PDA

View Full Version : Bundesliga 1, lajme mix


Franci
10-11-2006, 03:53 PM
Kryesuesit e Bundesligės do tė presin sot Dortmundin me mundėsinė pėr t'u ngjitur nė + 9 ndaj Bajernit 10-11-2006

Verderi, tentativė pėr shkėputje

Udhėheqėsit e Bundesligės, Verder Bremen, duhet tė tregojnė se nuk kanė vetėm aftėsitė, por edhe karakterin e duhur pėr t'u shpallur kampionė dhe shansi mė i mirė pėr ta demonstruar kėtė, ėshtė sfida ndaj Borusias sė Dortmundit. Verderi ka nėnvizuar statusin si favorit pėr titull kur fitoi jashtė fushe ndaj Nurenbergut, duke arritur deri nė shtatė ndeshje radhazi pa u mundur. Ata duhet tė pėrgatiten pėr ndeshjen ndaj Dortmundit, e teta ndeshje nė katėr javė. Nėse do tė fitonin, Bremeni do ta zgjeronte nga dy nė pesė pikė diferencėn me vendin e dytė, tė paktėn pėrkohėsisht, pasi asnjė nga rivalėt nuk do tė luajė para sė shtunės. "Nuk shkėlqyem ndaj Nurenbergut, por duhet tė dini se nuk jemi njė grup magjistarėsh, - tha drejtori teknik i Verderit, Klaus Alofs. - Duhet tė punojmė si njė grup i bashkuar. Nuk mund tė luash me tė njėjtin ritėm pėr 90 minuta. Ėshtė shumė e lodhshme, por gjithashtu mėsohesh tė karikohesh sa mė shpejt". Dortmundi do tė jetė njė sfidė e vėshtirė. Borusia do tė jetė njė mur i fortė, por nėse ata duan tė mundin Verderin, duhet tė tregohen mė tė saktė para portės. Skuadra e Bert van Marvijk ka luajtur njė ndeshje tė mrekullueshme ndaj Ahenit, por nėse do tė kishin treguar saktėsi rezultati, nuk do tė kishte mbetur i bardhė. Bajerni i Mynihut, kampion nė fuqi prej dy vitesh, rrezikon tė mbetet jashtė sfidės pėr titull, nėse nuk arrin tė fitojė ndaj Bajerit tė Leverkusenit tė shtunėn. Ndaj Hanoverit ata kanė pėsuar humbjen e katėrt pėr kėtė sezon dhe kampionėt edhe pėr njė herė tjetėr do tė kenė mungesėn e Lukas Podolskit, Luēios dhe Hargrivsit. Nėse Verderi fiton tė premten, Bajerni do tė jetė nėntė pikė larg kreut para fillimit tė ndeshjes ndaj Bajerit tė Leverkusenit. Ky do tė jetė njė test durimi pėr tė besuarit e Magatit. Hanoveri do tė kėrkojė tė realizojė njė tjetėr surprizė, pasi do tė presė Shtutgartin e vendit tė dytė tė dielėn. Shtutgarti ka arritur tė mbajė diferencėn e dy pikėve me kryesuesit e Verderit, pasi golat e Mario Gomezit i kanė dhėnė fitoren 2-0 ndaj Hamburgut nė moment krize.

Romeo
19-11-2006, 10:27 PM
Shalke rrėmben kreun nė kampionatin gjerman


Kampionati gjerman po bėhet gjithnjė dhe mė interesant, pasi rivaliteti nė krye tė renditjes po bėhet edhe mė i madh. Nė ndeshjet e luajtura tė shtunėn spikati fitorja e Shalke 04, 4-2, nė fushėn e Energi Kotbusit, duke arritur 26 pikė. Ky kryesim erdhi dhe falė barazimit 2-2 tė Verder Bremenit nė fushėn e Alemania Ahenit. Vendasit i vunė nė vėshtirėsi miqtė nga Bremeni, qė arritėn tė fitojnė njė pikė dhe mbajtėn vendin e dytė. Shutgardi, kryesues deri para njė jave humbi kundėr Bajernit tė Mynihut, nė fushėn e bavarezėve, qė i barazuan nė renditje, nė kuotėn e 24 pikėve. Herta e Berlinit mbetet nė ndjekje, pasi fitoi nė fushėn e vėshtirė tė Dortmundit 2-1. Ndėr ndeshjet e luajtura veēohet edhe Nurenberg-Leverkusen qė u mbyll 3-2, ndėrsa Mainci me Hamburgun pėrfunduan 0-0 sfidėn mes tyre. Tė dielėn do tė luhen dy sfida interesante: Mynshegladbah-Hanover dhe Arminia-Volfsburg, me rėndėsi pėr mesin e renditjes dhe fundin e tij.

Franci
15-12-2006, 02:55 PM
Skuadra nga Bremeni kėrkon fitoren qė do t'i jepte titullin e dimrit. Sot, Bokum-Borusia ēel javėn 15-12-2006

Volfsburgu, pengesa e Verderit

Sporti Shqiptar


I vetmi ekip qė mund tė ndalė Verder Bremenin, makinerinė e golave, qė tė shpallet kampione e dimrit tė dielėn, ėshtė Volfsburgu. Nė ndeshjet e fundit pėr 2006-n, Verderi qė ka sulmin mė tė mirė nė Gjermani, ndeshet me Volfsburgun qė ka mbrojtjen mė solide. Verderi deri tani ėshtė treguar ekip mjaft estetik, duke shėnuar 45 gola nė 16 ndeshje kampionati dhe duke grumbulluar 33 pikė. Ekipi nga Bremeni kryeson bashkė me Shalken qė luan tė shtunėn nė transfertė me Arminia Bielefeldin qė renditet e gjashta. Shtutgarti, nė vendin e tretė me 31 pikė, ka gjithashtu njė shans pėr tė kapur vendin e parė, pasi luan nė fushėn e Kotbusit, ndėrsa Bajerni nė vendin e katėrt me 30 pikė nuk ka shpresa pėr kampione dimri, duke pasur parasysh diferencėn e thellė nė golaverash me Verderin. Volfsburgu, i drejtuar nga ish mbrojtėsi i Bajernit, Klaus Augentaler, ka shėnuar vetėm 11 gola nė kėtė sezon, por mbrojtja ka pėsuar vetėm 14 gola, duke siguruar vendin e 12-tė me 19 pikė. Ndoshta Volfsburgu nuk ėshtė ekip i bukur pėr t'u parė, por me portierin Simon Jentsh nė formė tė shkėlqyer, pėrveē gabimit qė i dha golin e fitores Ahenit javėn e kaluar, ėshtė njė ekip tepėr i vėshtirė pėr t'u mundur. "Bremeni ėshtė ekip i mirė, por ne s'kemi komplekse inferioriteti, - deklaron kapiteni Kevin Hofland. - Do tė bėjmė gjithēka pėr tė marrė tė paktėn njė pikė". Synimi i Shalkes do tė jetė shkėputja me tri pikė nga Verderi tė shtunėn mbrėma, por s'ėshtė detyrė e lehtė tė mundėsh Bielefeldin qė ka trajnerin mė tė kėrkuar nė Bundesligė. Nėn drejtimin e Tomas von Hesenit, Bielefeldi ėshtė ngjitur nė vendin e gjashtė, me vetėm 4 humbje deri tani. Megjithatė, Shalke ka moralin e duhur pėr tė rrėmbyer fitoren falė edhe fitores 3 1 kundėr rivalėve tė Borusias sė Dortmundit, njė ndeshje ku Shalke luajti shumė mirė dhe qė shihet si pretendente serioze pėr titull. Shtutgarti bėn pjesė nė treshen e parė tė rivalėve, por forma e tij nuk bind. Javėn e kaluar morėn njė fitore tė vėshtirė 1 0 kundėr Bokumit, duke ruajtur pozitat nė vendet e para. Tani kanė pėrballė Kotbusin qė rrezikon rėnien nga kategoria dhe mund tė rezultojė njė test rezistence pėr njė skuadėr qė duket se po lodhet. Bajerni i ka mbyllur si kampion dimri tė dyja sezonet e kaluara, ku fitoi edhe titullin. Kėtė herė gjėrat janė ndryshe, sidomos pėr faj tė disa rezultateve tė ēuditshme, por nėse trajneri Feliks Magat ruan distancėn e afėrt me kreun me njė fitore kundėr Maincit tė fundit tė tabelės. Bavarezėve do t'u mungojė mesfushori Sebastian Daisler qė pėsoi tėrheqje muskulare gjatė stėrvitjes. Bundesliga e fillon fazėn e dytė mė 26 janar, me Dortmundin qė pret nė shtėpi Bajernin.

Titi
11-02-2007, 12:58 PM
Shkatėrrohet Verderi, triumfon Shalke

Driten Vishe


Shalke ka fituar 2-0 ndaj Hertės sė Berlinit, duke pėrfituar nga humbja e thellė e Verder Bremenit nė fushėn e Shtutgartit. Hamburgu ka festuar fitoren e parė nė shtėpi ndaj Borusias sė Dortmundit me rezultatin 3-0. Mainzi nuk ėshtė ndalur kundėr Kotbusit. Leverkuseni ka barazuar me Ajntrahtin, ndėrsa Gladbahu me Ahenin janė ndarė nė barazim pa gola. Tė premten Hanoveri me Volfsburgun kanė barazuar 2-2. Verder Bremeni i vendit tė dytė ėshtė turpėruar nė "Gotlib-Daimler Shtadion", duke humbur 4-1 ndaj Shtutgartit qė ka arritur tė shkaktojė habi, duke e mbyllur pjesėn e parė nė avantazh tė dy golave. Autori i golit tė parė ka qenė Hilberti dhe vetėm 12 minuta mė pas sulmuesi i pėrfaqėsueses gjermane, Mario Gomez, ka dyfishuar pėr vendėsit. Braziliani Diego ka ngushtuar rezultatin gjashtė minuta mė pas. Pjesa e parė ėshtė mbyllur me rezultatin 3-1, ku Ludovik Manjin ka shtuar edhe njė gol tjetėr nė listėn e Shtutgartit nė minutėn e 33-tė. Verderi ka treguar dobėsi tė mėdha nė mbrojtje dhe pjesa e dytė nuk ka qenė frytdhėnėse pėr nėnkampionėt e Gjermanisė. Nuk ka hezituar dhe Marko Shtreler pėr tė vendosur firmėn e tij nė kėtė fitore, duke vulosur fitoren nė minutėn e 86-tė. Kjo ka qenė java e dytė ku Shalkja ka pėrfituar tė shkėputet nė majėn e renditjes, pas javės sė kaluar ku mundi Verderin nė shtėpi. Edhe kėsaj jave ata kanė fituar 2-0 ndaj kryeqytetasve tė Hertės sė Berlinit dhe janė shkėputur gjashtė pikė nga Verderi i vendit tė dytė. Autorėt e golave kanė qenė Kevin Kuranji dhe Piter Lovenkrands. Herta ka mbetur nė vendin e pestė, duke mos arritur tė fitojė ndonjė pikė tė vlefshme pėr ngjitjen nė zonėn europiane. Leverkuseni dhe Frankfurti janė ndarė me nga njė pikė nė takimin e djeshėm. Hamburgu ka arritur fitoren e parė nė shtėpi nė kėtė sezon. Ata janė pėrballur ndaj njė Dortmundi me dhjetė lojtarė pas daljes me karton tė kuq tė Dedes. Verdheblutė nuk kanė qenė ndonjė rrezik i veēantė pėr tė besuarit e Hub Stivensit, tė cilėt kanė hedhur hapin e parė pėr daljen nga kriza. Mainzi nuk ka ditur tė ndalet pėrballė Kotbusit, duke fituar thellėsisht me rezultatin 4-0. Tė dyja skuadrat e filluan ndeshjen shumė tė angazhuara. Ky ka qenė njė rezultat qė nuk duhet t'i ketė pėlqyer shumė trajnerit tė Hamburgut, Stivens, i cili ka arritur fitoren e parė me skuadrėn e re. Lojtari vendimtar i kėtij takimi ka qenė egjiptiani Mohamed Zidan. Ai ka shėnuar tre gola, duke i dhuruar fitoren e radhės Mainzit. Ndeshja e sė premtes mes Hanoverit dhe Volfsburgut nė "Nidersaksen Shtadion", derbi i takimit tė asaj zone, ka pėrfunduar nė shifra tė barabarta 2-2. Pjesa e parė ėshtė mbyllur me avantazhin e miqve tė Volfsburgut. Ndeshja ka pasur karakteristikat e njė derbi tė vėrtetė, ku mund tė veēohet numri i madh i kartonėve. Nuk ka mbetur pa u ndėshkuar edhe mesfushori i kombėtares shqiptare, Altin Lala.

akaliptos
30-03-2008, 05:03 PM
Energie cottbus 2-1 Hertha
Ervin Skela shenon 2 golat per skuadren e cottbus ne minuten e 41-te dhe te 63-te

topkemba
30-03-2008, 06:19 PM
I lumte! Mu boka qefi! Edhe pse nuk kom pas naiher simpati per te, gjithmone jom gzu kur ka ec mire, sepse per fanellen komtare ka tregu dashni perhere, edhe te bohet qefi kur ngjo shqiptaret qe ecin perpara.

GOLDIAN
30-03-2008, 06:24 PM
edhe une shpreh urimet e mia per dopieten e skeles

ERVINI
30-03-2008, 06:28 PM
Bravo Skeles, me beht qefi

rai
30-03-2008, 07:47 PM
me pelqyen te dy golat sidomos i pari.....bravo` Skela

rai
04-04-2008, 08:49 PM
edhe sot E.Skela shenoj nje gol te bukur me koke (jo tipik i tij) ndaj Duisburgut, ndeshje qe u fitua nga ekipi 1-0. Krosi erdhi nga e djathta e sulmit dhe ai beri nje goditje mjaft te sakte dhe te bukur me koke...
bravo Skela 3 gola ne 2 ndeshje e sidomos me ane te ketyre golave 6 pike te fituara te nderojne.

GOLDIAN
04-04-2008, 09:08 PM
i lumte skeles

topkemba
05-04-2008, 07:52 AM
Ku mundena me i pa 3golat e Skeles ne 2ndeshje?

Bundesliga e kishte shpalle per javen e kalume ke 11lojtaret mo te mire te javes per pozicionet qe mbajne e skela kishte qene mo i miri per mesfushor ofensiv.

Po ashtu gazeta delo sport kishte bo nji sondazh per 11lojtaret mo te mire te Evropes per javen e kalume dhe Skela qe nji prej atyne per pozicionin e vet dhe ishte i 3-ti.

Me bohet qefi, mar e mir e nigjofshim. I jone ul pordhet pranej osht duke ec mire.

rai
06-04-2008, 12:26 AM
I jone ul pordhet pranej osht duke ec mire.

ashtu them dhe une lal por ketu i ke golat
ndaj duisburgut... http://101greatgoals.magnify.net/item/PV7JY5BWKL0R374G
dhe 2 golshi i kalum... http://101greatgoals.magnify.net/item/9569K8HQTZFCN78T