PDA

View Full Version : NBA, magjia e basketbollit!


Franci
10-11-2006, 01:18 PM
Vazhdojnė problemet pėr Dallasin dhe Feniksin, ndėrsa Nju Xhersi ngadalėson vrapin e Utahs 10-11-2006

Utah pėson humbjen e parė

Endi Tufa


Mjeshtėria e turkut Hedo Turkoglu pėrcakton njė ndeshje intensive dhe argėtuese. Kur mexhiksat ishin nė disavantazh -1, Turkoglu nė sekondėn e fundit realizon njė kosh tepėr tė vėshtirė. "Ishte njė kosh me fat, - pohon turku, - duhej ta kishim mbyllur ndeshjen mė shpejt. Sonte na eci".
Uashingtoni mbron me agresivitet, por vetėm pėr njė pjesė. Nė tė dytėn, uizardsat i lejojnė vetėm 27% tė gjuajtjeve nga fusha peisėrsave, tė privuar nga i dėmtuari Xhermein O'Nill dhe mbyllin ēdo diskutim falė njė diference 12-0 nė periodėn e tretė. Shkatėrrues nė sulm i pėrhershmi Xhilbert Arenas.
Pol Pirs dhe Uolli Zerbiak mbajnė sėlltiks nė lojė si gjatė lojės sė rregullt, ashtu edhe nė kohėn shtesė dhe pėr tė kaluar "knock-out" Sharlotėn, mendon Delonte Uest. Qendra e Bostonit harron fillimin zhgėnjyes tė sezonit dhe nė fund tė shtesės shėnon koshin qė u jep suksesin tė zotėve tė shtėpisė. Shkėlqen Rajan Gomes me gjuajtjet pėr tri pikė.
Netsat ftohin skuadrėn mė tė nxehtė tė ligės. Utah, nė fakt, pėson nė "Continental Arena" humbjen e parė sezonale, sidoqoftė paraqet njė nivel tė kėnaqshėm. Xhazėt nuk arrijnė tė ndalin Vins Karterin nė formė, qė pavarėsisht problemit muskular bėn diferencėn duke shėnuar nė periodėn e fundit 13 nga 30 pikėt personale.
Kur dyshja Jao Ming-Trejsi Megredi shfaqet konsistente, pėr kundėrshtarėt ndeshja bėhet e vėshtirė. Kundėr Miluokit, tė dy yjet e Hjustonit luajnė shumė mirė, duke shėnuar tė gjitha pikėt e parcialit 17-7 nė periodėn e tretė, qė u lejon roketsave tė vendosin distancėn e sigurisė dhe tė hipotekojnė fitoren.
Nė Feniks aktualisht gjithēka shkon keq. Sansat luajnė mirė, Staudemairi gjen ritmin dhe kryesojnė me +9 kur duhen edhe
5'28" lojė. San Antonio rikthehet dhe nuk arrin tė mbyllė hesapet nė fund, sepse Tim Dankan nė 101-100 nė favor tė spėrsave, dėshton nė dy gjuajtjet e lira kur duhen edhe 6 sekonda. Belli gabon nė gjuajtjen e dytė tė lirė (gabimi i parė sezonal pėr tė nga gjuajtjet e lira) dhe ndeshja shkon me shtesė qė dominohet nga tė zotėt e shtėpisė.
Niksat s'e ndiejnė mungesėn e Stiv Fransis tė dėmtuar, sepse zėvendėsuesi i tij, Xhamal Kroford, jo vetėm qė shėnon 20 nga 35 pikėt personale nė periodėn e fundit, por katėr sekonda nga sirena shėnon 3-pikėshin (pasi ia rrėmbeu topin Eduardo Najerės), qė u siguron niksave fitoren nė fushėn e Denverit.
Edhe pa talentin Brendon Roi, bleizėrsat dominojnė kundėr lejkėrsave. Pas njė fillimsezoni tė shkėlqyer, shuhet 19-vjeēari Endru Binum (vetėm dy pikė, pesė topa nė tabelė dhe gjashtė faulle nė 21 minuta), ndėrkohė qė ėshtė i pandalshėm Zak Randolf.
Fitorja e parė sezonale pėr maveriksat nuk vjen as kundėr klipersave nė Los Anxhelos. Dallasi pa Xhosh Hauard tė dėmtuar, zhvillon njė pjesė tė parė tė mirė, pastaj kapitullon nė tė dytėn, duke pėsuar kėshtu humbjen e katėrt sezonale. E shkėlqyer loja e dyshes Kutino Mobli-Sem Kasell.
Zhgėnjen avangarda e Detroitit dhe sidomos Rashid Uollas (0/9 nga loja aktive). Prandaj, Sakramentos nuk i duhet tė djersijė shumė pėr tė marrė nė shtėpi njė sukses tė merituar. Niksat i vėnė siguresėn rezultatit me njė parcial 15-7 nė periodėn e katėrt.

Franci
11-11-2006, 12:42 PM
Klivelandi ka dominuar ndaj Ēikagos, ndėrsa Golden Stejt arrin tė kalojė me sukses provėn e hornetsave
Feniksi ende s'sheh dritė nė fund tė tunelit

Kliveland-Ēikago 113-94
Golden Stajt-Oklahoma 121-116
Feniks-Dallas 112-119

Klivelandi ka zhvilluar njė lojė pothuajse perfekte dhe ka dominuar ndaj Ēikagos. Ata kanė arritur tė japin 38 "asiste" duke pėrmbysur mrekullisht rezultatin (47?30). LeBron Xhejms ka zhvilluar njė lojė tė dyfishtė. Nė njė pjesė u paraqit mirė dhe nė njė tjetėr jo edhe aq, megjithatė nuk e ka ekzagjeruar me goditjet e tij, pasi ka preferuar tė shėrbejė pėr shokėt nė sulm. Tė zotėt e "shtėpisė" dukeshin se e kishin seriozisht dhe e kanė pėrfunduar njė pjesė tė periodės sė katėrt 11?2. Nė kėtė mėnyrė, ata dolėn nė krye me 20 pikė avantazh, duke i lejuar vetes luksin e zėvendėsimeve me lojtarė tė tjerė tė stolit. Mjaft i mirė ka qenė debutimi i brazilianit Anderson Varejaos. "Kemi zhvilluar njė lojė shumė tė mirė, ? komenton Xhejmsi. ? Sidomos nė repartin e sulmit kemi treguar njė pėrmirėsim tė dukshėm."
Nga tė rinjtė e uorriorsave tė Don Nelsonit vjen humbja e parė pėr hornetsat. Mbrojtja e skuadrės udhėtuese thuajse ishte inekzistente. Golden Stejt ishte padroni i fushės, duke shėnuar 13 tripikėsha dhe si pėrufndim njė total prej 121 pikėsh. Dy organizatorėt Kris Pol dhe Baron Devis i kanė dhėnė mė shumė jetė lojės sė uorriorsave.
Skuadrat mė zhgėnjyese tė Konferencės sė Perėndimit, nė kėtė fillim tė kampionatit, kanė nxjerrė dje njė lojė spektakolare dhe argėtuese, e cila ka pėrfunduar me fitoren e skuadrės udhėtuese. Pėr Dallasin kjo ka qenė fitorja e parė nė kampionat, ndėrsa pėr Feniksin kjo ėshtė njė tjetėr humbje qė ia vėshtirėson shikimin e dritės nė fund tė tunelit. Sansat nuk arrijnė tė ngadalėsojnė ritmin e Dirk Novickit dhe Xhezon Territ, dhe pėr mė shumė nuk u ndihmuan nga gjyqtarėt, tė cilėt nė fundin e ndeshjes kanė vėrshėllyer dy faulle nė sulm, tė cilat ishin disi tė dyshimta. Kanė qenė kėto episode, tė cilat e kanė nevrikosur edhe Majk D'Antonin. Skuadra e tij gabonte shumė nė sulm dhe nė mbrojtje qėndronte thuajse e palėvizshme. Megjithatė, Feniksi ka arritur tė bėjė njė lojė tė saktė.

Franci
13-11-2006, 09:30 AM
NBA

Rezultatet


Atlanta - Siatėll 112 - 113
Kliveland - Boston 94 - 93
Minesota - Orlando 98 - 109
San Antonio - Nju Jork 100 - 92
Ēikago - Indiana 89 - 80
Miluoki - Utah 111 - 113
Feniks - Memfis 96 - 87
Golden Stejt - Detroit 111 - 79

Franci
14-11-2006, 01:01 PM
Jao Ming ka fituar duelin personal ndaj Shakut, ashtu si edhe Hjustoni mposhti kampionėt nė fuqi 14-11-2006

Shak O'Nill pengohet nga "Muri Kinez"

Endi Tufa


Los Anxhelos - Oklahoma 92 - 76
Uashington - Nju Xhersi 93 - 105
Sharlotė - Denver 101 - 108
Majemi - Hjuston 72 - 94
Portland - Dallas 96 - 103
Lejkėrs - Memfis 91 - 81


Klipersat kanė arritur fitoren e pestė radhazi ndaj hornetsave. Kėta tė fundit e filluan nė mėnyrėn mė tė keqe kėtė ndeshje, megjithatė u pėrmirėsuan me kalimin e minutave. Sapo Los Anxhelosi arriti tė kryesonte ndeshjen, nuk e ktheu mė kokėn prapa pėr tė parė miqtė. Ndėrsa nė ndeshjen tjetėr, netsat kanė mundur vetėm nė sekondat e fundit Nju Xhersin falė njė 3 pikėshi tė Vins Karterit. Nė tė vėrtetė, miqtė e kanė dominuar lojėn nė fillim dhe kanė mbajtur njė ritėm konstant tė lojės, megjithatė sekondat e fundit tė lojės kanė qenė fatale.
Bobkatsat bėnė tė pamundurėn pėr t'ua lehtėsuar ndeshjen naxhetsave dhe nė fund u mundėn. Sharlota kėrkonte tė bėnte njė "turnover" dhe nė fund ka parė se ishte e pamundur ta kalonte me sukses kėtė ndeshje. I riu i tyre, Adam Morison, ka pasur shumė vėshtirėsi nė sulm, pasi ishte i vetėm. Duke pėrfituar nga kėto probleme tė kundėrshtarit, naxhetsat largohen me njė tjetėr fitore.
Jao Ming ka qenė me tė vėrtetė i pakalueshėm dhe ky fakt e ka nervozuar sė tepėrmi Shak O'Nillin, i cili shpeshherė nuk ia ka dalė mbanė tė kalonte kinezin. Nė kėtė mėnyrė, Jao ka fituar duelin personal me Shakun. Roketsat nė pėrgjithėsi kanė zhvilluar njė basketboll shumė tė bukur, duke mundur kampionėt nė fuqi.
Dallasi po kalon njė periudhė shumė tė mirė dhe kėtė e tregon edhe fitorja e djeshme kundėr Portlandit. Fitorja e fundit e Dallasit ndaj blazersave ishte regjistruar nė dhjetor tė vitit 2003. Dirk Novicki ka mbajtur mjaft mirė lojėn dhe maveriksat e mbyllėn kėtė ndeshje me njė pėrqindrje shumė tė lartė tė kontrollit tė fushės.
Dyshja Kobi Brajant Lamar Odom i kanė dhuruar trajnerit Fill Xhekson njė fitore nė ndeshjen e tij tė 500 tė nė stolin e lejkėrsave. Skuadra e Los Anxhelosit ka mbajtur mjaft mirė mbrojtjen, duke u dhėnė mundėsi kundėrshtarėve tė shėnonin vetėm 30 pikė nė periodėn e parė. Mjaft mirė ėshtė paraqitur nė kėtė ndeshje Lamar Odom, i cili po kalon njė moment tė shkėlqyeshėm tė karrierės sė tij.

Franci
16-11-2006, 11:29 AM
Shumė kohė pėrpara se tė shėnonte koshin e parė nė NBA, ai kishte njė kontratė prej 90 milionė dollarėsh &nbsp16-11-2006
LeBron Xhejms, NBA ja e bėri "biznesmen"
Endi Tufa


Miluoki - Atlanta 103 - 101
Denver - Majemi 112 - 105
Oklahoma - Sharlotė 94 - 85
Minesota - Portland 101 - 89
Dallas - Ēikago 111 - 99
San Antonio - Hjuston 92 - 84
Jutah - Klipers 112 - 90
Golden Stejt - Toronto 110 - 99

Pėr LeBron Xhejmsin kanė investuar si tė ishte ndonjė vend nė Uoll Strit, pėrpara se tė shėnonte koshin e parė nė NBA. Jo vetėm kavaliersat, tė cilėt mendojnė se ky lojtar do t'i sjellė titullin kampion, por edhe firma sportive "Nike", e cila pėrpara katėr vitesh i nėnshkroi njė kontratė prej 90 milionė dollarėsh.
Televizione tė ndryshme kanė disa ditė qė nxjerrin njė reklamė, ku LeBeroni interpreton katėr personazhe, njė vazhdimėsi tė njė sporti tė sezonit tė kaluar. Tė hėnėn nė mbrėmje u ndriēua njė reklamė e tij e gjatė 30 metra, nė krah tė Medison Skuer Garden, ku Xhejmsi kishte shėnuar para pak kohėsh 29 pikė nė fitoren qė skuadra e tij arriti ndaj niksave.
LeBron, ėshtė e vėrtetė qė ju keni dhėnė njė kontribut tė rėndėsishėm nė kėtė reklamė?
Po, sepse katėr LeBronėt qė unė interpretoj, janė brenda meje, ėshtė fėmija, i moshuari, njeriu i biznesit dhe natyrisht sportisti. Kėto janė katėr personazhet qė unė i nxjerr nė pah ēdo ditė dhe i pėrmend.
U argėtuat gjatė xhirimeve, ishte e vėshtirė t'i luanit ato katėr role?
Ishte diēka e mrekullueshme edhe tani qė i shoh nė televizor, argėtohem mė shumė. Mendoj se nuk mund tė bėja diēka mė tė mirė se aq. Nuk e kisha aspak tė vėshtirė, pasi, siē ju thashė edhe mė sipėr, unė interpretova veten time. Ata thonė "Aksion" dhe unė pėrpiqem tė jem sa mė natyral.
Ka ndonjė limit pėr ju pėr sponsorizimet, tė cilin ju nuk doni ta kaloni?
Shoqėritė qė unė pėrfaqėsoj, duhet tė jenė nė tė njėjtėn linjė me mua, me atė qė jam dhe atė qė dua tė jem. Nuk do tė pranoj asnjėherė tė jem imazh i ndonjė produkti qė nuk e ndiej timin, pra nuk pranoj njė gjė tė tillė vetėm pėr disa para mė shumė. Pėr fat tė mirė nuk kam nevojė.
LeBron, kampionati ka pak qė ka filluar, por skuadra juaj ėshtė nė krye tė Konferencės sė Lindjes, cili do tė jetė roli juaj pėr tė mbajtur kėtė pozicion deri nė fund?
Kryesimin e Konferencės? Ne kėrkojmė tė jemi skuadra mė e mirė e gjithė NBA sė, jo vetėm e Lindjes. Kėtė herė besojmė me tė vėrtetė shumė dhe ēdo herė qė zbresim nė fushė, kemi mentalitetin e skuadrės qė kėrkon tė fitojė gjithēka. Vitin e kaluar u pėrpoqėm tė ndiqnim skuadrat e tjera, por tani jemi ne ata qė duhet tė na ndjekin. Ky ėshtė sezoni ynė, nuk duhet ta fshehim.
Domethėnė e keni seriozisht kur thoni se bobkavsat janė pretendentėt kryesorė pėr tė fituar kampionatin?
Sigurisht, nuk them asgjė kot. E pėrsėris edhe njė herė, nė kėtė sezon kemi shumė shanse pėr tė fituar titullin.
Ēfarė leksionesh keni marrė nga kampionati botėror?
Qė tė gjitha pėrfaqėsueset qė marrin pjesė, luajnė njė basketboll kolektiv. Megjithatė, edhe individualistėt kanė njė rol tė tyre qė ėshtė relativ. Duhet ta fiksojmė mirė nė kokė kėtė gjė. Kur tė fillojmė edhe ne tė bėjmė njė lojė skuadre, atėherė do tė fitojmė rregullisht.
Ēfarė ishte ai episod pėrpara disa javėsh kur e latė fushėn e lojės pėrpara se tė binte sirena, gjatė njė humbjeje tė bobkavsave? E kujtoni ndonjėherė se jeni nėn vėzhgimin e njė mikroskopi gjigant?
Pėr mendimin tim nuk ndodhi asgjė. Dikush ka thėnė diēka qė nuk ėshtė e vėrtetė, mė pas gjėrat vazhduan tė diskutohen nė njė mėnyrė tė gabuar. Gjithsesi, dua qė gjėra tė tilla tė mos ndodhin mė.
Shpesh ju krahasojnė me Majkėll Xhordanin. Po tė shohėsh statistikat e tri sezoneve tė para, emri juaj ndodhet shumė pranė edhe me Mexhik Xhonsonin apo Leri Bėrd. I shihni ju statistikat dhe sa ndikojnė ato nga kėndvėshtrimi i stimulimit nė momentin qė futeni nė fushė?
Sigurisht qė krahasime tė tilla tė bėjnė tė ndihesh mirė ndonjėherė, por tė vetmit qė ndikojnė nė stimulimin tim, janė shokėt e skuadrės. Nuk dua tė zhgėnjej skuadrėn time dhe pasionin tim pėr kėtė sport.
Kur ishit nė Japoni, njė pjesė e madhe menduan se "LeBron Xhejmsi dhe skuadra" ishin njė makinė e krijuar pėr tė shitur kėpucė.
Unė mendoj se djemtė japonezė argėtoheshin mė shumė kur mė shihnin tė luaja.
Ju keni thėnė dikur se dėshironi tė bėheni njeriu mė i pasur nė botė, e kishit seriozisht?
Jo, jo, disa njerėz kanė fatin tė lindin tė pasur dhe unė mendoj se nuk ka arsye qė tė pėrpiqesh t'i arrish. Unė dua thjesht tė pėrhap sa mė shumė biznesin tim dhe objektivat e mi. Shpresoj t'ia dal mbanė.

Franci
21-11-2006, 12:51 PM
Lejkėrsat mposhtin bullsat dhe Tim Dankan tėrheq spėrsat drejt fitores 21-11-2006

Bullsat, humbja e katėrt radhazi

Endi Tufa


L.A.Lejkėrs - Ēikago 82 - 72
Sakramento - San Antonio 99 - 108

Bulls janė shpėrfytyruar. Nuk janė mė ata qė dhanė spektakėl nė Majemi nė ndeshjen e parė tė sezonit 2006 07. Ēikago edhe nė "Staples Center" shfaq shumė vėshtirėsi pėr tė gjetur koshin dhe njė mbrojtje e ngjeshur nuk mjafton pėr tė prodhuar fitore. Me njė Kobi Brajant tė zbehur, bullsat hipotekojnė humbjen e katėrt radhazi. Skuadra e Los Anxhelosit, edhe pa njė Kobi nė organikė, arrin tė rrėmbejė fitoren falė paraqitjes dinjitoze tė Lamar Odom dhe punės sė palodhshme nėn kosh tė Endru Binumit qė po pėrmirėsohet nė ēdo ndeshje. Bullsat arrijnė tė shėnojnė vetėm njė kosh para periodės sė fundit dhe pėsojnė nė mesin e kėsaj periode njė parcial 12 1, dhe pastaj dorėzohen. Nė Los Anxhelos, i fundit qė dorėzohet ėshtė argjentinasi Andres Nocioni qė zhvillon ndeshjen mė tė mirė tė karrierės nė NBA. "Andres e mori skuadrėn mbi supe, - komenton trajneri i bullsave, Skot Skails, sa keq qė askush nuk arriti t'i jepte njė dorė nė sulm". Nga ana tjetėr, gjashtė pikė dhe tre topa nė tabelė nė 24 minuta pėr Tabo Sefoloshėn.
Nė transfertė, nė kėtė sezon, spėrsat janė tė pakalueshėm. Skuadra teksane i beson njė Tim Dankani fantastik dhe regjistron fitoren e pestė nė pesė ndeshje larg San Antonios. Sakramento arrin tė mbajė ritmin e spėrsave vetėm nė pjesėn e parė, pastaj nė periodėn e tretė ēoroditet dhe San Antonio krijon diferencėn e sigurisė. Poshtė koshit dominon Dankan qė vendos hegjemoninė nė zonėn e vogėl, por edhe Fabricio Oberto, ndėrkohė qė pėr gjuajtjet nga distanca mendojnė Manu Xhinobili dhe Toni Parker.

Romeo
28-11-2006, 07:49 AM
Konferenca e Lindjes


Divizioni Atlantik

F H %

Nju Xhersi Nets 5 8 0,385

Filadelfia 76 ers 5 8 0,385

Nju Jork Niks 5 10 0,333

Boston Selltiks 4 9 0,308

Toronto Reptors 4 9 0,308

Divizioni Qendror

Detroit Pistons 9 5 0,643

Klivlend Kavaliers 9 5 0,643

Indiana Pejsers 7 7 0,500

Miluoki Baks 5 8 0,385

Cikago Bulls 4 9 0,308

Divizioni Juglindor

Orlando Mexhik 10 4 0,714

Atlanta Hoks 5 6 0,455

Majemi Hit 5 8 0,385

Uashington Uizards 4 9 0,308

Sharlot Bobkets 3 10 0,231

Konferenca e Perendimit

Divizioni Jugperendimor

San Antonio Spers 11 3 0,786

Dallas Maveriks 9 4 0,692

Hjuston Rokets 9 4 0,692

Nju Orlins Hornets 8 6 0,571

Memfis Grizlis 3 10 0,231

Divizioni Veriperendimor

Jutah Xhez 12 2 0,857

Denver Nagets 8 4 0,667

Minesota Timberullfs 6 6 0,500

Portland Treil Blejzers 6 9 0,400

Siatell SuperSoniks 6 9 0,400

Divizioni Paqesor

Los Anxhelos Lejkers 9 4 0,692

Sakramento Kings 7 5 0,583

Golden Steit Uorriors 8 6 0,571

Feniks Sans 7 6 0,538

Los Anxhelos Klipers 6 6 0,500

Romeo
28-11-2006, 07:49 AM
San Antonio shkaterron Siatellin!


Siatell San Antonio 78 98

Siatell: Alen 21, Kolison 15. Topa ne tabele: Petro 9. Asist: Uilkoks 5.

San Antonio: Parker 20, Dankan 18, Oberto 16. Topa ne tabele: Dankan 16. Asist: Dankan 6.

Vazhdon pathyeshmeria sezonale ne trasferte per Spersat ne kete kampionat. Po, sepse San Antonio fiton pa shume probleme ne Siatell ndaj Soniksave. Tim Dankan dhe Fabricio Oberto dominojne nen kosh, ndersa Toni Parker prodhon shume kosha nga perimetri, duke shenuar 12 nga 20 piket e tij vetem ne perioden e katert te takimit.

Denveri ndal vrullin e Klipersave

Denver LA Klipers 103 88

Denver: Antoni 33, J.R Smith 23, Xho Smith 15. Topa ne tabele: Evans 14. Asist: Miler 10.

LA Klipers: Maget 22, Brand 16. Topa ne tabele: Maget 12. Asist: Livingston 6.

Suksesi i peste radhazi per Nagetsat ne forme te shkelqyer, qe nuk kane shume probleme me Klipersat. Denver gjuan me nje mesatare shume te mire prej 52% nga fusha e lojes dhe shkeputet ne perioden e katert fale aksioneve fantastike te te zakonshmit Karmelo Antoni por njekohesisht edhe fale koshave nga perimetri te J.R Smith.

Kobi udheheq Lejkersat me Netsat!

LA Lejkers Nju Xhersi 99 93

LA Lejkers: Odom 21, Brajant 19. Topa ne tabele: Braun 9. Asist: Brajant 10.

Nju Xhersi: Karter 21, Kerstic 20. Topa ne tabele: Karter 11. Asist: Kid 16.

Netsat nuk arrijne te gjejne dot rrugen e drejte ne kete faze te sezonit, duke pesuar ndaj Lejkersave ne “Staples Center” humbjen e tyre te peste radhazi. Skuadra e Los Anxhelosit, e udhehequr nga nje Kobi Brajant mjaft altruist, e mbyll llogarine e takimit duke realizuar ne minutat e fundit nje rezultat te pjesshem 7 1.

Romeo
28-11-2006, 07:50 AM
Feniksi, spektakel me Portlandin!

Portland Feniks 101 119

Portland: Autlou 22, Randolf 18. Topa ne tabele: Randolf 9. Asist: Rodrigez 10.

Feniks: Bell 30, Nesh 23, Staudemajer 20, Merion, Diau 17. Topa ne tabele: Staudemajer 11, Tomas 10. Asist: Nesh 10.

Me e keqje duket se ka kaluar tashme per Sansat. Feniksi pas nisjes shkaterruese te sezonit (1 5) duket se ka ndryshuar marsh, duke arritur ne Portland fitoren e gjashte ne shtate ndeshjet e fundit. Skuadra e Majk D’Antonit dominon duke shenuar me shume se dhjete pike me te peste titullaret, por shkelqimin kryesor e kane Razha Bell, qe firmos shtate trepikesha, Stiv Nesh dhe Amare Staudemajer.

Romeo
29-11-2006, 09:44 PM
Uorriorsat "i thyjne hundet" Spersave


29 Nentor 45 piket e Ajversonit nuk jane te mjaftueshme per Filadelfian per t'iu imponuar Majemit. Rrezikon Dallas, por ne fund merr fitoren

Golden Stejt San Antonio 111 102

Pa te demtuarin Manu Xhinobili, jashte per shkak te nje problemi ne shpine, Spersat befasohen ne shtepine e Uorriorsave. San Antonio pesoi ne transferten e Golden Stejtit humbjen e pare ne kete sezon jashte shtepise, ndersa kishin fituar shtate takimet e para, radhazi, ne udhetim. Te zotet e shtepise "thyejne" ekulibrin ne mesin e pjeses se katert, nepermjet nje serie te pjeshme 12-0.

Golden Stejt: Ricardson 26, Danlevi 20, Elis 19, Biedrins 18. Topa ne tabele: Biedrins 15. Asist: Barnes 6.

San Antonio: Parker 28, Dankan 22, Finli 18. Topa ne tabele: Dankan 16. Asist: Parker 7.

Majemi Filadelfia 103 91

Kampionet ne fuqi tentojne me te gjitha menyrat, por nuk arrijne te frenojne Alen Ajversonin. Ylli i Filadelfias, i mrekullueshem, shenon 45 pike, por shoket e skuadres nuk arrijne ta mbeshtesin, duke i dhene mundesine Majemit qe te marre pak fryme, duke bere per vete fitoren.

Majemi: Uejd 33, Haslem 18. Topa ne tabele: Haslem 10. Asist: Uejd 13.

Filadelfia: Ajverson 45, Iguodala 15. Topa ne tabele: Iguodala 9. Asist: Ajverson 4.

Dallas Minesota 93 87

Dallasi zhvillon tre pjese te para te shkelqyera, por ne te katerten relaksohet dhe rrezikon te shkaterroje gjithcka. Maveriksat, ne avantazh 15 pike kur mbeteshin edhe shtate minuta lejoje lejojne Minesoten qe te krijoje nje seri 12-0, duke rrezikuar humbjen, por koshat e Xhosh Hauard dhe Erik Dampier arrijne te rivendosin gjerat ne vend per Dallasin, qe ne kete menyre "arketoi" fitoren e tij te dhjete radhazi, pas nje fillimi te sezonit me te vertete katastrofik.

Dallas: Novitski, Hauard 15. Topa ne tabele: Dampier 11. Asist: Harris 4.

Minesota: Garnet 19, Blunt 18, Foje 17. Topa ne tabele: Garnet 12. Asist: Hasell, Garnet 3.



Jutah-Orlando 75 88

Skuadra midis dy skuadrave kryesuesve te dy Konferencave perkatesi fitohet nga Mexhiksat befasues. Orlando tregon nje pjekuri te madhe, dominon tabelen dhe arrin te beje per vete fitoren, fale nje serie te pjesshme 11-2 ne pjesen e katert. E shkelqyer edhe ndeshja e Duajt Hauard.

Jutah: Buzer 21. Topa ne tabele: Buzer, Okur 9. Asist: Uilliams 6.

Orlando: Hauard 21, Hill 16, Nelson 15. Topa ne tabele: Hauard 16. Asist: Nelson 3.

Franci
05-12-2006, 05:25 PM
Orlando mundet nga Klipers, Detroit gjunjėzohet nė Sharlot dhe Minesota fiton ndaj Filadelfias 05-12-2006

NBA - Detroit stėrkėmbėsh nė Sharlot

Sporti Shqiptar


Filadelfia-Minesota 84-95
Sharlot-Detroit 97-89
Portland-Atlanta 96-107
LA Klipers-Orlando 116-91

- Minesota, qė vinte nė kėtė takim pas tri humbjesh rresht, i kthehet suksesit duke mundur Filadelfian nė shtėpi. Kevin Garnet si pėrherė imponon respekt poshtė koshit, por kėtė herė lideri i Minesotės bėhet Riki Devis. Ish-lojtari i Selltiks, vė firmėn personale nė fitoren e Timberulvs duke realizuar nė periodėn e fundit 14 nga 22 pikėt personale.
- Pėrfundon nė kuotėn 8 seria e fitoreve radhazi pėr Pistons. Detroit, nė fakt, humbet edhe pse tė zotėt e shtėpisė nuk zhvillojnė njė ndeshje pozitive. Sharlot, e udhėhequr nga Emeka Okafor, duhet tė falėnderojė pikėrisht stolin qė prodhon 46 pikė, kundrejt 14 pikėve tė shėnuara nga rezervat e Detroitit.
- Qė nga 15 dhjetori 1997, Atlanta nuk fitonte kundėr Portlandit nė "Rose Garden". Houks ēojnė nė shtėpi suksesin falė numrave tė njė Xho Xhonson nė ditė tė shkėlqyer si dhe nga dora e saktė e rezervės Tairon Lu.
- Klipersat ndalojnė vrapin e Orlandos duke zhvilluar njė nga lojėrat mė tė mirė tė sezonit. Skuadra nga Los Anxhelosi realizon plot 60% tė gjuajtjeve nga aksioni dhe gjen njė Elton Brand nė formė fantastike. Kjo humbje ndėrpret serinė pozitive tė Orlandos e cila vinte pas 7 fitoresh rresht

Franci
15-12-2006, 03:01 PM
Feniksi fiton nė Majemi ndeshjen e 12-tė radhazi, Uashingtoni dominon ndaj Denverit dhe San Antonio mund Minesotėn 15-12-2006

Fildelfia, nė rėnie pa Ajversonin

Sporti Shqiptar



Kliveland - Sharlotė 104 - 101
Indiana - Detroit 101 - 90
Majemi - Feniks 89 - 99
Filadelfia - Boston 81 - 101
Uashington - Denver 120 - 91
Nju Xhersi - Miluoki 108 - 95
Nju Jork - Atlanta 94 - 82
San Antonio - Minesota 95 - 82
Memfis - Portland 79 - 85
Ēikago - Siatėll 99 - 84
Dallas - LA. Leikėrs 110 - 101
LA Klipers - Utah 86 - 105

Braziliani Varehao vė nė vėshtirėsi tė mėdha mbrojtjen e Sharlotės me dinamizmin poshtė koshit dhe Klivelandi, i udhėhequr nga LeBron Xheims, pavarėsisht ndonjė lėkundjeje arrin tė ēojė nė shtėpi suksesin. Indianės i kthehen titullarėt e munguar nė sfidėn kundėr Ēikagos tė martėn (Xhermein O'Nill, Al Harrington dhe Stiven Xhekson) dhe mposhtin pistonsat me njė lojė mjaft tė mirė. Nga ana tjetėr, e shėmtuar loja e Detroitit qė realizon vetėm 39% tė gjuajtjeve nga aksioni. Edhe pa Duein Uejd, Feniksi dominon pėr tri perioda, duke arritur nė +25 nė fillim tė fraksionit tė fundit. Por pastaj e ulin tempin dhe u lejojnė rezervave tė Majemit tė rikthehen nė lojė, duke realizuar njė parcial fantastik 17 0. Sidoqoftė, tripikėshi i Stiv Neshit nė 2'20" para fundit vendos gjėrat nė vend dhe Feniksi merr fitoren e 12-tė radhazi. Me Alen Ajversonin nė ikje, Filadelfia shkon gjithnjė e mė poshtė. Nė fakt, kundėr Bostonit (skuadra e pėrfolur si destinacioni i Ajversonit), Filadelfia lufton vetėm nė pjesėn e parė dhe pastaj dorėzohet, duke hipotekuar humbjen e nėntė radhazi. Karmelo Antoni ėshtė njė nga lojtarėt mė nė formė nė NBA-sė, por as numrat e fenomenit tė Denverit nuk e shpėtojnė ekipin nė Uashington. Gilbert Arenas luan shkėlqyeshėm dhe uizardsat bėjnė ē'tė duan nė sulm, duke arritur njė fitore pa shumė probleme. Tripikėshat e Xhezon Kidit dhe saktėsia nė zonė e Vins Karterit u lejojnė netsave qė tė mposhtin Miluokin. Mbrėmje pėr t'u harruar pėr Majkėll Red: vetėm 9 pikė me 3/13 nga aksioni. Nė debutimin si titullar me fanellėn e niksave, Xhared Xhefris prodhon nė sulm dhe imponon respekt nė mbrojtje. Edi Kėri vazhdon tė jetė dominues dhe Nju Jorku krijon distancėn qė nė periodėn e 3-tė dhe fiton ndeshjen. Me njė pjesė tė dytė fantastike, San Antonio lan hesapet me Minesotėn. Mbrojtja e San Antonios ėshtė e ēoroditur nė pjesėn e parė, por nė tė dytėn, e tėrhequr nga Tim Dankan, ndėrron marsh dhe pėson vetėm 26 pikė nga sulmi i Minesotės. Portlandi arrin nė Memfis fitoren e gjashtė radhazi nė transfertė nė kėtė kampionat. Sėrish diferencėn e bėn Zak Rendolf me 28 pikė. Mė nė fund tifozėt e Ēikagos mund tė admirojnė tė vėrtetin Ben Uollas. Ish qendra e Detroitit zhvillon ndeshjen mė tė mirė me bullsat dhe tėrheq vendėsit drejt suksesit kundėr soniksave. Pa Lamar Odom tė dėmtuar, leikėrsat dorėzohen nė Dallas. Maveriksat sigurojnė rezultatin falė parcialit 12 2 nė periodėn e fundit. Majk Danlivi nuk arrin tė festojė me fitore kontratėn e re me klipersat (4 vite pėr 22 milionė dollarė). Skuadra e Los Anxhelosit, nė fakt, duhet tė dorėzohet para Utahs me Deron Uilliamsin mė tė mirė tė sezonit.

topkemba
08-04-2007, 06:53 AM
7 Prill 2007

Lakers: Fitore fal Kobit.
http://www.sportal.it/sportal/immagini/imagelib/858736.jpg

Kobe Bryant i jep fitoren Lakers kundra Seattle me nje rezultat 112 - 109. Mjeshtri i skuadres se Los Anxhelos ka shenuar 46 pike, plus 6 asiste dhe 5 topa te fituar ne mbrojtje. Thjesht nje paraqitje e shkelqyer. Kjo verteton dhe nje here, pse Kobe Bryant ka thyher rekordin e basketbollistit me te ri qe ka arritur te shenoje 19mije pike. Deri me pare e ka patur Michael Jordan i cili e ka arritur 19mij pikeshin ne moshen 29vjecare e 62 dite, ndersa Kobe ne moshen 28vjecare e 223dite.

Kortezi e www.albsport.com

topkemba
08-04-2007, 06:57 AM
7 Prill 2007
Ja dhe rezultatet e tjera:

Philadelphia-Toronto: 85-94
Charlotte-Indiana: 102-112
Atlanta-Milwaukee: 115-102
Boston-Miami: 85-88
New York-Minnesota: 94-99
NO/Oklahoma City-Phoenix: 95-103
Washington-Cleveland: 94-99
Memphis-Golden State: 104-116
Chicago-New Jersey: 105-74
Houston-Portland: 78-85
Sacramento-Utah: 107-103
Denver-Dallas: 75-71
Seattle-LA Lakers: 109-112.