View Full Version : Dhuna ne futbollin tone, FSHF kerrcenon me nderprejen e kampionateve!
Franci
11-11-2006, 11:56 AM
Pas ngjarjeve te Burrelit, shtypi sportiv shqiptar shkruan
Sporti Shqiptar
Pas ndeshjes Burreli-Erzeni 1-1, tifozė vendas kanė dhunuar gjyqtarėt dhe tė deleguarit e FSHF-sė
Dhunė nė Burrel, masakrohet Sulejman Mema
Futbolli shqiptar, pėr ditė e mė shumė, po i ngjason filmit "Fushė e kuqe fushė e blertė". Seria e fundit e dhunės nė futbollin tonė ka ndodhur dje nė Burrel, ku pas fundit tė takimit midis Burrelit dhe Erzenit situata ka dalė jashtė kontrollit. Tifozėria vendėse nuk ėshtė pajtuar me gjykimin tendencioz tė kryesorit Sopjani. Disa ditė pėrpara ndeshjes sė djeshme, presidenti dhe klubi i Burrelit e kishin kontestuar caktimin e treshės sė gjyqtarėve, me nė krye Mentor Sopjanin, sepse ai ka pasur njė tė kaluar jo tė kėndshme pėr skuadrėn matjane. Para dy sezonesh, Burreli luante ndaj Turbinės njė ndeshje kualifikuse pėr tė arritur nė kategorinė e parė, por ndeshja ka dalė jashtė kontrollit dhe atė kohė matjanėt akuzonin gjyqtarin Sopjani dhe tifozėrinė vendėse. Krejt papritur, FSHF-ja harron tė kaluarėn e gjyqtarit Sopjani me skuadrėn e Burrelit dhe pėr ndeshjen e djeshme cakton pėrsėri njeriun e padėshirueshėm nė qytetin e Burrelit. Sipas shtypit, presidenti i Burrelit, Murat Koliqi, u mundua tė kontaktonte me organet e FSHF-sė pėr t'u shprehur pakėnaqėsitė e matjanėve, qė nuk pajtoheshin me kėtė gjyqtar. Nė kėtė rast, organet e federatės preferuan qė tė bėjnė tė fortin dhe tė marrin nė qafė disa tė pafajshėm. Pas pėrfundimit tė takimit tė djeshėm, gjendja nė stadiumin e Burrelit ka dalė jashtė kontrollit, sepse tifozėria nuk u pajtua me gjykimin e gjyqtarėve. Duke parė situatėn e rėnduar, policia lokale ka preferuar qė tė dėrgojė njė furgon policie nė mesin e fushės dhe pėr gati dy orė gjyqtarėt kanė qėndruar nė mjetin e uniformave blu. Por kur mendohej se gjendja po qetėsohej, ajo ka shpėrthyer pėrsėri dhe dhuna e tifozėve tė indinjuar ka shpėrthyer dhe viktima tė kėsaj dhune kanė qenė "jabanxhinjtė", ku nė pėrfundim tė "katrahurės" mė i dėmtuari ka dalė shefi i arbitave pranė FSHF-sė, Sulejman Mema, i cili ėshtė goditur dhe nga dhuna qė ka pėsuar ka marrė njė goditje tė rėndė nė kokė dhe ėshtė dėrguar me urgjencė nė spitalin lokal tė Burrelit. Mema ka shkuar nė spital nė njė gjendje tė rėndė, por falė ndėrhyrjes sė mjekėve ėshtė jashtė rrezikut pėr jetėn dhe mbrėmė ka dalė nga spitali pėr t'u drejtuar drejt Tiranės. Akti i djeshėm i ndodhur nė Burrel ėshtė njė ngjarje e rėndė dhe e dėnueshme dhe nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me futbollin e luajtur. Pėr kėtė ngjarje policia ka ndaluar disa persona, por fajtorėt e vėrtetė duhen kėrkuar qė nga nisja e historisė dhe deri tek pasojat e pasndeshjes. Nė kėtė rast matjanėt bėnė harakirin, sepse ata e dinė se do tė ndėshkohen dhe kjo ngjarje e shėmtuar vjen nė momentin mė tė mirė tė skuadrės sė Burrelit. Sipas drejtuesve dhe tifozėve tė skuadrės matjane, treshja e gjyqtarėve kishte ardhur me mendimin qė Erzeni nuk duhej tė humbiste dhe pėr ngjarjen nė fjalė ata ua vėnė fajin drejtuesve tė FSHF-sė, qė nuk e morėn parasysh mospėlqimin e tyre pėr treshen gjykuese. Pasi gjykimi i djeshėm dhe historia e kaluar e irrituan turmėn, ndodhi ngjarja mė e fundit dhe e pėrgjakshme e tė ashtuquajturit futboll shqiptar.
Ilir CARA
Franci
11-11-2006, 11:58 AM
Sport Ekspres reagon ashper me titullin:
Kafshėri
Dje, ne perfundim te Burreli Laci, rrihet barbarisht shefi i gjyqtareve, Sulejman Mema
Ne sy te policeve vendas goditet gjyqtari Sopjani e me pas edhe trajneri i Erzenit, Hysen Dedja
Kercenimi i FSHF se: Do te nderpresim aktivitetin!
Sulejman Mema, pergjegjes i arbitrave ne Federaten Shqiptare te Futbollit, me cilesine e te deleguarit ne ndeshjen Burreli Erzeni, eshte sulmuar barbarisht ne syte e policeve ne perfundim te ndeshjes nga nje tifoz vendas, qe jashte cdo rregulli eshte ndodhur ne korridoret e stadiumit vendas. Mema ka rene pa ndjenja dhe eshte derguar ne spitalin e Burrelit, ku eshte mbajtur per disa ore nen vezhgim, pasi kishte nje hematome te rrezikshme ne qafe.
Sa me siper ka qene kulminacioni i nje dhune qe ka filluar ende pa nisur ndeshja, kur eshte goditur gjyqtari nga nje civil mu ne mes te fushes, serish ne sy te policeve. Ka vijuar me shantazhin qe presidenti i Burrelit, Koliqi, u ka bere gjyqtareve ne dhomen e tyre, serish ne sy te policeve; eshte “shoqeruar” ne bresheri sendesh te forta ne drejtim te futbollisteve kundershtare e pankines se Erzenit gjate ndeshjes, per te shkuar deri ne goditjen edhe te trajnerit te shijakasve, Hysen Dedja, serish ne sy te policeve.
I menjehereshm ka qene reagimi i FSHF se. Vecse, ne ndryshim nga heret e tjera, selia qe drejton futbollin shqiptar, pasi ka shpallur papajtueshmerine me ngjarjen, ka kercenuar me nderprerje aktiviteti. Ndonese nuk shkruhet, nenteksti i ketij kercenim i eshte mese i kuptueshem: Federata ka ndier se policia ne mjaft raste (i djeshmi nuk eshte agresioni i pare ndaj protagonisteve te nje ndeshjeje gjyqtare, futbolliste, trajnere, vezhgues , apo te deleguar qe duhet te kene mbrojtjen e uniformave blu) nuk po tregon gatishmerine e profesionalizmin e premtuar ne korrespondenca e takime. Dhe pa kete mbeshtetje, FSHF ja eshte krejtesisht e dorezuar.
Fatmir Meneri
Kryeredaktor i Sport Ekspres
Franci
11-11-2006, 11:59 AM
Ngjarja sipas Sport Ekspres
Shefi i gjyqtareve ne FSHF eshte goditur dje pas qafe ne stadiumin e Burrelit dhe, ne gjendje te fikti, ka shkuar ne spitalin e qytetit, prej nga eshte larguar me pas, pa rrezik per jeten
Reagojne gjyqtaret
Te gjitha ndeshjet e sotme do te nisin me 15 minuta vonese, ne shenje proteste ndaj dhunes se shfaqur ne Burrel. Ky vendim eshte marre mbreme nga Shoqata e Gjyqtareve dhe eshte perkrahur nga FSHF ja.
Sulejman Mema, shefi i gjyqtareve ne Federaten Shqiptare te Futbollit, eshte goditur dje pas qafe ne stadiumin e Burrelit dhe, ne gjendje te fikti, ka shkuar ne spitalin e qytetit, prej nga eshte larguar me pas, pa rrezik per jeten. Ngjarja e rende ka ndodhur ne perfundim te ndeshjes midis Burrelit dhe Erzenit, ku nje person i paidentifikuar ka goditur Memen, i cili nderhyri per te shuar nje grindje midis agresorit dhe trajnerit te skuadres shijakase, Hysen Dedja. Per fat te keq, ka qene nje ngjarje e dhunshme e paralajmeruar, nisur me kontestimin qe presidenti i Burrelit, Murat Koliqi, i beri caktimit te gjyqtarit Mentor Sopjani per kete ndeshjes, pas shortit te hedhur pardje.
Vigjilja
Qe pa nisur ende ndeshja, situata ka qene e acaruar ne stadiumin e Burrelit. Gjyqtaret, te veshur civile, kane dale per te pare terrenin dhe ne ato momente nje person ka hyre ne fushe dhe ka goditur gjyqtarin Sopjani, ne prani te policise. Menjehere ka reaguar stafi i Erzenit, duke i treguar policise incidentin, por pergjigjja nga ana e uniformave blu ka qene e cuditshme dhe aspak e denje per funksionin e tyre: “C’keni ju? Po ju godasin juve?”. Pak para fillimit te ndeshjes, presidenti i skuadres vendase ka hyre ne dhomen e gjyqtareve dhe u ka bere presion, duke i kujtuar Sopjanit ngjarjet e ndodhura me teper se nje vit me pare ne Cerrik, ku pati dhunim te skuadres se Burrelit nga ana e tifozeve vendas,pas ndeshjes se drejtuar nga i njejti gjyqtar.
Incidentet
Atsmofera e acaruar e pragndeshjes ka vazhduar edhe gjate zhvillimit te saj. Gjate gjithe takimit ne fushe jane hedhur sende, ndersa kulmi ka arritur ne fund, kur nga tribuna kane “fluturuar” edhe karrige ne drejtim te lojtareve kundershtare e gjyqtareve. Skuadra e Erzenit dhe gjyqtaret e kane pasur te pamundur kthimin ne dhomat e zhveshjeve, derisa ne fushe ka hyre nje furgon i policise dhe i ka marre. Ne momentin e hyrjes ne mjediset e brendshme, nje person ka share e goditur trajnerin e Erzenit, Hysen Dedja, i cili ia ka kthyer me te njejten monedhe. Ne ate moment, Mema ka hyre per te ndare sherrin dhe personi qe grindej me Dedjen, e ka goditur me grusht pas qafe dhe i deleguari i FSHF se ka rene pertoke pa ndjenja.
Pasojat
Mema eshte derguar menjehere ne spitalin e Burrelit dhe, sipas diagnozes se mjekut Aranit Bugaci, nuk ka pasur fraktura, por nje ekimoze ne qafe (ekimoza eshte nje njolle hemorragjie, cka tregon carjen e eneve te gjakut). Ne spital Memes i ka bere vizite edhe deputeti Qemal Minxhozi, i cili i ka kerkuar falje ne emer te tifozeve dhe i ka kerkuar te qendroje ne Burrel si mysafir, por Mema ka refuzuar, kryesisht per shkakun se familja e tij ka qene teper e alarmuar, pasi ka marre vesh lajmin. Me pas, Mema eshte kthyer ne Tirane, duke mbyllur nje dite te hidhur per te, por edhe per gjithe futbollin shqiptar, i cili goditet nga episodi i dhunshem i radhes.
Dritan Ikonomi
Franci
11-11-2006, 12:00 PM
Reagimi i FSHF
Do te nderpresim kampionatet!
Federata Shqiptare e Futbollit ka paralajmeruar per ndalim total te futbollit shqiptar ne pergjigje te incidenteve te dhunshme ne stadiumin e Burrelit. Pas goditjes se Sulejman Memes, i deleguari i FSHF se ne ndeshjen Burreli Erzeni, Federata ka nxjerre nje komunikate per shtyp, ku ka denuar ashper aktin e dhunshem. FSHF i ka kerkuar publikisht Policise se Shtetit qe te identifikoje personat pergjegjes dhe t’i coje ata para drejtesise, per te marre denimin e merituar. Ne komunikate thuhet se se shpejti do te mblidhet Komitetit Ekzekutiv, i cili do te marre nje vendim qe mund te shkoje deri ne ekstrem, nderprerjen e te gjitha aktiviteteve kombetare te futbollit. Megjithese incidenti ka ndodhur ne nje ndeshje te Kategorise se Pare, dhuna ka qene e pranishme ne te gjitha nivelet, cka e ben FSHF ne te kercenoje me masen e jashtezakoshme.
Franci
03-12-2006, 12:43 PM
90Sėrish Vlora, protagoniste e episodeve tė dhunės. Kėsaj here kanė dashur ta fshehin incidentin
Deliu pa ndjenja, goditet nė Vlorė
Jeton SELIMI
Dhuna godet sėrish! Kėsaj here viktimė e saj ka qenė trajneri i kampionėve tė Elbasanit, Luan Deliu, i cili, fillimisht ėshtė dukur se do tė kishte fatin e Sulejman Memės nė Burrel. Por, koka e tij ka rezultuar mė e "fortė", edhe pse i ka kaluar disa orė tė mira nė spitalin e Vlorės, derisa e ka marrė veten. Ka qenė minuta e 75-tė e sfidės Flamurtari-Elbasani, kur njė lumė shishesh plastike me ujė, qė kanė fluturuar nga tribuna, kanė gjetur shenjestrėn e gabuar, kokėn e trajnerit elbasanas, i cili ka rėnė nė tokė pa ndjenja dhe ėshtė transportuar urgjentisht pėr nė spitalin e kėtij qyteti, ku ėshtė pėrmendur, pasi ka marrė ndihmėn e parė mjekėsore. Ngjarja qė ndodhi dje ishte shumė e rėndė, por mė e rėndė ishte tentativa pėr tė "eklipsuar" gjithēka si dhe kėrkesa aspak normale e drejtuesve tė Flamurtarit ndaj atyre tė Elbasanit, pėr tė mos e bėrė tė madhe kėtė problem dhe pėr tė mos u aknkuar nė federatė. Pra, drejtuesit vlonjatė kanė dashur ta "mbulojnė diellin me shoshė", duke dashur ta mbajnė tė fshehtė kėtė incident mjaft tė rėndė. Por, fakti ėshtė mjaft kokėfortė: Vlora bėhet pėr herė tė dytė, nė harkun e pak javėve, epiqendra e dhunės nė futboll!
Elbasani, kampioni nė fuqi, po fitonte dje nė stadiumin "Flamurtari", pėrballė vendėsve vlonjatė, nė njė takim tė vlefshėm pėr javėn e 14-tė tė kategorisė superiore. Nė minutėn e 75-tė tė takimit, kur ndeshja kishte fiksuar shifrat 2-0 nė favor tė Elbasanit, njė protestė e lojtarėve vendės kundėr gjyqtarit pėr mosdhėnie tė njė 11-metėrshi (tė paktėn, sipas tyre ishte i tillė), ka bėrė qė nga tribunat e stadiumit tė vėrshojnė kore tė sharash dhe hedhje objektesh nė fushė. Nė kėtė ēast, trajneri Deliu, qė kishte dalė jashtė pankinės, duke i dhėnė direktiva skuadrės, goditet nė kokė nga njė prej dhjetėra shisheve me ujė qė u hodhėn nė fushė dhe ka rėnė nė tokė pa ndjenja. Mjekėt i kanė dhėnė menjėherė ndihmėn e parė, por mospėrmendja e shpejtė e tij ka bėrė qė trajnerin Deliu ta transportojnė urgjentisht pėr nė spitalin e Vlorės, pėr tė shmangur pasoja edhe mė tė rėnda. Nga tribuna ka zbritur drejtori teknik i Elbasanit, Artim Kovaēi, qė sė bashku me ndihmėsin Filja, e kanė drejtuar ekipin pėr pjesėn e mbetur tė takimit. Kur gjyqtari ka vėrshėllyer pėrfundimin e 90 minutave, lojtarėt miq u janė drejtuar me shpejtėsi dhomave tė zhveshjeve pėr tė shmangur lumin e sendeve qė janė hedhur nė adresė tė tyre nga turma e revoltuar. Pasi ėshtė qetėsuar disi situata, ekipi verdheblu ka marrė rrugėn e kthimit dhe nė dalje tė qytetit tė Vlorės, me ta ėshtė bashkuar edhe trajneri Deliu, qė kishte marrė nė spital mjekimet e nevojshme. Incidentet kanė shoqėruar edhe njėherė njė ndeshje tė Flamurtarit nė stadiumin e tij dhe kėsaj here viktimė ėshtė bėrė trajneri i Elbasanit, Luan Deliu. Por, mes neverisė qė tė ndjell dhuna, akoma mė e nevertishme ėshtė tentativa pėr ta fshehur gjithė kėtė episod tė dhunshėm, qė mund tė kishte sjellė njė rast tė paprecedent nė futbollin tonė. Tashmė asgjė nuk mund tė tolerohet. Tė bėsh njė vesh shurdh dhe njė sy qorr, nuk ia vlen barra qeranė. Ndėshkimet e rėnda tė disiplinorit nuk duhet tė prekin vetėm kategoritė inferiore, skuadrat qė mezi mbijetojnė financiarisht, si Poliēani apo Bilisht-Sporti, por duhet tė ndėshkojnė rėndė edhe episodet e shėmtuara nė superligė. Ndryshe, shishja e Vlorės, qė desh i mori jetėn Luan Deliut, nesėr do tė bėhet tullė, nė njė stadium tjetėr. اka do tė thotė se tulla e Burrelit do tė bėjė xhiron e Shqipėrisė, derisa tė bjerė sėrish nė kokėn e ndonjė zyrtari tė vetė FSHF-sė.
Franci
03-12-2006, 12:59 PM
Eshte nje ngjarje e turpshme dhe e paprecedent. Kur shikoja pamjet qe trasportonin trajnerin Deliu pa ndjenja ne barrele me erdhi aq keq dhe u revoltova shume.
Flamurtati duhen zbritur nga kategoria pa asnje kusht. Tolerimi i dhunes nuk e shpeton futbollin tone te brishte, vetem perkqeson situaten akoma me shume!
Shume Turp..
Une nuk e kuptoj , a ka forca rendi neper kto stadiume mo vlla? kush mban pergjesi mbi keto gjera ? Si mund te goditet pa ndjenja nje trajner ekipi ?
Mos vall duhet te vdesi ndonjeri qe te zejme mend?
Elbasanlliu4ever
03-12-2006, 04:01 PM
o lal po ca policash o lal ku ka polici ne vlore.une kam 7 vjet pa ik ne vlore ene per ca se robt atje jane ngacaname kane nji ndjenje sikur jane te pathyeshem.
flamurtari jo nji kategori ma pashte po te amatoret ene e shifni ju ska me pas ma kesaoj rastesh.apo te luash ne peqin upupupupup.kam respekt per skuadren e peqinit po atje nuk luhet futboll atje luhet rrekbi
Turp :mad:
Nje tjeter shenje e "Fair Play"-it ne stadiumet/ahuret/arenat gladiatorike shqiptare ku mundohet njekohesisht te luhet dhe sport.Mbas dhunes se ushtruar ndaj Sul Memes,e mbas ngjarjeve te Policanit,vjen dhe dhuna e ushtruar ne Vloren e respektuar por dhe aq agresive saqe nuk ta ben zemra tja kujtosh kontributin e dhene sportit shqiptar.
Jam vertet tejet i indinjuar me kete situate dhe per me teper me tolerimin e saj nga organet kompetente.Eshte pikerisht ai konflik i krijuar nga hici prej nje ministri i paafte me Fshf-ne qe sjell ne tolerimin dhe nxitjen e terrorit ne stadiumet shqiptare.Nuk e di se sa e si do vijoje ky tolerim por per nje gje jam i sigurte,qe gjerat nuk mund te shkojne me tej me kete tolerim prej rrugacesh nga ministri "kompetent".
Ne fakt problemi eshte me i thelle e me kompleks sa shihet ne plan te pare.Ai ka te beje ne menyre indirekte dhe me faktin qe pse jane braktisur stadiumet tona nga masat e gjera te sportdashesve.Eshte pikerisht kjo turme rrugacesh qe me fjalorin banal dhe sjelljet e tyre rrugacesh e pseudotifozllike qe kane uzukarpuar ne nje fare menyre stadiumet shqiptare duke larguar sportdashesin e vertete shqiptar.Eshte fjala per ate sportdashes qe pertej mijrave problemeve sociale-politike-ekonomike do preferonte te shkonte nje fundjave me femijen e tij te shikonte 90 minuta futboll te hante nje qese fara e te shkonte ne shtepi me shallin e ekipit ne qafe dhe qe do ishte perseri te shtunen tjeter ne shkallet e stadiumit.
Pra eshte ajo "fare" e keqe pseudotifozesh qe e kane sjelle futbollin ne kete gjendje te mjerueshme.Pastaj mos harrojme qe fajtoret nr 1 jane vete "drejtuesit" e ketyre pseudotifozeve qe me shembujt e tyre japin te drejte per sjellje te tilla rrugacesh (shih: para ca javesh hyrjen ne fushe te Sokol Kushtes dhe dhunen ushtruar prej tij albitrave).
E cdo te thote qe albitri beri nje gabim?
A nuk eshte dhe ai njeri?!
E cdo te thote qe ai gabim influencoi lojen?
Tek e fundit nje loje futbolli eshte.Pastaj po te ishte ekipi ne forme mund te kaloje pa problem mbi 1 e me shume gabime.
Problemi qendron dhe tek mentaliteti yne sportiv qe per mendimin tim eshte akoma ne nivelin primitiv.Nuk jemi ne gati akoma ta konsiderojme futbollin si nje spektakel te cilin duhet ta respektojme qofte ne rezultate pozitive a qofte ne ato negative.Te pakten derisa te jene ne krye te organeve pergjegjse ministra te tille te paafte dhe organe inkompetente per te zgjidhur problemet,apo derisa dhe te jene ne krye te pseudotifozeve disa rrugace te tille...
Ps.Ti shiko ca respekti kishte ai boti dje kur ne nje diskutim e siper (edhe pse mund te ishte pak me spec,por kurrsesi ofendues) filloi per te fol per "froco" apo gojore....
Me pak fjale,vari lesht ktij muhabeti...duhet mbajt divani ngrohte e duhet ble paketa e supersportit :(
PO ca bohet kshu me Vloren, eshte bo me keq se Peqini. Po edhe sikur te vdesi ndonje nga dhuna pra[p federata ska per te bo asgje sepse eshte e pafuqishme.
Habitem se Vlora ska pas kshu problemesh asiher, se kjo eshte e dyta her brenda ktij kampionati qe krijohet dhune ne Vlore.
Tani lind pyetja .. Cfar do behet me tej me kto ekipe nga vjen dhuna?
eeedavid10
04-12-2006, 12:15 AM
une nuk kuptoj se si njerezit ankohen prej dhunes dhe nuk shikojne origjinen e saj. te gjithe jemi te vetedijshem se ne kampionati shqiptar mafia dhe korrupsioni jane ulur kembekryq. megjithate asnjeri sflet per shitjen dhe blerjen e ndeshjeve prej presidentave te koruptuar, ose arbitrave dhe federatees. elbasani eshte ekipi kampion per shitjen e ndeshjeve ne shqiperi. vetem javen e kaluar shtypi shqiptar e denoncoi kete skuader dhe stafin e saj per blerjen e ndeshjes ne kaveje. vitin e kaluar tifozet e beses e lane ndeshjen ne shenje proteste te kesaj skuadre e cila kudo qe vete mundohet te korruptoje lojtare dhe arbitra. jane me dhjetra ndeshjet qe elbasani skuader ka blere kampionatin e kaluar. me keto loj metodash nuk zhvillohet futbolli. keto metoda te vjedhjes qe ndjek elbasini do te vazhdojne te na lene ne fund te evropes. vetem duke luajtua futboll te ndershem sic ben flamurtari futbolli shqiptar mund te zhvillohet. tturp te kene ata te korruptuarit e lbasanit. skuadra te tilla duhet te largohen nga futbolli shqiptar.
Partizani
04-12-2006, 05:50 PM
po lere ndeshjen ne shenj proteste, e mos shko me ne stadium kur jane te shitura. nuk ke pse i can koken tjetrit. ose t pakten kapni rrifni lazen qe blen ndeshjet po jo trajnerin.
besoj se tani qe lat trajnerin e Elbasanit pa ndjenja s'do ket me shitje ndeshjes n kampionatin shqiptar, do rregullohet gjithcka
bayern15
04-12-2006, 07:19 PM
Ai deliu qe ka blere dhe shit plot ndeshje, eshte me kriminel se sa ai qe e qellon sepse tallet me ndenjat e mijerave tifozave qe bejne tifozllek. Fakti qe atij i doli gjak nuk e ben viktime te dhunes, por e ben viktime te krimeve te tij.
bayern15
04-12-2006, 07:41 PM
ti partizani si kujton pse tifozat nuk vene neper stadiume. tifozat e kane bojkotuar futbollin per arsyen e thjeshte se ai eshte i korruptuar dhe ky korrupsin po e mban te pazhvilluar the te tensionuar. korrupsioni sjell deshperim, zhgenjim, dune dhe ikje dhe abandonim nga tifozat. elbasani dhe te gjithe tifozat duhet te bertasin kunder vjdhjes dhe korupsionit sepse ai po na le ne fund te botes. nqs ne do te vazhdojme te njejtat praktika ne do vazhdojme te jemi gazi dhe karagjozet e botes edhe per kete shekull. ju duhet te bertisni kunder praktikave te stafit te elbasanit te cilet zbatojne praktikat e krimit ne shqiperi.
Do shtoja qe tifozat e partizanit(si te kultuar qe jane :p ) kane zgjedh menyren e bojkotimit te partizanit.... Kane 5 vjet qe thone xhani ik dhe cfare kane arritur? Asgje, xhani eshte prape ne krye te partizanit dhe vazhdon te tallet me ndenjat e tifozave.
Tifozat e vlores jane pro aktive, nuk mund te pranojne qe te tjeret te tallen me ta. Ndonjehere kjo degjeneron dhe ne shfaqje dhune, por nuk mund te fajesosh tifozat qe denoncojne(edhe me shishe kokes) shitjet dhe korrupsionin ne shqiperi.
eeedavid10
04-12-2006, 07:48 PM
ti partizani si kujton pse tifozat nuk vene neper stadiume. tifozat e kane bojkotuar futbollin per arsyen e thjeshte se ai eshte i korruptuar dhe ky korrupsin po e mban te pazhvilluar the te tensionuar. korrupsioni sjell deshperim, zhgenjim, dune dhe ikje dhe abandonim nga tifozat. elbasani dhe te gjithe tifozat duhet te bertasin kunder vjdhjes dhe korupsionit sepse ai po na le ne fund te botes. nqs ne do te vazhdojme te njejtat praktika ne do vazhdojme te jemi gazi dhe karagjozet e botes edhe per kete shekull. ju duhet te bertisni kunder praktikave te stafit te elbasanit te cilet zbatojne praktikat e krimit ne shqiperi.
Ai deliu qe ka blere dhe shit plot ndeshje
E nga e di ti qe Luan Deliu (qe deri vjet ishte tranjer i Gramshit) na qenka bere "Kapoja" i futbollit shqiptar?!Mos ndoshta akuzon ne menyre abuzive,aludon aq shume saqe arrin ne shpifje?!
Eshte dhe ky nje "aludim" dhe i pa bazuar ne fakte,te pakten une skam se si e vertetoj,ti ke...?! :rolleyes:
eshte me kriminel se sa ai qe e qellon sepse tallet me ndenjat e mijerave tifozave qe bejne tifozllek. Fakti qe atij i doli gjak nuk e ben viktime te dhunes, por e ben viktime te krimeve te tij.
Ti nuk e njeh aspak veteranin e Labinotit legjendar z.Deliu dhe arrin ta quash kriminel.Ai faktikisht njeri eshte nje nga pak individe korrekte e me parime te shendosha profesionale ne vorbullen e futbollit shqiptar.Ti perseri jo vetem aludon por madje shkon me tej,e ben kriminel...
Eshte akuze shume e rende.Kto gjera vetem ne Shqiperi ndodhin,qe njerezit te lehin dhe mos mbajne pergjegjsi per cka shpifin e akuzojne pa asnje baze.Gjithsesi eshte e drejta jote "demokratike" te shprehesh mendimin tend bazuar me shume ne injorance sesa ne racionament.
Do shtoja qe tifozat e partizanit(si te kultuar qe jane :p ) kane zgjedh menyren e bojkotimit te partizanit.... Kane 5 vjet qe thone xhani ik dhe cfare kane arritur? Asgje, xhani eshte prape ne krye te partizanit dhe vazhdon te tallet me ndenjat e tifozave.
Po,une personalisht si qytetar qe me pelqen te respektoj rregullat sjelljes qytetare e qe me pelqen te konsiderohem dhe europian do preferoja opsionin e ofruar prej Partizanit sesa te veproja ne menyre te tille.Te pakten nqs do kisha pak respekt,nqs do ndjeja sadopak nostalgji per ngjyrat e ekipit tim te zemres.Ne rast te kundert atehere nuk je me tifoz por hyn ne nivelin e rrugaceve...
Tifozat e vlores jane pro aktive.
Po,kete e pame kur nxirrnin tranjerin me barrela nga fusha.
Ta dish qe ndeshjen ne "raundin" e kaluar qe ka luajtur me Elbasanin ne Ruzhdi Bizhuta,une kam qene ne stadium dhe madje fare prane Presidentit Laze dhe Kryetarit te bashkise se Vlores (disa stola na ndanin).
Duke gjukuar nga sjellja e tij dhe nga menyra e komunikimit me te gjithe ne qe ishim aty prane me ben qe te mos arrij te karakterizoj te gjithe tifozet e ndershem e ndergjegjshem vlonjate sic ju kam karakterizuar ju te dy,si rrugace ordinere.
Respekti per tifoze si ai zotria dhe pershtypja qe me ka lene mua personalisht me ben te them me plot gojen qe futbolli shqiptar ka me shume nevoje per drejtues si ai e me pak nevoje per pseudotifoze-rrugace.
Ndonjehere kjo degjeneron dhe ne shfaqje dhune, por nuk mund te fajesosh tifozat qe denoncojne(edhe me shishe kokes) shitjet dhe korrupsionin ne shqiperi.
Me kte paragraf ke thene gjithcka.Hallall ta befte zoti.
tifozat e kane bojkotuar futbollin per arsyen e thjeshte se ai eshte i korruptuar dhe ky korrupsin po e mban te pazhvilluar the te tensionuar.
Futbolli ne Shqiperi ne plan historik nuk ka qene asnjehere ne nivelin europian apo edhe ate rajonal,por ka qene gjithmone sporti me i dashur i shqiptareve.Tifozet nuk i kane larguar vetem matrapazlliqet e futbollit primitiv shqiptar por me shume sjellja e patolerueshme dhe rreziku publik qe perfaqsojne disa pseudotifoze-rrugecer.Keshtu qe kete teori "mbrojtese" te veprave kriminale dalin krejtesisht te pabazuara e imorale.
elbasani dhe te gjithe tifozat duhet te bertasin kunder vjdhjes dhe korupsionit sepse ai po na le ne fund te botes.
Kur nuk njeh situata mos u shpreh se del bllof e behesh qesharak.Tifozet e organizuar te Elbasanit "Tigrat verdheblu" kane qene te paret qe kane denuar dhe mospranuar cdo hije apo dyshim qe mund te kete lindur nga disa veprime nga drejtuesit e ekipit.Kane qene ata qe e kane bojkotuar stadiumin ne ato momente kur kane konsideruar qe Emri dhe Historia e Elbasanit po shfrytzohet ne menyre abuzive.Kane qene pikerisht ata qe jane ngritur kundra Presidentit Laze shume here me qendrime mund te thosha une edhe radikale duke dale ne mbrojtje vetem interesave madhore te ngjyrave verdh e blu.Keshtu qe para se te flasesh ben mire te dokumentohesh me shume,e ne kete aspekt ne menyre krejt shoqerore te ofroj zemergjeresisht nje burim te vertete "akademik"--> www.kfelbasani.com
ju duhet te bertisni kunder praktikave te stafit te elbasanit te cilet zbatojne praktikat e krimit ne shqiperi.
:eek:
Me duket sikur degjoj nje nga fjalimet e rradhes,demagogjik shpifes,te z.Leskaj.Qe per fatin e keq nje njeri i nje niveli kaq te ulet arsimor,e nje pergatitje aq te brishte intelektuale eshte sot ne karrigen e ministrit e qe dhe fale tij kemi arritur ne kete situate terroriste.
Elbasani jua uli koken me burrerri dhe ne fushen e lojes,duke bere thjesht detyren (per ne) e duke marre 3 pikshin e duhur ne Vlore.Ishte me i miri ne fushen e lojes madje me diference,keshtu qe aludime te tilla sikur skane asnje vlere.
Elbasani pertej akuzave qe i behen (nuk e di me te drejte a jo,por perderisa nuk vertetohen nga drejtesia atehere lejome te besoj tek ajo e ashtuquajtura prezumi i pafajesise dhe mos besoj asnje nga shpifjet e thashethemet qe i behen) duhet te pranosh qe se bashku me Tiranen i kane kthyer kampionatit shqiptar jo vetem rivalitetin dhe po afrojne dhe spektatore ne stadiume.Duhet te pranoni faktin qe Elbasani eshte bukuria e futbollit shqiptar keto 3-4 vitet e fundit dhe duke filluar kete edicion po verteton qe edhe pse pa "yje" ne ekip por me shpirt gare dhe me loje "ekipi" jo vetem mund te mbrosh titullin Kampion te supramerituar por madje ofron dhe spektakel (nqs mund te ofrohet dicka e tille ne arenat gladiatorike shqiptare).
Tek e fundit cuna,ne jemi te gjithe njerez e vellezer,futbolli eshte thjesht nje loje.E c'faj ka ne kete rast e bija e z.Deliu te presi te atin me fasho ne koke....vetem pse ca rrugace nuk ishin dakort me menyren korekte si ben detyren personi perkates.
Kjo qe ndodhi eshte nje cmenduri,faktikisht eshte cmenduria e rradhes ne Shqiperi... :(
bayern15
05-12-2006, 01:13 PM
Eshte akuze shume e rende.Kto gjera vetem ne Shqiperi ndodhin,qe njerezit te lehin dhe mos mbajne pergjegjsi per cka shpifin e akuzojne pa asnje baze.Gjithsesi eshte e drejta jote "demokratike" te shprehesh mendimin tend bazuar me shume ne injorance sesa ne racionament.
po nuk ishin tifozet e elbasanit qe dolen me parullen qe elbasani shiti ndeshjet kur e shkerdhyen vjet ne qershor ne kupen e kampioneve ai.... po te rremosh te faqet e www.kfelbasani--oleolebyca.com do shikosh sesi qanit vjet pse kishte shit ndeshjen presidenti.
Futbolli ne Shqiperi ne plan historik nuk ka qene asnjehere ne nivelin europian apo edhe ate rajonal,por ka qene gjithmone sporti me i dashur i shqiptareve.
duhet ta kesh fjalen per futbollin ne elbasan, se Flamurtari i vlores, ne ato pak mundesi qe e lane te dilte ne europe mundi partizanin e beogradit, mundi nje skuader gjermane, mundi nje here barcelone, dhe barazoi 2 here te tjera me barcelonen, barazoi 2 ndeshje me goteborgun e suedise per kupen e kampioneve. Pra Vlora ka histori... ka me shume se cdo skuader ne shqiperi.
Kur nuk njeh situata mos u shpreh se del bllof e behesh qesharak.Tifozet e organizuar te Elbasanit "Tigrat verdheblu" kane qene te paret qe kane denuar dhe mospranuar cdo hije apo dyshim qe mund te kete lindur nga disa veprime nga drejtuesit e ekipit.Kane qene ata qe e kane bojkotuar stadiumin ne ato momente kur kane konsideruar qe Emri dhe Historia e Elbasanit po shfrytzohet ne menyre abuzive.K ane qene pikerisht ata qe jane ngritur kundra Presidentit Laze shume here me qendrime mund te thosha une edhe radikale duke dale ne mbrojtje vetem interesave madhore te ngjyrave verdh e blu. Keshtu qe para se te flasesh ben mire te dokumentohesh me shume,e ne kete aspekt ne menyre krejt shoqerore te ofroj zemergjeresisht nje burim te vertete "akademik"--> www.kfelbasani.com
Me duket sikur degjoj nje nga fjalimet e rradhes,demagogjik shpifes,te z.Leskaj.Qe per fatin e keq nje njeri i nje niveli kaq te ulet arsimor,e nje pergatitje aq te brishte intelektuale eshte sot ne karrigen e ministrit e qe dhe fale tij kemi arritur ne kete situate terroriste.
spo flet njeri politike, po flasim futboll.
Elbasani pertej akuzave qe i behen (nuk e di me te drejte a jo,por perderisa nuk vertetohen nga drejtesia atehere lejome te besoj tek ajo e ashtuquajtura prezumi i pafajesise dhe mos besoj asnje nga shpifjet e thashethemet qe i behen) duhet te pranosh qe se bashku me Tiranen i kane kthyer kampionatit shqiptar jo vetem rivalitetin dhe po afrojne dhe spektatore ne stadiume.Duhet te pranoni faktin qe Elbasani eshte bukuria e futbollit shqiptar keto 3-4 vitet e fundit dhe duke filluar kete edicion po verteton qe edhe pse pa "yje" ne ekip por me shpirt gare dhe me loje "ekipi" jo vetem mund te mbrosh titullin Kampion te supramerituar por madje ofron dhe spektakel (nqs mund te ofrohet dicka e tille ne arenat gladiatorike shqiptare).
tifoza leshi, i shikon stadiumet ne shqiperi ti, vetem ne vlore vene tifozat ne stadiume, ne tirane dhe qytetet e tjera mezi mblidhen 1000 veta. Ju me tiranen skeni rivalitet futbollistik
bayern15
05-12-2006, 01:19 PM
o franci, mos i ndrysho postime se ai kishte filluar vete te kruhej
Franci
05-12-2006, 01:23 PM
Shkrimet i kam redaktuar une
Ne rastin me te pare qe do shikoj nota te tjera abuzive ne komentet tuaja do te merren masa drastike.
Ju lutem shume limitojini debatet tuaja ne fushen e sportit!
Faleminderit!
Partizani
05-12-2006, 02:07 PM
perjashtim nga kampionati me duket per Vloren :D
Partizani
05-12-2006, 02:13 PM
Do shtoja qe tifozat e partizanit(si te kultuar qe jane :p ) kane zgjedh menyren e bojkotimit te partizanit.... Kane 5 vjet qe thone xhani ik dhe cfare kane arritur? Asgje, xhani eshte prape ne krye te partizanit dhe vazhdon te tallet me ndenjat e tifozave.
Tifozat e vlores jane pro aktive, nuk mund te pranojne qe te tjeret te tallen me ta. Ndonjehere kjo degjeneron dhe ne shfaqje dhune, por nuk mund te fajesosh tifozat qe denoncojne(edhe me shishe kokes) shitjet dhe korrupsionin ne shqiperi.
se sa "pro aktiv" ishit ju e pam si ju cuan ne kategori te dyt e ju lan aty 2 vjet me ate presidentin qe kishit para, derisa e hoqi vet bashkia. kishit harru ca ishte futbolli. U tall sa deshte ai jua shkatarroi skuadren dhe iku pa ju dhen asnji lek.
Ne ankohemi se nuk dalim kampion, kurse juve nuk ju degjohej zeri kur ai ju mbante n kategori te dyt. :D
Partizani
05-12-2006, 02:16 PM
ti partizani si kujton pse tifozat nuk vene neper stadiume. tifozat e kane bojkotuar futbollin per arsyen e thjeshte se ai eshte i korruptuar dhe ky korrupsin po e mban te pazhvilluar the te tensionuar. korrupsioni sjell deshperim, zhgenjim, dune dhe ikje dhe abandonim nga tifozat. elbasani dhe te gjithe tifozat duhet te bertasin kunder vjdhjes dhe korupsionit sepse ai po na le ne fund te botes. nqs ne do te vazhdojme te njejtat praktika ne do vazhdojme te jemi gazi dhe karagjozet e botes edhe per kete shekull. ju duhet te bertisni kunder praktikave te stafit te elbasanit te cilet zbatojne praktikat e krimit ne shqiperi.
dhe tani qe hengri shishe kokes Deliu mbaroi korrupsioni. pse nuk i rat presidentit tuaj qe ju beri tju harrohet emri? po nuk jan tifoza ata qe shkojn n stadium e bejn kto traplliqe, jan thjesht gangsterra qe bojn si t fort.
Partizani
05-12-2006, 02:19 PM
tifoza leshi, i shikon stadiumet ne shqiperi ti, vetem ne vlore vene tifozat ne stadiume, ne tirane dhe qytetet e tjera mezi mblidhen 1000 veta. Ju me tiranen skeni rivalitet futbollistik
hahahahahahahaa
per Partizanin shkojn 7000 tifoza per Peqinin. Jus'keni 7000 gjithsej :D
Partizani
05-12-2006, 02:19 PM
Gati dėnimi pėr Flamurtarin pas goditjes sė Deliut
Skuadra e Flamurtarit mund tė pėrballet shumė shpejt me sanksione tė rėnda nga ana e komisioneve juridike tė FSHF-sė. Bėhet fjalė pėr incidentin e ndodhur nė takimin Flamurtari-Elbasani, ku u godit nga tifozeria vendase me njė shishe uji trajneri i ekipit mik, Luan Deliu, i cili pėrfundoi nė spital. Duke parė masat e rrepta kundėr dhunės nė stadiume, drejtuesit e FSHF-sė po planifikojnė qė e njėjta normė tė pėrdoret edhe ndaj Flamurtarit. Kjo pėr faktin se klubi vlonjat figuron pėrsėritės pėr raste dhune nė kėtė sezon, pasi tifozeria ka hedhur edhe mė parė sende tė forta nė fushė, nė takimin Flamurtari-Teuta. Ai incident i kushtoi tri ndeshje pezullim stadiumit tė Vlorės, por tani pritet qė vendimi tė jetė mė drastik, pasi ėshtė goditur me pasoja pėr shėndetin trajneri i skuadrės sė Elbasanit. Vetė shefi i sektorit tė garave, Hito Hitaj, po shqyrton tė gjitha protokollet dhe kasetat filmike nė dispozicion para se tė ndėrtojė raportin qė do t‘i dėrgohet Komisionit tė Disiplinės.
bayern15
05-12-2006, 02:51 PM
hahahahahahahaa
per Partizanin shkojn 7000 tifoza per Peqinin. Jus'keni 7000 gjithsej :D
ju 7000 tifoza si mblidhni dot ne ndeshjen me tiranen ose ne kupat e europes jo me me peqinin. Shiko pak kroniken e ndeshjes flamurtari elbasani te shikosh sa tifoza ka patur ne stadium
Partizani
05-12-2006, 02:53 PM
me tiranen ka pas dhe 11000 ne stadium
Nuk po shoh akoma reagimin e Fshf-se ndaj dhunes dhe vandalitetit ushtruar nje profesionisti ne Vlore.Mos ndoshta po mundohet te mbulohet dhe ky rast..?!
Franci
07-12-2006, 02:57 PM
E kemi federaten me zemer te madhe, mendon per argetimin e popullates...
E kemi federaten me zemer te madhe, mendon per argetimin e popullates...
O Franci nuk eshte fjala per "zemergjeresi" por keto precedente te rrezikshem po e terheqin futbollin shqiptar akoma me poshte sec e kane sjelle,rrugecerit.
Franci
07-12-2006, 05:23 PM
Sporti nė Shqipėri dhe veēanėrisht futbolli, do tė jetė gjithmonė i asfiksuar pėrsa kohė nuk do tė zbatohet asgjė nga ato qė janė paracaktuar pėr ta mbajtur atė nė hullinė e duhur. Rregulloret kanė lindur nga nevoja pėr tė pasur njė ecuri normale dhe abuzimet duhen ndėshkuar sipas normave qė parashikon rregullorja. Ama, te ne ėshtė bėrė tashmė zakon, rregulloret shkelen sa herė qė tė duan tė nderuarit presidentė dhe me lėshimėt e FSHF-sė gjithēka bėhet e mė komplekse. Merkatoja hapet e mbyllet sa herė t'i teket Lut Nurit, Besnik Sulajt e Albert Xhanit. Dėnimet zvogėlohen e ndonjėherė lihen nė harresė kur klubet janė kanakere tė federatės dhe kjo sepse tremben investitorėt dhe na ikin e kėto pak lekė nga futbolli. Personalisht nuk ma ndjen shumė se ikėn investitorėt. Futbolli mė mirė tė mos ekzistojė nė Shqipėri sesa tė mbajė kėtė trajtė e formė qė ka aktualisht, atė mė tė keqen e mė tė ulėtėn nga tė gjitha. Kėtu qėndron ajo zemėrgjėrėsia pėr tė cilėn kam folur unė Miki.
Gjithēka mbahet nėn kontroll duke "kėrcėnuar" me faktin se po ikėm ne, na ikėn zogu nga dora...
Eshtė njė farė presioni qė ka funksionuar shumė mirė deri tani.
E kemi federaten me zemer te madhe, mendon per argetimin e popullates...
Po ti se ndoqe ne top show , kishin ftuar nje delegat nga klubi i flamurtarit , marzallah se pranonte qe jane gabim , ngulte kembe qe fajet i ka Idrizi dmth arbitri qe si ka dhene nje penallti. Ai ishte shkaktari kryesor qe irritoi tifozerine .
Falje thoshte une i kam kerkuar deliut mbas ndeshjes , nuk kam pse te kerkoj falje publike ? ke pa ti kshu ..?
Njerez qe edhe pamjet televizive nuk i ndergjesojne dot , imagjino tjerat pastaj.
Cuna ne edhe pse jemi tifoze kundershtare (po qe mua me pelqen me shume termi rivale) duhet te ngrejme zerin per ti thene STOP te gjithe ktij fenomeni qe po njollos akoma dhe nje here fushat e gjelbtra.Nuk mund te ecet me keshtu,aty kur pretendonim ose me mire thene shpresonim per ndryshime per mire ne futbollin shqiptar na vjen kjo bande rrugacesh nga vlora e nga malet (shih:Burrel,Polican) dhe na vendos ligjin e "te fortit".Besoj se i keni akoma te freskta imazhet kur S.Kushta dhunonte albitrin duke shfrytezuar madje dhe postin e anetar te stafit.Eshte per te ardhur keq,shume keq qe rrugace te tille prishin imazhin e Flamurtarit te dikurshem.
Eshte absurde dhe njekohesisht ulese per ne kjo situate pasiviteti.Deri kur do i lejojme keta rrugace te na e shkaterrojne cdo dite e me shume futbollin shqiptar.
Une do propozoja te bashkonit dhe ate temen tjeter qe e mbyllet.Jane ca shkrime te vlefshme te cilat meritojne te jene ketu dhe pse jo te ndertojme nje debat konstruktiv,te civilizuar dhe produktiv.
Franci e kapa idene tende por ky fenomen (dhuna) po ta shikosh dhe thjesht nga aspekti sociologjik reflekton ne nje fare menyre dhe shoqerine shqiptare.
Gjynaf qe stadiumet shqiptare jane shnderuar ne fole kriminelash...gjynah per futbollin shqiptar qe humbi sportdashesin qytetar.
bayern15
07-12-2006, 11:05 PM
Sokol Kushta e qellonte albitrin sepse, ndryshe nga elbasani apo tirana, flamurtari smerret me shit blerje ndeshjesh, dhe kushtes i dhemb qe kur investon djersen dhe punen e tij ca albitra shkerdhata te tallen me mundin e tyre. Sokol kushta ka investuar 40 vjet ne futboll, i ka dhene futbollit shqiptar gola nder dhe lavdi ne europe, ti si tifoz qe je, ca ke bere pervecse te rrish me duar kryq kur skuadra jote tallej me tya dhe rrihej nga azerbajnasit 3 me 0 dhe shisnin ndeshjet posht e lart?Apo si tifoz i kultuar qe je, sbeje asgje?
Sokol Memes, atij te elbasanit qe u vra ne vlore, mire te behet. Goditja ndaj tyre eshte goditje ndaj korrupsionit qe ka mberthyer futbollin ne shqiperi. Vetem vlora ka aq karakter te forte te ngrej zerin dhe te zej me gurje ata shkerdhata qe guxojne te shesin ndeshjet. Kur te gjithe tifozat e shqiperise te behen aq te sensibilizuar ndaj ketij fenomeni, dhe jo te mjaftohen me bojkotim ndeshjesh si tifozet e partizanit, apo me shkruarje letrash protesash si tifozat e elbasanit, apo me ikjen nga stadiumi si ben tifozat e beses vjet ne nje ndeshje qe kishin shit, por te ngrihen ne kembe, te shprehin revolten e atyre dhe te ngrene zerin(ose doren) per ndryshim, atehere gjerat do fillojne te levizin dhe stadiumet te mbushen serish.
Prandaj mos na dilni te gjithe si te emancipuar, edukuar,kulturuar. Ngrini zerin(edhe doren kur e meritojne) ndaj ketyre basterdave qe shqiperise ti kthejme futbollin e bukur dhe tifozat stadiumeve tona.
Une mendoj qe problemin kryesor e kemi tek disiplina e klubeve dhe lojtarve te kampionatit shqiptar.
Kemi lojtar dhe staf shume te padisiplinuar , imagjinoje po marr si shembull bejzaden e shkodres qe javen e kaluar ne pushimin e pjeses se pare tirana vs Vllaznia irritoi jashte mase tifozerine e tirones me gjeste te pahijshme deri sa u desh nderhyrja e forcave te rendit per te ndaluar provokimet.
Tani ti si lojtar profesionit a kapesh dot me tifozat e ekipit kundershtar ?
Nuk i dilet ashtu , leqe ne shqiperi rrezikon dhe jeten per gjeste te tilla .
Tifozat te tille jane , te duan , te shajne , te perqafojne ..etj etj , pjese e futbollit..
Pastaj problemi tjeter qendron tek arbitrat , ne kampionatin shqiptar eshte bere ves qe te jepet penalltia me sade ne bote , lojtaret duhet te protestojne dhe shajne arbitrin patjeter , pse ?
Une nuk mbaj mend te jete kthyer ndonje penallti apo gol , perveē boterorit 82 france vs kuvajt ku u anullua goli frances.
Gjitha klubet ne shqiperi ankohen per arbitrat , tani ndofta ktu kane te bejne dhe pislliqet e prapaskenave qe na kane lene me hije dhe na duket qe cdo vendim qe merr arbitri eshte i gabuar , mire 1 jave , ja edhe 2 , ja edhe te 3-ten , por per ēdo humbje fajin e paska arbitri ?
Ps..postimet e temes tjeter te ngjarjes se vlores i kalova ketu :)
Franci
08-12-2006, 07:45 AM
Shume mire e bone Tito!
Debati le te vazhdoje, por pa ofendime. Nese ka ofendime do kete masa te menjehershme.
Tani, personalisht, pas incidentit ne Flamurtari-Elbasani, kam pasur nje bisede telefonike me Shpetim Gjiken, i cili kerkonte shpjegime nga une per ca gjona, jashte kompetencave te tij. Megjithate, ndryshe nga bisedat me presidentet e tjere, kjo me Gjiken nuk kaloi ne nota nervozizmi.
Ajo qe me tha ai mua, dhe qe mu lut te mos e perhapja ne media, ishte se ai qe ka hedhur ate shishe (sipas Gjikes ishte vetem nje shishe gjate 90 minutave loje) ishte badigardi i ministrit Bujar Leskaj!!!!!!!!!!!!!! Ai me tha se polici rrinte e qeshte dhe se asnje nuk nderhynte, pastaj bla bla bla, akuza per paaftesine e ministrit e gjona politike.
Tani sa te verteta jane ato fjale te Gjikes une se di, por ne nje fare mase ai ka shume te drejte: ministri Leskaj nuk ia thek per sportin dhe e ka lene ate ne dore te Mehmet Spahiu, i cili eshte burre i mire vertet, por i paafte per detyren qe ka, drejtor i sporteve ne MTKRS. Gjika ua la docin policise qe nuk kryejne detyren sic duhet dhe e bejne qellimisht kete qe te degjenerojne situatat neper stadiume dhe aludonte se cfare do te ndodhte nese ajo shishe do te ishte granate... (mua sme ka shkuar ndonjehere ne mend se mund te hidhen granata ne stadium, perjashto shashkat ne Tepelena-Partizani 2-1, kur Partizani ishte ne kategori te dyte. Bajko me tregonte se 8 braziliane qe kishte ne formacion te pare kerkonin nderrimin ene ky qe sdinte ca te bonte :p)
Nejse, nje gje kuptohet qarte qe ne luften Leskaj-Duka, Gjika mban anen e Dukes...
Goditja e Deliut, vetėm gjobė pėr Flamurtarin
Ngjarja e rėndė e ndodhur 2 javė mė parė nė Vlorė, ku trajneri i Elbasanit, Luan Deliu, ėshtė goditur nė kokė me sende tė forta, duhej tė ishte njė nga temat kryesore nė Komisionin e Disiplinės. Megjithatė, komisioni juridik pranė FSHF-sė ka vendosur qė tė prishė disi "linjėn e hekurt" tė ndukur deri mė tani, duke e dėnuar Flamurtarin vetėm me gjobė prej 100 mijė lekėsh tė reja. Tolerimi ėshtė bėrė edhe pėr faktin se disa kohė mė parė, bregdetarėt ishin ndėshkuar me tri ndeshje nė fushė neutrale, e njė tjetėr dėnim do tė cilėsohej si sulm personal kundrejt klubit vlonjat. Shpjegimi vetėm pėr gjobė monetare nė vendimin e disiplinorit ishte se "incidenti i Vlorės, ku ėshtė goditur me send tė fortė trajneri i Elbasanit nuk ka shkaktuar pasoja pėr shėndetin e teknikut, e nuk ka ndikuar as nė mbarėvajtjen e ndeshjes". Por, kėtu ėshtė harruar njė detaj i vogėl: Deliu ėshtė larguar nga stadiumi "Flamurtari" me barela dhe ka qėndruar pėr rreth tri orė nė spitalin e qytetit, ku i ėshtė nėnshtruar edhe disa qepjeve nė kokė pėr tė mbyllur plagėn e marrė.
Marre nga www.gazeta-shqip.com
Besoj se ska me nevoje per koment,artikulli i thote te tera... :eek:
Partizani
13-12-2006, 10:07 PM
turp turp. desh vran tjetrin dhe u ven gjob qesharake. megjithate do behet apel, dhe besoj se do u jepet denimi qe meritojn, te pakten nja 5-6 ndeshje denim fushe ose me shume, meqe eshte hera e dyte qe ka dhune ne Vlore ne ket sezon
Edhe cfare se do apeloje?!Asgje skane per te bere..pasi ky komision sportiv kontrollohet direkt nga ministria e sportit e qe ne kete rast koincidon me faktin qe eshte vlonjat e fatkeqesisht nje minister inkompetent...
Sipas Petrit Haxhisė, janė krijuar grupe njerėzish, qė s'duan ecjen pėrpara tė Kastriotit, por shkatėrrimin e tij 05-02-2007
Haxhiaj: Ēmenduri, nė Krujė kam punuar me bodiguardė
Pasi ka paraqitur dorėheqjen nga drejtimi i ekipit krutan, ish trajneri i Kastriotit, Petrit Haxhiaj, tregon tė gjitha kulisat qė ēuan nė kėtė vendim, duke lėnė njė "klauzolė" tė hapur qė, nėse stafi i presidentit do tė gjykojė qė tė vazhdojė sėrish drejtimin e ekipit, do ta rishikojė vendimin. Lidhur me deklaratėn e dorėheqjes sė tij, Petrit Haxhij shprehet: "Qė kur kam shkelur nė Krujė, nuk jam pritur mirė. Kjo mė ka bėrė pėrshtypje, pasi kam kaq vite qė unė drejtoj ekipe. Mė pėrjashtim tė Shkėlzen Zhillit, i cili mė afroi vendin e trajnerit, nuk kam njohur as njė ngrohtėsi pėr tė bėrė punėn time. E megjithatė, vendosa pėr tė punuar si trajner, pasi e kam pasion. Qė kur vazhdoja stėrvitjen, hynin njerėz nė fushė, duke mos mė lėnė tė punoja normalisht. Janė krijuar grupe njerėzish, tė cilėt kėrkonin demoralizimin tim dhe qė nuk donin qė Kastrioti tė ecte pėrpara, por kėrkonin shkatėrrimin e tij. Kam pasur shumė ndėrhyrje nė formacionin e ekipit, qė pėr mua ėshtė e paimagjinueshme dhe, megjithatė, kam heshtur, duke treguar kulturėn time dhe pėr tė mos acaruar situatėn. Kulmi arriti dje, kur nė kor mė ofenduan, gjė tė cilėn nuk mund ta pranoj. Po kėshtu, ėshtė pėr tė ardhur shumė keq qė fjala ime nuk ėshtė marrė parasysh gjatė seleksionimit tė lojtarėve qė luajnė me ekipin e Kastriotit. Ekipi kishte mundėsi pėr tė bėrė blerje tė lira dhe shumė cilėsore. Gjithashtu u larguan shtatė lojtarė dhe erdhėn vetėm tre, pėr shkak tė mosdėgjimit tė problemeve qė kam ngritur. Kėto unė nuk kam frikė t'i them. Imagjinoni vetėm njė fakt, kam punuar nė Krujė me bodiguardė, ēka ėshtė njė ēmenduri. Nuk jam nga ata persona qė njoh frikėn dhe dėshtimin. Unė jam nė gjendje ta garantoj Kastriotin nė superligė, pavarėsisht kėtyre problemeve dhe humbjes me Dinamon. Kjo nuk do tė thotė qė u bė qameti. Ne luajtėm mirė, madje nė pjesėn e parė mund tė kishim shėnuar. Nė pjesėn e dytė futėn duart tė tjerėt dhe ekipi doli nga detyrat qė i kisha ngarkuar unė. Dinamo vetėm pėrfitoi nga njė gol i rastėsishėm, do tė thoja unė. Kam kėrkuar takim vetėm pėr vetėm me presidentin Shkėlzen Zhilli, pėr tė cilin kam respekt dhe konsideratė tė jashtėzakonshme dhe pėr t'ia bėrė tė ditur tė gjitha kėto shqetėsime dhe tė tjera, pėr tė mirėn e tij dhe ekipit qė ai ka, duke shpenzuar jo pak. Unė jam i hapur dhe nuk jam i pazėvendėsueshėm, por me njerėz qė bėjnė prapaskena pas krahėve, qė nėpėrkėmbin mundin dhe djersėn, qė me paratė qė derdhin tė tjerėt nėpėrkėmbin futbollin e njė qyteti, nuk mund tė punoj." Petrit Haxhiaj ka qenė tepėr i tensionuar dhe, me sa duket, dhimbja pėr ekipin qė ai drejton e ndjek nga pas si hije.
Copyright ©2006 albsport.com Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.