). Po, besoj se mua nuk me njohin te gjithe kur me shohin ne rruge.

- Cfare mendoni per rruget e Zvicres? 120 km/h per ju duhet te jete shpejtesia idelae per makinat normale, apo jo?

- Ne te vertete jo. Une e kam shume te qarte se ne trafikun rrugor pergjegjesia eshte shume e madhe.

- Kjo do te thote se ju nuk e dini se ku ndodhen aparatet e radareve neper rruge?

- Jo, vetem disa prej tyre.

- Sezoni i ardhshem fillon ne 18 mars ne Australi, po pushimet tuaja sa zgjasin?

- Deri ne diten e fillimit te sezonit, une do te perpiqem te jem ne forme. Vec kesaj, do te doja qe kete vit te kryeja nje ose dy prova me Ferrarin.

- Tek MekLareni, ne pese vite u shpallet vetem dy here nenkampion. Por, qe kur keni nenshkruar per Ferrarin, njerezit kane nisur qe tani te flasin per duelin Alonso-Raikonen per sezonin e ri. A do te arrini te fitoni titullin boteror qe kete sezon?

- Nuk e di. Tek MekLareni jam zhgenjyer disa here, megjithate, ne pese vitet e mia atje kam kujtime te mira. Sa per Ferrarin, dihet se eshte nje skuader e forte dhe shpresoj qe ne sezonin e ri te paraqitemi ne formen e duhur per te qene pretendentet kryesore per titullin boteror.

Romeo
29-11-2006, 09:49 PM
Denis: Pershtatja? Fernando do t'ia dale!


29 Nentor Drejtori i skuadres se MekLaren Marcedes, Ron Denis ve bast qe Fernando do te pershtatet shume shpejt me skuadren e tij te re

Sipas rregullave, Fernando Alonsos nuk i lejohet te beje asnje prove me "shigjetat e argjendta" deri ne daten 1 janar, sepse kontrata e tij me Renone perfundon ne fund te vitit 2006. Por, ne te vertete, ai po perpiqet qe tani qe te mesohet me kushtet dhe ambjentet e "familjes" se re. Te pakten, Ron Denis, kreu i skuadres, nuk parashikon probleme me ambjentimin e spanjollit.

"Fernando eshte nje djale i vecante", tha britaniku gjate nje konference nepermjet telefonit. "Atij nuk i intereson asgje tjeter vecse te marre pjese neper gara, akoma me shume se kjo, atij i intreson te fitoje gara. Marredhenia jone nuk eshte ndertuar vetem ne baze te vullnetit per te fituar, por edhe tek menyra se si duam ne t'i arrijme fitoret. Kemi folur gjate me te dhe mendoj se marredhenia mes nesh ka arritur deri aty sa mund te themi se tashme ai eshte nje pjestar i mirefillte i familjes tone", tha Denis ne fjalen e tij.

MekLaren nuk do ta ndryshoje filozofine

Denis u shpreh gjithashtu se mes spanjollit "gjaknxehte" dhe MekLaren, skuadres qe eshte cilesuar si me "e terhequra" dhe me e "ftohta" ne Formula 1, nuk do te kete mosmarreveshje. "Une e di se ne ne shume raste ne na konsiderojne te menjanuar ose te shkujdesur, por jam i bindur se nuk ka asnje person brenda stafit tone te gjere qe ta kete kete mendim. Ne do te qendrojme ata qe jemi dhe do te bejme vetem punen tone", tha 59-vjecari.

Per me teper skuadra do te punoje per ta ndihmuar Alonson. Nje vit me pare, kur ai ishte tek Renoja, pati momente ne te cilat ai deklaronte se nuk kishte mbeshtetjen e duhur nga skuadra. Ndersa tek skuadra e tij e re, nese ai nuk gjen ndihme, mund te krijohet pershtypja se MekLaren do te mbaje me afer Ljuis Hamiltonin, sesa dyhere kampionin. Por, sipas Denis: "Per kete nuk e vras mendjen, dhe nuk besoj se Fernando mendon qe "foleja" e tij do te zbukurohet me shume se sa ajo e Hamiltonit. Ai eshte dy here kampion, si rrjedhoje ai do te marre besimin qe i takon. Nuk arrij ta imagjinoj se si ai mund te shqeteshet per faktin qe Hamilton ka me shume se nente vite qe ndodhet tek ne". Vete spanjolli, ne deklaratat e tij nuk ka folur ndonjehere per probleme te mundshme me skuadren e re, por shprehet entuziast per provat e para pas nje janarit te vitit te ri.

Romeo
29-11-2006, 09:49 PM
Hakinen: Alonso, serish kampion!


29 Nentor Finlandezi, ish-pilot i Formula 1 beson se transferimi i Fernandos nga Renoja tek MekLaren do te shoqerohet me titullin e trete per spanjollin

Ish-piloti i MekLaren Mercedes dhe njekohesisht kampion i viteve 1998 dhe 1999, Mika Hakinen do te rikthehet kete jave ne qendren e ish-skuadres se tij, pasi aty ka te ngjare te ngarkohet me detyren e keshilltarit te skuadres. Si i tille, ne vitin 2007 ai do te kete mundesi te bashkepunoje edhe me Fernando Alonson.

Finlandezi eshte mese i sigurt se spanjolli do te vazhdoje te jete favorit per nje titull te trete radhazi, ndonese u largua nga skuadra me te cilen fitoi dy te paret. "Ai qe nenshkruan per MekLaren, nuk vepron asnjehere gabim", tha Hakinen per gazeten spanjolle "Marca". "Per mua ajo eshte skuadra me e mire ne bote. Skuadra nuk ekzaltohet nga fitoret, por qendron e fiksuar tek rezultatet me te larta. Ajo ka nje mbeshtetje shume te madhe financiare, burimet me te mira dhe materialin me te mire gjithashtu. Fernando kishte arsye te mira per transferimin e tij. Ta kete te qarte se nuk ka vepruar gabim", shtoi Hakinen per gazeten ne fjale. Megjithate, Alonso sheh nje ane negative, sepse ne ditet e sotme transferimi nga nje skuader ne nje tjeter eshte dicka teper komplekse. Shume piloteve i'u eshte dashur te kalojne nje periudhe te gjate deri sa te mesoheshin me skuadrat e reja. Keshtu, Huan Pablo Montoja ne vitin 2005 pati probleme te medha tek MekLaren Mercedes, probleme te cilat ai asnjehere nuk arriti t'i zgjidhte plotesisht. Edhe Rubens Barikelos i'u desh nje gjysme sezoni tek Honda per t'u paraqitur mire te pakten ne dy gara. Pra ky eshte presioni qe bie tek dy here kampioni ne fuqi. "Nuk e kam idene se si do ta reagoje ai ndaj kesaj situate. Une personalisht nuk ndieja asnjehere presion, edhe pse kisha fituar dy tituj. Natyrisht, une nuk e njoh aq mire Fernandon, por imazhi i tij i jashtem, ashtu sic e njohim te gjithe, tregon se ai do te jete favorit per titull edhe ne vitin 2007. Nuk e di nese do te jete me e veshtire apo jo per dike per t'u bere per te treten here kampion. Une vete jam shume krenar per dy titujt e mi, per te cilet m'u desh te luftoja shume. Mendoj se Alonso, pas dy titujve qe ka fituar, do te kerkoje edhe te tretin. Te gjitheve na shkon ne mendje se kampioni i sezonit te ri do te jete perseri ai dhe nese nuk i'a del mbane, do te zhgenjehemi. Por, eshte e veshtire te fitosh gjithmone", shtoi nder te tjera 38-vjecari, i cili shpreson ne trofeun e trete te Fernando Alonsos.

Admin
19-03-2007, 12:11 PM
Raikonen, debutim triumfues

Nė Ēmimin e Madh tė Australisė ngadhėnjen edhe i riu Hamilton, me MekLaren


Njė debutim thjesht perfekt. Kimi Raikonen ka dominuar Ēmimin e Madh tė Australisė, qė ishte edhe prova e parė e Botėrorit 2007. Finlandezi i Ferrarit ka fituar garėn e tij tė parė me skuderinė italiane, duke pėrfshirė nė kėtė paraqitje edhe "pole-position" dhe xhiron mė tė shpejtė tė garės. Raikonen i ka paraprirė nė finish dy makinave MekLaren tė Fernando Alonsos dhe tė debutuesit Ljuis Hamilton, "i thyer" nga shoku i skuadrės vetėm nė ndalesėn e dytė nė bokse. Nė vendin e katėrt, garėn e ka mbyllur Nik Haidfild me BMW, ndėrkohė qė, rezultati mė i mirė i Renaultit nė kėtė garė ka qenė vendi i pestė, me Xhankarlo Fizikelėn. Paraqitje e kėnaqshme edhe pėr ferraristin tjetėr, Felipe Masa, i cili pasi ėshtė nisur nga vendi i 16-tė, ka arritur qė nė pėrfundim tė garės tė jetė i gjashti. Nė zonėn e pikėve kanė hyrė edhe Niko Rosberg dhe Ralf Shumaher.

Frika kryesore e Raikonen ka qenė pikėrisht kthesa e parė. megjithatė, pėr tė gjithēka ka rrjedhur vaj. Pasi ka mbajtur kryesimin nė start, finlandezi nuk ka pasur mė asnjė problem. Njėvendėshja e tij F2007 ka qenė perfekte, po aq efektive ka qenė edhe strategjia e pėrdorur nė garė, qė i ka lejuar tė fitonte ato tė dhjetat e sekondave, qė janė thelbėsore pėr tė fituar Ēmimin e Madh me qetėsi pas dy "pit stop"-eve. Pėr tė gjetur "defektin" e vetėm nė paraqitjen e Kimit, duhej tė vinte xhiro e 46-tė, ku ai ka frenuar relativisht fortė nė njė shikan: asgjė pėr t‘u alarmuar, fitorja ishte nėn kontroll. Me kėtė fitore, 26-vjeēari nga Espo i ka lejuar vetes luksin qė tė hyjė nė njė klub prestigjioz, atė tė pilotėve ferraristė qė kanė triumfuar nė debutim. Kėtė arritje pėrpara tij e kishin realizuar vetėm Fanxho, Muzo, Bageti, Andreti e Mansel. Jo keq si fillim i erės post-Shumaher. "Fitorja qė nė garėn e parė me Ferrarin ėshtė diēka fantastike. Makina ka qenė perfekte", ka deklaruar Raikonen, duke gėzuar triumfin. "Ka qenė njė fundjavė fantastike, pasi gjithēka ka funksionuar ashtu si e kishim planifikuar: nuk kemi pasur njė problem gjatė garės. Duhet ta pranoj se rikthimi te fitorja ėshtė njė ndjesi shumė e bukur dhe pėr kėtė dua tė falėnderoj skuadrėn qė ka qenė fantastike". Nė fund tė garės, njė telefonatė e veēantė: "Mikael Shumaher mė ka telefonuar nė fund tė garės, duke u komplimentuar me mua". MekLareni i pėrforcuar sė tepėrmi gjatė kėtij viti nuk ka mundur tė bėjė asgjė pėrballė supremacisė sė finlandezit. Kampioni nė fuqi, Alonso, ka vuajtur shumė pėr t‘u renditur pėrpara shokut tė tij tė skuadrės, Ljuis Hamilton. Anglezi i vogėl ka qenė protagonist i njė gare shumė tė mirė, ku ėshtė detyruar tė dorėzohet vetėm gjatė ndalesės sė dytė nė bokse, megjithatė, vendi i tretė nė podium pėr tė ėshtė njė kėnaqėsi e veēantė.

arensi
22-12-2007, 10:44 AM
Shumakeri ai gangsterri qe ka nja 7 kampionate, o ne pencion o per pall ariu deri ne 2014,fal agjentit te tij do perfitoj 5 miljon euro cdo vit nga sponsoret.

ahhhhhhhhhhhh jet o jet si mbret

ERVINI
16-03-2008, 04:48 PM
Sot eshte zhvilluar gare e pare per kampionatin e 2008 ne australi.
Piloti i MC Larenit Hamilton ka triumfuar, i ndjekur nga Heidfeld {BMW} dhe Rosberg {Williams} nderkohe qe per here te pare mbas 11 vjetesh makinat ferrari kane dale te dyjan nga gara per defekt teknik

Sary1987xx2a
05-08-2008, 11:12 PM
so nice..... wow power leveling (http://www.toppowerlevel.net),wow powerleveling (http://www.toppowerlevel.net),world of warcraft power leveling (http://www.toppowerlevel.net),world of warcraft powerleveling (http://www.toppowerlevel.net),wow gold (http://www.toppowerlevel.net/buy.php)