PDA

View Full Version : Lajme shkurt rreth futbollit nderkombetar


Franci
10-11-2006, 01:41 PM
Zidan, trajneri i Bangladeshit!

Driten Vishe


Zinedin Zidan ka lėshuar njė deklaratė befasuese gjatė vizitės sė tij nė Bangladesh, duke konfirmuar dorėheqjen e tij nga futbolli, por duke hapur njė dritare shprese pėr vendin aziatik. "Jam shumė i befasuar nga entuziazmi i njerėzve kėtu, - shpjegoi Zidani gjatė vizitės nė kryeqytetin Daka. - Nuk jam i interesuar pėr t'u rikthyer nė fushė, por do tė mė dukej interesante nėse do tė drejtoja pėrfaqėsuesen e Bangladeshit nė tė ardhmen", - shtoi ai.
Zidani ėshtė larguar nga Bangladeshi tė mėrkurėn, pasi pranoi ftesėn e fituesit tė Ēmimit Nobel pėr paqen nė 2006-n, Muhamad Junus. Zidani vizitoi disa qytete rreth Dakas dhe luajti nė njė ndeshje, e cila u ndoq nga 25 milionė qytetarė tė Bangladeshit.

Franci
10-11-2006, 01:41 PM
Skolari grumbullon Portugalinė
Trajneri i Portugalisė, Luiz Felipe Skolari, ka bėrė tė ditur listėn e 20 lojtarėve tė grumbulluar pėr ndeshjen paraeliminatore pėr Euro 2008-n ndaj Kazakistanit, e cila do tė zhvillohet nė Koimbra tė mėrkurėn e ardhshme:
Portierė: R.Pereira, K.Silva, D.Fernandes
Mbrojtės: P.Ferreira, Miguel, R.Karvaljo, Tonel, H.Andrade, Manuel da Kosta, Nelson
Mesfushorė: T.Mendes, Deko, K.Martins, H.Mutinjo, R.Meireles Sulmues: K.Ronaldo, Simao, N.Gomes, H.Postiga, R.Kuarezma

Franci
14-11-2006, 12:56 PM
K.Ronaldo: Gati pėr Portugalinė
Kristiano Ronaldo ka deklaruar se do tė ishte i gatshėm tė luante nė sfidėn e Portugalisė ndaj Kazakistanit pėr paraeliminatoret e Euro 2008-s, edhe pse Aleks Ferguson ka thėnė se do tė ishte mė mirė qė ai tė mos pėrfshihej nė kėtė ndeshje. Mesfushori i Manēester Junajtid u dėmtua nė fitoren ndaj Blekbėrnit nė fundjavė. Edhe pse Fergusoni e ka lėnė mesfushorin nė dispozicion tė Skolarit, ai tha se do tė ishte mė mirė qė ai tė mos aktivizohej edhe pėr faktin qė ndeshja ndaj Kazakistanit nuk paraqet ndonjė rrezikshmėri tė madhe. Megjithatė, ish-mesfushori i Sportingut tė Lisbonės ka kėrkuar tė luajė ndaj lindorėve. "Jam nė rreull, - tha Ronaldo. - Ishte njė goditje e vogėl. Mendoj se pėr njė ditė ose dy do tė rikthehem nė 100%".

Franci
14-11-2006, 12:56 PM
Sulmuesi i Atletikos komenton mosgrumbullimin nė kombėtare dhe flet pėr fitoren nė kampionat ndaj Vilarealit 14-11-2006

Torres: Aragonesi ka tė drejtė

Ergi Lubani


Sulmuesi i Atletikos sė Madridit duket i kėnaqur pėr reagimin qė pati skuadra e tij nė fitoren 3-1 tė arritur ndaj Vilarealit dhe pėr faktin se goditja e pėsuar prej tij nuk ėshtė asgjė e rėndė. "El Ninjo" shmang polemikat me trajnerin e Spanjės, Luis Aaragones, duke e mirėkuptuar vendimin e tij pėr ta lėnė jashtė pėrfaqėsueses nė miqėsoren me Rumaninė. Ja cila ka qenė intervista e tij...
- Si e keni gjurin?
- E vėrteta ėshtė qė menjėherė pas ndeshjes u druajtėm pėr mė tė keqen, sepse gjuri ishte shumė i enjtur. Por vizitat mjekėsore treguan se isha me fat dhe nuk ka asgjė tė rėndė. Ishte vetėm njė goditje e fortė dhe shpresoj tė jem gati pėr ndeshjen e radhės.
- Pse nuk luajtėt nė 45 minutat e dyta tė ndeshjes ndaj Vilarealit?
- Gjatė pushimit tė ndeshjes nuk mundesha as tė ecja dhe ishte e pamendueshme tė luaja. Vendosa tė dilja, nė mėnyrė qė tė shmangia njė enjtje tė mėtejshme tė gjurit. Disa minuta nuk janė asnjėherė mė tė rėndėsishme se muaj tė tėrė tė karrierės tėnde.
- Pra, e kėrkuat ju zėvendėsimin...
- Po, mė dhimte shumė dhe mendova se do tė ishte mė mirė tė luante dikush qė ndihej nė 100% tė mundėsive tė tij. Hurado qė luajti nė vendin tim, bėri njė ndeshje tė madhe.
- Duke mbetur te ndeshja...Si ndiheni pas kėsaj fitoreje tė rėndėsishme?
- Skuadra ishte e uritur pas tri ndeshjesh pa fitore dhe pa shėnuar gol. Kemi mėsuar tė mos mendojmė pėr tė kaluarėn, sepse po tė ishte ashtu, goli i shpejtė i Vilarealit do tė na demoralizonte. Do tė mendonin se po pėrsėritej historia, por skuadra nuk e lėshoi veten dhe diti tė reagojė. Luajtėm nė njė nivel tė lartė, mjaft pranė asaj qė tifozėt kėrkojnė nga ne.
- Si u ndjetė kur mėsuat lajmin se nuk do tė grumbulloheshit nga Spanja pėr miqėsoren e radhės ndaj Rumanisė?
- Respektoj vendimin e Luis Aragonesit. Eshtė njėsoj sikur mė grumbullonte. Atėherė nuk i kėrkoja llogari pėr detyrat qė mė jepte dhe nuk do ta bėj as tani.
- Aragonesi deklaroi se keni ende pėr tė mėsuar. Si mendoni?
- Ka tė drejtė. Jam vetėm 22 vjeē dhe ta konsideroja veten si tė pjekur plotėsisht, do tė ishte absurde. Nuk ka asnjė dyshim qė kam shumė pėr tė mėsuar.
- Si mendoni tė riktheheni nė kombėtare?
- Mė duhet tė luaj mirė dhe tė shėnoj, vetėm kėshtu mund tė jem nė listė. Kam kaluar momente tė bukura me kombėtaren dhe tė tjera disi mė tė vėshtira. Nuk dua t'i them asgjė Aragonesit, vetėm se i respektoj vendimet e mia. Tani mė duhet tė mendoj pėr Atletikon. Ndaj Vilarealit luajtėm si duhet dhe nėse do tė pėrsėritemi, do tė ketė lavdi si nė aspektin kolektiv, ashtu edhe nė atė personal.
- Atėherė, ēfarė synoni me Atletikon nė kėtė sezon?
- Dua qė vitin e ardhshėm tė luajmė nė Kupat e Europės, pasi drejtuesit e klubit kanė investuar te kjo skuadėr, pikėrisht pėr arritjen e kėtij objektivi. Mbetet pėr t'u luajtur edhe pjesa mė e madhe e sezonit dhe optimizmi nuk na mungon.

ERVINI
27-03-2008, 02:20 PM
Ronaldinho blihet nga i vllai, po po pikerisht kjo mund te jete zgjidhja per kampionin brazilian qe po kalon nje moment te keq te barcelona. i vellai dhe njekohesisht prokuratori i lojtarit duke perfituar nga rregullorja e fifas mund ta bleje lojtarin ne bashkepunim me klobin e porto alegres per nje shume prej 16 milione eurosh dhe me pas ta trajtoje ate per ta shitur. duket se klubi me prane blerjes se lojtarit eshte Chelsea.
Nderkohe qe sulmuesi aktual i Chelseas Didier Drogba i ka bere te ditur disa miqve te tij se ne te ardhmen do te jete futbollist i interit

topkemba
28-03-2008, 07:20 AM
Interit as Drogba as Maradona t'rinohet dhe iher si bo pune me ate stol dilentant trajneresh qe ka. LOL

Do i coj i leter Moratit personalisht te blej Xhafaj te Tirones dhe Bejzaden e Elbasonit se me keto do fitonte kupen "Mere me long se mishi maroi".

ERVINI
28-03-2008, 07:23 AM
Interit as Drogba as Maradona t'rinohet dhe iher si bo pune me ate stol dilentant trajneresh qe ka. LOL

Do i coj i leter Moratit personalisht te blej Xhafaj te Tirones dhe Bejzaden e Elbasonit se me keto do fitonte kupen "Mere me long se mishi maroi".

Nuk pranon xhafaj dhe bejzade, se dune te lujne vetem ne spanje, te reali ose barcelona

topkemba
28-03-2008, 07:24 AM
Mos do ju prishka pune. Po i cojme Dabullen, ose Paten... LOL E gjeta, Shkemb-Devoll se e kon te sigurume kupen e botes.

KsShkUmBinI
28-03-2008, 09:22 AM
EDHE UNE DO i THOJA MORATIT QE TRAJNER T MORI SUL MEMEN SE O NJIS..... LOL LOL

topkemba
28-03-2008, 10:05 AM
hahaha ai osht pic!!! LOL

GOLDIAN
28-03-2008, 09:50 PM
Zidan, trajneri i Bangladeshit!

Driten Vishe


Zinedin Zidan ka lėshuar njė deklaratė befasuese gjatė vizitės sė tij nė Bangladesh, duke konfirmuar dorėheqjen e tij nga futbolli, por duke hapur njė dritare shprese pėr vendin aziatik. "Jam shumė i befasuar nga entuziazmi i njerėzve kėtu, - shpjegoi Zidani gjatė vizitės nė kryeqytetin Daka. - Nuk jam i interesuar pėr t'u rikthyer nė fushė, por do tė mė dukej interesante nėse do tė drejtoja pėrfaqėsuesen e Bangladeshit nė tė ardhmen", - shtoi ai.
Zidani ėshtė larguar nga Bangladeshi tė mėrkurėn, pasi pranoi ftesėn e fituesit tė Ēmimit Nobel pėr paqen nė 2006-n, Muhamad Junus. Zidani vizitoi disa qytete rreth Dakas dhe luajti nė njė ndeshje, e cila u ndoq nga 25 milionė qytetarė tė Bangladeshit.

u be trajner i bankaleshit zidane?